Poezi nga Vasil Çuklla
Ra Troja
Dhe rendën, të thonë,
se nga një “kal i drunjtë”
Αjo, rra!
Pastaj,
ngatëruan mençurinë,
me dinakërinë Helene…
Për idiotësinë Trojane,
kërkush spipëtiu,
gjysëm fjalë,
nuk u tha!
A thua se Troja,
s’kish burra,
por foshnja pelene
A thua se Trojës,
i munguan
“hutat” e mëdha!
Përfundimisht,
u shit Troja
U dha?!…
E vërteta,
mbet enigmë
ndër mote,
ndër shekuj…
Që të bien “Troja”,
ashtu si Troja “rra”
Ulërrin e vërteta,
mbet haruar,
e vdekur.
Dhe trand universet:
Kjo që them –
s’është shaka!
Endrra e ëndërrt
Një ëndërr, një ëndërr më mbet’, e pavrarë
Një ëndërr e ç’trajtë, e pa formëzuar…
Një ëndërr, si fjala, kur formë s’ka marrë
Një ëndërr e prushtë, që smbahet në duar
Një ëndërr e frymtë, flatërimeve shkarë!
Një ëndërr shpëtuar, nga kthetra Neronësh
Një ëndërr përndritur, përmes terresh, të zinjsh…
Një ëndërr përgjakur, Vaterlosh, Napolonësh
Një ëndërr, Frosinë, ngjethur mjekra, Alinjsh…
Një ëndërr drithëruar, dritëftohtash neonësh!
Një ëndërr bonjake, bredhur rrugësh, përlotur…
Një ëndërr e makthtë, porsi fati i zi
Një ëndër mërdhirë, mbetur motesh e kotur
Një ëndërr e thirrur prej nesh: DASHURI
Një ëndërr kërkuar, vëlla… apo motër!
Më gjeni një cep, në mes rruzullit, sferë
Të fsheh ëndrrën time, që shpirtin ma ther!
Mos
Mos e kërko
diellin
rrugëve baltosur.
Dhe pse
mijë pjesësh,
të shfaqet në sy!…
Pellgjesh
pasqyrohet,
ndoshta, i hirnosur
Por është lart
në qiell
dhe ndrin që aty!
Mjafton të ngresh kryet,
shpirtin,
e brengosur!
Dije, pra!
Lëvizin, gurët.
Fjalosen, gurët….
Drurët dhe gurët,
meite s’janë.
Rrinë heshtur, koten në shenjtëri!
Kur flasin,
flasin…
tregojnë, ç’ka s’thanë!
Lëvizin, gurët
Fjalosen, gurët…
Drurët dhe gurët,
frymuar kanë!
Mjafton, fare pak,
gjuhën t’ju lexosh
Gjithë historinë,
thellë vetes mbajnë!
Drurët dhe gurët frymuar kanë!
Fatime
Kish emër,
pak të çuditshëm,
Fatime!
Ish vajzë,
krejt,
e pafat.
Një nishan, përmbi gjoks,
si qëndismë,
në mes gjinjve
Dy sy kuturisur,
netëve,
fillikat…
Heponin në pritje,
nën medaljonin e yjeve.
Kish emër
pak të çuditshëm,
Fatime!
Banonte,
tek shtëpia e parë,
në liman.
Blerë motmotesh,
nga gjyshja,
stërgjyshja…
Të mundeshin, “punën”,
t’a kishin, më pranë.
Dikur e kolme…
Sot, lule e vyshkur,
thatime!
Kish emër
pak të çuditshëm,
Fatime!
Qëlloj vajzë,
e tërfat…
Iku nga jeta,
tek plagët arnonte,
marruar
Në një natë dimri,
të ftohtë e të gjatë
Kur akrepat e kohës,
lart në mur,
mbenë përqafuar!




























Leave a Reply