PAK FJALË PËR POEZITË: “SE Ç’TË KA QËNDISUR NËNA” DHE “EJA VËLLA” TË POETES ARJANA FETAHU / Nga: Dr. Bardhyl Maliqi

 
PAK FJALË PËR POEZITË: “SE Ç’TË KA QËNDISUR NËNA” DHE “EJA VËLLA” TË POETES ARJANA FETAHU 
 
E nderuar poete, kur analizon apo komenton diçka edhe biografia jetësore dhe artistike e juaja flet. E dimë se ti Arjana ke përfunduar studimet për estetikë, dhe kjo të ka ofruar mundësinë të dish të përzgjedhë temat dhe qëndrimet estetike edhe në poezi. Tipari i parë dallues i juaj si poete është shqiptarësia tënde edhe në art, megjithëse jeton dhe punon në Amerikë, e pra, raujtja e indetitetit artistik dhe nacional është thelbi i të qenit artist. Kështu të duam!
Me se e ka qëndisur nëna Nusen e djalit? Ti Arjana di të zgjedhësh hollësi shumë shprehëse dhe mjaft interesante, si: me të diellit fije ar, me ujë të mbledhur në hënë, me valë të detit të shtruar, sytë ja bëri me hale pishe qerpik shkruar, shtatin si selvi, bardhësinë e lëkurës e mori nga bora në male, nishani në faqe si lule e vockël, ja dhuroi gjithçka vajzës së saj si engjëll. Tani më thoni a nuk duket si vajzat çame apo ato të eposit tonë të kreshnikëve kjo nuse syshkruar?
Një tipar tjetër i poezisë së saj është shqetësimi për ato probleme jetësore dhe social-psikologjike të shqiptarëve kudo ku ndodhen, brenda apo jashtë Shqipërisë dhe poezia që morëm për objekt analize “Eja vëlla!” e tillë është. Poezia është tipike për një marrëdhënie shqiptarësh kudo që ndodhen. Kafja, rakia dhe cigarja u bëhen shokë për të ndarë së bashku hidhërimin. Kjo tavolinë për ta nuk është e ndonjë avokati apo ministri, por faltorja ku ata qajnë hallet me njeri-tjetrin.
Shoqërinë e tyre e lidhin problemet e përbashkëta, kudo që të ndodhen: në Shqipëri apo jashtë saj. Nuk ka rëndësi kush do t’i paguaj paratë, por zakoni shqiptar që të paguaj ai që na fton është prezent, se tjetri ndoshta e ka kuletën bosh, ndaj i thotë shokut në mënyrë të natyrshme: Unë të ftova, mos u zë ngushtë,/Ti e di, s’jam më i pasur se ti,/Po sot këto lekët e fundit,/Si mbajnë dot xhepat e mi!
 
 
Arjana Fetahu Gaba
 
Por ajo që më pëlqeu veçanërisht është strofa e fundit, ndaj dhe vendosa të them ca fjalë: “Gëzuar për ty dhe për mua / Se bota është, llum kafeje që nxin, / Kur s’plasëm, që na iku rinia mjeruar, /Tani, të djallosça pleqërinë!” Kaq e natyrshme je, moj Arjana, sa më duket sikur të kam njohur më parë”
Për ju që nuk e njihni: Arjana Fetahu (Gaba) ka lindur në qytetin e Fierit në një familje intelektuale. Arsimin 8-vjeçar dhe atë të mesëm i kreu në Shqipëri. Më 1996-ën familja e saj emigroi në ShBA, ku ajo përfundoi studimet për estetikë në Parisian Beauty Academy në Nju Xhersi. Dashurinë për artin, kulturën dhe letërsinë në veçanti e ka shfaqur që në fëmijëri. Në vitin 1993 mori pjesë në konkursin e zhvilluar nga Qendra Internacionale Kulturore Artistike Letrare në Brindisi të Italisë, ku fitoi Çmimin Internacional me krijimet e saj.
Krijimtarinë e saj e vazhdoi më tej edhe në emigracion, duke shprehur me nota të forta dashurie mallin për atdheun, fëmijërinë, shoqërinë dhe çdo gjë të lënë pas… Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Arjana Fetahu (Gaba) është përkrahëse e të gjitha lëvizjeve politike, organizimeve apo tubimeve në mbështetje të çështjes së Kosovës dhe Çamërisë. Vëllimi me poezi, “Më zgjo në shpirtin tim një flutur” është libri i saj i parë, i cili premton shumë për të ardhmen.
 
 

Nga: Dr. Bardhyl Maliqi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s