Kalendari poetik: Zydi D. Morava  (1946-2010) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Zydi Dalip Morava
 
Kalendari poetik: Zydi D. Morava  (1946-2010)
 
Në rubrikën time të përditëshme “kalendari poetik”, postoj shqipërime të miat prej poetëve të huaj që kanë datëlindjen në ditën përkatëse. Sot, në ditën e verës, sjell një poezi prej mikut tim të paharruar të burgjeve, shkrimtarit dhe lirikut të madh Zydi Morava. Të mbaj mend Zyd, kur u ktheve nga vizita në Pragë. Ç’vit qe? ’92, 93? Pate intervistuar presidentin çek Vaclav Havel në zyrën e tij. Nuk harroj kur më tregoje fjalët e Havelit: “Më vjen zor të them kam qënë i burgosur politik para një të burgosuri politik shqiptar…ç’të të them, ju keni qënë heroj!”
Është dita e lindjes së tij sot dhe Dita e Verës. Do të mbushje 75 sot, i paharruari Zyd, që mbete përgjithmonë mik dhe vëlla për mua.
 
Puthja e fundit
 
Pikon, rigon një pikëz uji,
E dalë shkëmbit veshur myshk,
Si lot i gruas epshezjarrtë,
kur sheh fytyrën që iu vyshk.
 
Fluron, lodron një gjeth në rënie,
Kur era fryn e shfryn në vjeshtë,
Si psherëtimë e zemrës tënde,
E dalë befas, fare thjeshtë…
 
Fluturon e ikën fluturim,
Një zog që shumë gaze kishte,
Dhe mbetet bosh folezë shkreta,
Mes degëve, në shelgjishte.
 
Si lot, si zog, si psherëtimë,
Gjithçka e shoh si shkoi, si treti,
Veç puthja e fundit mes kujtimesh,
Si tjetër plagë e thellë mbeti…
 
 

Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s