Poezi nga Altin Meçja

 
Poezi nga Altin Meçja
 
 
***
 
Një natë,
do të vij tek ty,
shpirti i lirisë më çon peshë,
nostalgjitë e femijërisë më lotojnë.
Do vij,
ashtu me shpirt mbështjellë,
nuk kam më tabu,
as ftohtë si atëherë.
E di ?
ndjej që kam filluar të çmendem,
sa mirë,
i kam krijuar vetes ngjyra.
 
 
***
 
Aromën tënde e ndjeva në çdo gjethe,
drunj apo pemë të pyllit,
mallin më ktheu çdo harlisje dege
imazh i qeshur gjethe pas gjethe.
Binte shi,
në kokën e lagur ndjeva shijen time,
ashtu i lodhur,
në shpirtrat e mi të lirë.
Nisa fërshëllimën e përhershme,
aty në çdo melodi trazimi të kisha ty,
i lagur, i bërë njësh me shiun,
ikëm me plot plagë e tabu mbi shpinë.

One thought on “Poezi nga Altin Meçja

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s