Montserrat Abelló
Kalendari poetik: Montserrat Abelló (1918-2014)
Montserrat Abelló i Soler, poete dhe përkthyese spanjolle (Katalonja); t’i përkujtojmë 105 vjetorin e lindjes me këtë poezi prej saj:
FJALË TË PATHËNA
Ka kohën e saj
ajo kohë dhëmbjesh,
ajo shije e hidhur
nga orët e vdekjes mbetur
kundërmim i fortë
i një dëshire të ndrydhur;
i aq gjërave
të pathëna.
Është kohë e rëndë
për të gjithë.
Secili ka
këtë çast të dhimbshëm
kur çdo gjë që bën
shterpë, e padobishme
i duket.

© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply