Kalendari poetik: Carlo Bramanti 9 mars 1974 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Carlo Bramanti
 
Kalendari poetik: Carlo Bramanti 9 mars 1974
 
Poet bashkëkohës italian. U lind më 9 mars 1974, në Augusta (provinca e Sirakuzës). Një nga pasionet e tij është edhe poezia japoneze 17 rrokshe haiku; në këtë lloj poezie ka fituar edhe disa çmime.
Përzgjodha këtë shqipërim në gegnishte perj tij:
 
 
JE UDHTIMI PREJ KAH KURR’ S’JAM KTHYE
 
Në kjoft se don me i zhbi
orët e kalueme
s’bashkut,
s’ke çka shton mâ.
Boll me heshtë
dhe zhbihen
rrfimet,
deti
dhe tana tjerat.
Në dritore
të trenit qi s’i kam hypë
andrrat
vazhdojn’ me rrjedhë
si pemë të zdeshuna.
A ndoshta jo,
kurrgja nuk rrjedh
dhe vetë
tjetër s’jam veç
shej i përjetshëm andrret
në nji valixhë ndrymun
qi kurrkush hapë s’e ka.
Heshtja mue më mjafton,
nji dritore,
çka ndij prej teje
ndër kujtime t’mija.
Je udhtimi
prej kah
kurrë
nuk jam kthye.
 
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s