Juana de Ibarbouru
Kalendari poetik: Juana de Ibarbouru (1895-1979)
Poete e shquar uruguajane, 8 marsi është data e lindjes së saj. U lind me emrin Juanita Fernández Morales, de Ibarbouru është mbiemri pas martese. Shkroi vargje të mrekullueshme edhe duke ndjekur rreptësisht rregullat e metrikës, po ashtu edhe me varg të lirë. Ishte zgjedhur presidente e Shoqatës së Shkrimtarëve të Uruguajit etj. Fitoi edhe mjaft çmime të rëndësishëm letrarë, në vitin 1958 pati qënë edhe kandidate për çmimin Nobel. Ja përzgjedhja ime në datën e lindjes së saj:
SHKRIRJE
Shpirti im rreth tëndit është bërë
si një nyje e lidhur fort
dhe çdo shtërngim mbinjerëzor
bëhet rrënjë, më thellë ngulet
është si një përqafim pafundësisht i gjatë
që as vdekja s’e shkëput dot. A nuk e ndjen
se si prej hijes tënde ushqehem?
Rrënjët e mia me të tuat janë ngërthyer
dhe kur të duash ta zgjidhësh nyjen
ke për të ndjerë sa do të të dhëmbë mishi
prej plagës sime gjaku yt ka për të rrjedhur!
Atë plagë me duart e tua ke për ta mjekuar
dhe më fort do ta shtërngosh atë nyje!
© shqipëroi Maksim Rakipaj