Poezi nga Sadik Bejko
Tregimi i një nëne
Ç’të të them unë për atë, tha nëna,
e kish rrahur agai atë natë,
një blanë e madhe ii nxinte në ballë,
erdhën ca partizanë që këndonin labçe
dhe ai iku me ta partizan.
Mbi blanën e madhe, të zezë
i vunë kapën me yll në ballë,
një yll të kuq me rreze –
këndo edhe ti me ne, ato i thanë.
Ç’të të them më për të, tha nëna
ai u kërkoi fishekë, barut e vezme
kërkoi t’i ngjishnin gjerdan
se në ballë e në shpirt kish një blanë të zeze,
të dhëmbshme e të zezë katran.