Dy zogj të lumtur, kërkojnë, dashuri…dashuri…  / Poezi nga Raimonda MOISIU

 
 
Poezi nga Raimonda MOISIU
 
 
Dy zogj të lumtur, kërkojnë, dashuri…dashuri… 
 
Një vështrim i heshtur, i egër,
më shton ankthin e pritjes,që
si një mur i ngurtë, qëndron para meje.
Nëpër cipën e plasur të hënës,
mundohem të zhytem në ujrat
shumëngjyrëshe të dritave të rrugës,
derisa piklat e vesës të lagin trupin tim.
-.-
Që përtej,
ndjej guitjet e pëllumbave të egër,
që vijnë nga thellësia e pyllit;
Dëgjoj sinfoninë e zogjve të lumtur, që
bisedojnë me thellësirat e shpirtit dhe me
dëshirën time kokëkrisur; të
rri strukur pas teje, si një zog i zënë. …
-.-
Një zog me pendë të arta,
i buzëqesh fytyrës time dhe
me sqepin që nuk i rreshtin këngët,
po më sjell puthje.
Po zbret, që nga dega mbi mua,
më puth te flokët, në qukën e gushës,
dhe…në buzet e mia të dëshpëruara …
-.-
Ky zog pendëartë, dhuratë
nga “qyteti” im i lirisë,
që gjithmonë më shtyn për mëkate.
Ka erdhur pranvera …
Ky grafullim lulesh, përball dritares sime,
kjo erë që e sjell aroma e petalkave që
nga Mesdheu, po më cmënd për dashuri.
-.-
Unë zbërthej komcën e parë,
të këmishës sime; Bëj dashuri me erën!
Moj erë, që po hyn e butë,
e ngrohtë, e ëmbël, intime ,
që po hyn ngado në qënien time,
sic hyjnë pa ndrojtje tingujt e serenatave,
që vijnë nga atdheu……
-.-
Të dua! Unë e cmendura,
që mezi pres cdo mbrëmje,
në një cast të vetëm; Të vetëm….!
Të qetë,të heshtur,ëndërrimtar,
të marr ngrohtësinë, brishtësinë,
e trupit tënd.Të më zgjosh agimin,
të më thuash dicka; Të ndjehem grua!
-.-
Se unë jam një grua! E di që jam grua, apo jo?
Mërmërimë në shtrat… Buzëplasur po të pres,
Dhe përvëluar të mërmërisësh, qoftë një herë të vetme;
Shaganeja ime!
Më recito tërë natën nën hënë;
Eseninin !
Mërmërij dhe puthmë me Eseninin!
-.-
Por një varg….! Vetëm njërin ….!
Mos e nxirr nga goja;
“ Xheloze nuk është më për mua Shaga”
Unë të dashuroj, Zog pendëartë!
Këndo serish , ndryshe, do të pushojnë të rrahurat
e zemrës sime, që rrahin të lira,
si pendët tënde nëpër ajër!
-.-
Të dashuroj! Pres të fluturoj,
për në udhën tonë. Pres castet pafund,
për në pyllin tërë blerim, të ngrohur,
me përvëlimin e trupave tanë…
Dy zogj të lumtur, kërkojnë, dashuri…dashuri…
Nata po ikën…… hëna lart derdh rreze,
si të qarat e Shaganesë!
 
Raimonda MOISIU
Florida USA

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s