Poezi nga Adriatike Xh. Lami

 
Poezi nga Adriatike Xh. Lami
 
 
Ti loton para meje
 
Ti loton para meje, lëshon gurë të rrallë,
Për çdo gjë të bukur, tradicionale, përrallë,
Që koha na e dha dhe beftas e ktheu në dritë,
Derisa bashkë u poqëm në një tjetër pritë,
 
Asgjë nuk është më si më parë, as bardh e zi.
Qajmë për ç’ka humbëm. Dhimje me një grusht hi.
Për ç’ka fituam, Për ç’ka jemi në vallen e murit,
Ndajmë muzikë madhështore, si në teatrin e gurit.
 
Nëse do jem më e brishtë dhe shumë më e përsosur,
Jam në këtë moment, kur ti qan dhe hedh lot në oqean,
Si fate a guaca mallëngjimi, që sjellin; shi muzikë dhe pije.
Pas kësaj s’ka më zogj të ulur në bar, po pelikanë dashurie.
 
Në ikje prej lagunash ku ndërtuan shtëpi të bardha,
Shpuplojnë fjalët që burra e gra thurin në netë magjie,
Cfarë kënge, me zemër të madhe ku fjala është harpë
Dhe dëshirë e panjohur njerëzore në shtëpi dashurie.
 
 
Gratë e moshës sime
 
Ulen ngadalë në kafen e mëngjesit,
Dhe shohin ngultas rrugën nga dritarja e madhe,
Shohin përtej perdes çdo detaj njerëzor,
E më pas buzëqeshin, këto gra,
Me kujdesin e treguar që askush nuk i pa.
 
Për jetën e tepruar ironizojnë gjithashtu ato,
Dhe kohë nuk kanë për qaramane pa shkak,
As për ngatërrestare burrash e humbëse dashurish,
As për njerëz negativë dhe të keq prej babëzisë,
Apo gra të vogla që shuajnë zjarre dëshire,
As për burrra të zakonshëm me natyrë fëmije.
 
Nuk munden të thonë aq shpejt çfarë duan.
Sa shumë e synojnë një fustan të zi,
Me dekoltenë më të bukur të trëndafiltë në gji,
Dhe dritën e diellit mbi fytyrën kajmak,
Dhe verën që pihet me gllënjka nga pak.
Oh, sa shpejt mësohen, përshtaten me ndodhitë,
Me mungesën e gjatë të dashurisë,
Dhe ëndrrat i kthejnë në suvenire të bardhë.
 
Kur në mbrëmje lëshojnë një psherëtimë.
Ngadalë falin ato, atë, burrin e jetës së tyre.
E lëvdatat fshehin në bimë të sapombjella pranvere!
Askund nuk shkojnë pa një ide të qartë,
Aq sa dështimet i kanë gurë të rrallë.
E duan mbrëmjen nën shoqëri të mirë,
Përndryshe vetminë zgjedhin, e kanë për zemër,
Kanë paqe në sy, dhe zjarre në fjalë,
Nuk lëshojnë pe, kur flitet për një emër.
 
Shijen e fitores e zënë lak më lak.
Eh, dreqi e mori, gratë e forta të çudisin,
Kur ndodh të bien lehtë në dashuri,
Mos i besoni ëndrrës së bukur me to,
Nëse nuk besoni në besë dhe pafundësi.
 
Mëngjesin e harrojnë në një vazo,
Dhe realitetin e mbajnë mbi tavolinë,
Dinë të përcjellin, dinë të presin,
Dinë të flasin gjatë, aq sa duhet, për lirinë.
 
Gratë e nurta të moshës sime,
Hijen e kanë si pemët në mes të jetës,
Fisnikërinë si gjethet pa rënë ende nga vjeshta,
Janë edhe të mençura , e dinë sa vlen kujtesa,
Pesha e artë e arsyes dhe fjalës.
 
Vrenjten aq lehtë nga fëmijët që qajnë,
Dëborë u bëhet syri, kur ndeshin një gjamë,
Këto gra nuk ka gjë që nuk dinë,
Mbi stinët, refleksionet, dëmet për njerinë,
Domethëniet, dinamikën dhe sigurinë.
 
E vetmja krizë që mbajnë në shpinën e drejtë,
Është shqetësimi për gjërat e pazgjidhura.
Më kot gratë e kësaj moshe, kërkojnë ndihmë,
Vendimin e kanë në çdo shikim.
Por mbi të gjitha, gratë e moshës sime,
Janë më të bukurat në natyrë, dhe,
Po aq bukur dinë të qajnë për dashurinë…

2 thoughts on “Poezi nga Adriatike Xh. Lami

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s