Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj

 
Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj
 
 
Mendim e ndjenjë bashkë
 
Mbi petalet e luleve të pranverës
shkruhen fjalët më të bukura
për dashurinë e jetës,
Perëndeshën e kësaj bote
stolisur me dhembjet e kohës
që pikojnë bulëza lotësh
e thahen prej baladës së erës
në vështrimin e shekujve,
tretur horizontit të ylberëve
si lajtmotiv ndjesish
që ringjallen prej vargjeve të ëmbla,
ende të pashkruara
që lodrojnë ndër yje me muzat
e pasqyrohen ujërave të qeta të mendimit
puthur me diellin e shpresës
skajeve të lumturisë
si psalt i përjetshëm i frymës brenda trupit.
 
 
Yllësim fati…
 
Në qiell
ngjizet drita yjore
me kaltërsinë ultramarine
që shkreptin blicit fotografik
në ngrirje përjetësisht
të rrathëve ciklikë të stinëve
që erëmojnë të vërtetat,
kur koha vallëzon me shpirtrat
duke pritur ardhmërinë mitike,
ku e tashmja arkitekturore
përthith çastet e papërsëritshme
që nuk i shmangen dot shembjes së formës,
në kumtin shungullues të rënies së lirë,
në çlirim hapësire pështjellimi
ku vullneti ngrihet mbi trajektoren e Frymës
që dridhet me pathos përballë mendimit
në kujtesë të kthjellët të misterit shtangues
në skenarin e paracaktuar të yllësimit të fatit…
 
 
Fjalë të thjeshta
 
Fjalët e mia
zhveshin iluzionet rrenacake
e veshin ëndrrat kristaline
për krijimin e një bote tjetër,
të bukur e të përsosur,
ku nuditeti i së vërtetës
magjeps me forma e përmasa.
 
 
Lëkundje besimi
 
Xhelozia,
sa patetike, qesharake,
qerthull robërie,
me mure gri dyshimi,
në mjegullën e nervozizmit,
nga mungesa e besimit,
ku heshtja zien
me sytë e egërsuar
e buzëqeshjen e shtirur
pa emocione kromatike
me perceptime elektrike
të çuditshme,
herë të dukshme e herë të padukshme,
derisa të shuhet e vdes,
kur rifitohet pika qendrore e ekuilibrit…
 
 
Vesëz loti…
 
Po bien yjet
nga qielli i natës
një e nga një
e zemra e errësirës
trembet nga zhurma
e degëve të pemëve
që dridhen nga era
e pëshpëritin fjalë të shenjta
zbritur nga shpirtrat e dehur
nga bardhësia e reve
strukur majëmaleve
si shtëllunga tymi
që vdesin grykave e honeve
me ëndrrat e së shkuarës
që marrin me vete
ndjesi të çuditshme,
pasione,dëshira
e përmbytje ngjyrash…

3 thoughts on “Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s