Cikël poetik për fëmijë nga Nehat Jahiu

 
Cikël poetik për fëmijë nga Nehat Jahiu
 
 
DUA
 
Të pastra si bora,
bukën e shijojnë.
Të forta çelik,
kur e përshëndet një mik.
 
Njëra-tjetrën e plotëson,
por të djathtës detyrën
ia beson…
 
Se sa vlerën duart kanë,
çdo gjë nga to del në mejdan.
 
Kur sheh shkrimin mrekulli,
thotë e majta sa të kam zili.
 
Por, me to ke kujdes,
se një gisht. zjarr mund të ndez.
 
 
 
RREGULLAT FLASIN
 
Në këtë orë kujdestari,
rregulla parë flet,
për pastërti.
 
Ata që shkëlqejnë nga pastërtia,
mësuesja u thotë,
komplimentet e mia.
 
Një djalosh i strukur në qoshe,
flokët e tij sikur bohçe.
Jo kështu, ore Gëzim,
pastërtia s’do përtim.
 
Nëse jemi te edukata,
të respektojmë pleq e plaka.
Mësimet me rregull t’i mësojmë,
njëri-tjetrin ta ndihmojmë.
 
 
 
NGA LIBRI
 
Nga libri gjithçka mësoni,
mendjen me dituri e pasuroni.
Gjithçka që në libër do gjeni,
askund nuk mund ta blini.
 
Nga libri mos u largoni,
aty e shihni si është gjithësia.
Lexoje me kujdes,
se edhe ti në planet bënë pjesë.
 
Sa herë me të bëjë dialog,
bëhem unë astrolog.
 
Intelektin ta zhvillon,
ec me kohën të udhëzon.
 
Me trimat sikur flet,
historia tregon këtë të vërtet.
 
 
 
HARTIMI I LULES
 
Erëzana bëri sot hartim,
kishte shkruar me gëzim.
Kishte radhitur shumë fjalë,
nga zemra e saj e bardhë.
 
Një orë të tërë ja kushtoi,
po kush më shumë e meriton,
në këtë festë se nëna jonë.
 
Ndërton fjalë e fjali,
për atë nënë që ka në shtëpi.
Me shkrim buzëqeshje i dhuron,
një tufë lule në dorë i lëshon,
por, më së shumti e përqafon.
 
Për nënën e saj që e lindi,
për dorëbardhën që e rriti.
Për atë që është më e shtrenjtë,
për atë që është e shenjtë…
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s