Elegji nga Elinda MARKU
Çdo 8 Mars
(Dedikuar Nanës sime në çdo 8 Mars!)
Të gjithë kërkonin lule për Nanën
Unë kërkoja Nanën për lulet!
Sapo u rrita me ditë me t’thanë:
“Gëzuar 8 Marsin,
Ty të fshehën ke vorret!
Qysh atëherë gjysmën e shtëpisë,
E kisha atje, te vorret,
Gjysmën tjetër tek andrrat!
Fëmijët nuk i ngroh shtëpia,
Jetimët nuk i ngroh as dielli!
Të gjitha shoqet e mija,
I fshihnin lulet për nanat e tyre,
T’mos i shihja,
Unë që s’kisha nanë!
Teksa cdo 8 Mars ikja tinzash,
E vija tek vorri yt,
T’me shihje!
E dija se malli yt për mu,
Ishte ma i madh,
Se shkretimi im për ty!
…
Cdo 8 Mars,
Ndihem ai fëmija i hutuar,
Të cilit ia fshehën nanën ke vorret!
Dhe rri e lëmoj foton tande me sy!
Deri sa sytë, me bahen ujë!!
…
Atdheu im asht vorri yt,
S’kam qarë pa e pshtu!
Elinda MARKU
8 Mars, 2021