Gabriele D’Annunzio
Kalendari poetik: Gabriele D’Annunzio (1863-1938)
Shkrimtari, poeti, dramaturgu, ushtaraku, politikani, gazetari i shquar italian, Gabriele D’Annunzio , u lind më 12 mars, 158 vite më parë. Ishte dhe figurë qendrore e rrymës së dekadentizmit, i mbiquajtur ‘Vate’, poet i shenjtë, profet. Vepra e tij la gjurmë të thella në letërsinë italiane. Aviator, bombardoi Vienën me…trakte që përmbanin poezitë e tij nacionaliste. Ja përzgjedhja ime për datën e lindjes së ‘Vate’-s:
DASHURI E PAMUNDUR
Për luftëtarin e dritës nuk ka dashuri të pamundur.
Heshtja atë nuk e trëmb,
as mospërfillja, as kundërshtimi.
Mirë e di, se pas maskës së akullt që njerëzit mbajnë,
gjithmonë një zemër të zjarrtë gjen.
Prandaj më shumë se të tjerët luftëtari rrezikon.
Papushim dashurinë e ndokujt kërkon,
edhe pse shpesh fjalën “jo” do ta dëgjojë
dhe kthehet në shtëpi i mundur,
i kundërshtuar në trup e në shpirt.
Një luftëtar prej asgjëje nuk druhet
kur ndjek atë që ka nevojë.
Pa dashuri, ai është kurrkush.
© shqipëroi Maksim Rakipaj