Poezi nga Miltiadh Davidhi

 
Poezi nga Miltiadh Davidhi
 
 
TË VDESËSH DHE TË SHIKOSH…
 
Të vdesësh dhe të shikosh
Se kush do ta mbaj kurorën me lule
E arkivolin me trupin tënd,
Se kush do thotë dy fjalë loti,
se kush do të dënesë më tepër,
T’ua dëgjosh zërat
Mbi varrin e hapur
E të shikosh ata ,të cilët
S’do t’u bënin duart të hidhnin
Një dorë dhe
E të mbulonin përjetë
Për të ndarë nga vetja,
E ti, t’ua fshish lotët me gishtat
E shndrruar në fllad të lehtë
E të padukshëm dashurie.
Gruas,fëmijve ,të afërmëve,
Shokëve e miqve,
T’ua dëgjosh fjalët se si të qajnë,
Se si humbasin ndjenjat,
Si shprehin dhimbjen e humbjes tënde,
Se si të ngrenë në qiell
Para zotit tënd,
Të shikosh fytyrat e shpirtrave,
Që të deshën
Me të vërtetë, e të atyre,
Që bënë sikur të deshën
Dhe t’i prap t’i duash si më parë,
E të qash dhe të qeshësh tok me ta
Duke ia lehtësuar dhimbjen trupit
E shpirtit që do të braktisë.
Të jesh i forte e sypatrembur
Duke planifikuar që para vdekjes
Ato çka mund të planifikohen.
 
 
ME VRAPIN E KAFKAVE QË S’JANË
 
Duhet të vrapojmë
Me vrapin e kafkave që s’janë,
Të vrapojmë,si zogjtë,fluturat,lumenjtë,
Si toka,dielli,yjet e shqiponjat,
Jo për të vrarë frikën,
Por, që të marrim jetë nga vdekja jonë.
 
Të jemi në një lëvizje të përjetshme
Si uji në rrëkezat e fijes së barit,
Si limfa në trupin e një peme,
Si gjaku në trupin e mishtë të ëndrrës
Dhe realitetit të prekshëm.
 
Duhet të vrapojmë pa kthyer kokën pas,
Se do të t’merroheshim, se, sa pak
Jemi ç’vendosur nga pika e nisjes,
E me kafka të thinjura
Kemi mbërritur në vjeshtën tonë.
 
Duhet të vrapojmë, të jemi ende në formë,
Të mësohemi të duam më shumë veten,
Se, nën tokë është ftohtë, e për ne,
Është herët të kuvendojmë me krimbat,
e bukura ime,
Nga moslëvizja dhe galaktikat vdesin.
 
 
RREBELOHU MË THA DETI
 
Rrebelohu dhe me valëzat e mia,
Dhe pse të duken te brishta
Kanë genet e tajfuneve e zëmrimeve të mia,
Në ujërat që derdhen në mua
Po shtohet gjaku e dhimbja
Bashkë me shkrirjen
E deborërave e ardhjen e erërave të ngrohta
Po shtohet e keqja,mjerimi,po largohet
 
Dashuria,
Po e braktis trupin e njeriut,
Njeriu po mbetet një kufomë,
 
Rrebelohu me dallgët e mia
Me egërsinë e ulërimat,
Me të vdekurit tuaj mjeran e të pafaj,
Që kur unë qetësohem
Dalin si trungje të mufatur e të pandjeshëm,
Të pavetëdijshëm për atë që ju ka ndodhur,
 
Rrebelohu, shpirti s’duhet të ketë
Brishtësinë e lules,
Shpirti duhet të ketë forcën e britmës
Sime në furtunë,
Ndaj rrebelohu dhe kundër meje
Dhe pse e di që më do aq shumë.
 
Dhe një lule e çelur
Duhet të rrebelohet për gjakun
Mbi petalet.Vetëvrasja e vrasja
 
E luleve po shtohen.
Rrebelohu,rrebelohu,rrebelohu,por ki kujdes,
Në fillim rrebelimin duhet ta fillosh nga vetja…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s