Poezi nga Claudia Piccinno
Miklim
Mbetet gjithmonë dyshimi
se doni ta mundoni
mendjen time.
Jam e zonja dhe e stërvitur
ta njoh
këtë ngjashmëri rime të përputhur.
S’ka pse të ekzaltohemi me hënën
për hisen që i përket diellit.
Nuk është nevoja të luajmë
me druajtjen e vjollcave.
Edhe ti Brut, biri im.
Gjithmonë e kam ditur
vetëm sa u shtira
se e besova.
Jam gati t’ju marr përdore.
Kush më ndoqi nga pas kapi majat.
Ju lutem mos më mashtroni
me penën mikluese.
Përdorni bojë të papërpunuar
pasi respekti nuk ka çmim.
Përktheu në shqip Arjan Kallço