Kalendari poetik: Umberto Saba (1883-1957) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Umberto Saba
 
Kalendari poetik: Umberto Saba (1883-1957)
 
Umberto Saba, emri i vërtetë i të cilit është Umberto Poli, u lind më 9 mars 1883 në Trieste. Në kohën fashizmit dhe ligjeve raciale (nëna e tij qe çifute), pati përkrahjen e pandërprerë të poetit Eugenio Montale, që e ndihmoi duke rrezikuar jetën. Ishte poet, shkrimtar dhe aforist i njohur italian. Në vitin 1911 botoi vëllimin e parë me poezi. Të mrekullueshme qenë edhe epigramat që shkroi, ja një prej tyre:
“Sa isha gjallë, një populli të vdekurish i fola,
I vdekur dafina s’dua, veç harrim kërkoj.”
Ja shqipërimi që përzgjodha për sot:
 
 
POEZI
 
Është sikur dikujt, nga era fshikulluar,
nga bora verbuar – ndërsa jashtë
i ftohti polar qytetin mësyn –
befas t’i hapej, në mur, një derë.
 
Hyn. Mirësinë gjen ende gjallë,
ëmbëlsinë e një këndi të ngrohtë. Një emër
pushon i harruar, një puthje mbi të,
fytyra të qeshura që nuk shihte më
ndër ëndrrat ogurzeza.
 
Kthehet,
në rrugë del, ndryshe është edhe rruga tani.
Mot i bukur është rikthyer, duar të zellshme
akullin thyejnë, kaltërsia
në qiell e në zemrën e tij zë vend. Dhe mendon
se çdo teprim i së keqes është veç një ogur i bardhë.
 
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s