Kalendari poetik: Jorge de Sena (1919-1978) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Jorge de Sena
 
Kalendari poetik: Jorge de Sena (1919-1978)
 
Poet, kritik letrar, eseist, prozator, dramaturg, përkthyes dhe profesor universiteti portugez, por që më vonë mori shtetësinë braziliane; kundërshtar i regjimit diktatorial të Salazarit, i ngatërruar dhe në një grusht shteti kundër tij, gjë që e detyroi të mërgojë në Brazil dhe SHBA, ku dhe ndrroi jetë më 4 qershor 1978.
Ishte bir i vetëm i Augusto Raposo de Sena, kapiten anijesh tregëtare me prejardhje aristokratike, pinjoll i një familjeje në gjendje të mirë ekonomike që vinte nga Porto. Biri i tij, Jorge, sado që mbaroi me nota të shkëlqyera Shkollën e Detarisë Portugeze, nuk duroi dot disiplinën dhe stërvitjen e rëndë; e la detin për poezinë. Ja një poezi prej tij që postoj për herë të parë:
 
 
PORTUGALISË
 
Është mëmëdheu im i dashur fatlum. Jo.
Fatlum jo, sepse s’ka përse të jetë.
As e dashur jo, e kam vetëm njerkë.
As atdhe, sepse s’e kam hak
kaq pak fat, meqë jam lindur atje.
 
Asgjë s’më lidh me aq shumë poshtërsi
aq shumë gromësima për lavdinë e shkuar.
Kam miqtë atje dhe të dashurit e mi,
kam shumë mall për ta, por i kam miq
sepse janë miqtë e mi dhe kurrgjë tjetër.
 
Jashtëqitje e qelbur e perandorisë romake;
jargavitje pushtimesh; njelmësi e pshurrur
nga Atlantiku; surrat qesharak
ndotur me baltë dhe paburrni,
shpirtngushtësi, padituri dhe zbrazëti;
tokë skllevërish, duke mbajtur vesh bythëpërpjetë
të zhytet në mjegull anija e së Panjohurës;
tokë zyrtarësh dhe kurvash
të gjithë pas mrekullisë përkushtuar,
të dlirë kur sëmundje e fshehtë i ka lëshuar;
tokë herojsh të peshuar në ar dhe gjakderdhje,
shënjtorësh tregtarë mallrash gjithfarësoj
dhe të virtutshëm sa s’ka; tokë e trishtë
kur dielli perëndon, e llangosur, e paftyrë,
gjithë mirësjellje për të huajt
që japin ndonjë pare dhe marrin pleshta,
oh pleshta portugezë, për Evropën;
tokë monumentesh që populli
i dhjet me paditurinë e tij;
tokë-muze mbi të cilën ende jetohet,
me bagëti rrugëve, në shtëpi keltike;
tokë poetësh aq të ndjeshëm
sa që vetëm nga era e sqetullave të tyre të bie të fikët;
tokë gurësh të gdhendur e të lëmuar, të tharë
si ndjenjat e tetë shekujve
me grabitje dhe pronarë, baronë dhe kontë;
o tokë e askujt, e askujt, e askujt:
unë yti jam. Je kurvë, e zvetënuar,
më rrospi se një buçe e ndezur,
kolerë je, uri, luftë dhe sëmbim zemre.
Unë të përkas, por imja nuk je.
 
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s