Fjalë të urta nga Iliaz Bobaj
1. Ai që bën lojë të gabuar, humbet lojën. Ai që bën lojën e të tjerëve, humbet edhe lojën edhe vetveten.
2. Shpirti i bukur i sheh të gjitha ngjyrat, shpirti i lig sheh vetëm ngjyrën e zezë.
3. Vetëm kur je i vetmuar beson tek vetvetja.
4. Vendin e tjetrit mund ta përcaktojë saktë, vetëm ai që e ka zënë me meritë vendin e tij.
5. Fjala liri ushqehet me dritë.
6. Honet e errët të vetvetes, i njeh vetëm ai që i ka.
7. Ata që flenë, janë më afër të vdekurve, sesa të gjallëve.
8. Bëni gjëra për të qeshur, por deri në atë shkallë, sa të mos bëheni për të qeshur.
9. Dhimbja e thellë, ka një madhështi të heshtur.
10. Kur gënjen veten, nuk ke se ku ta kërkosh të vërtetën.
11. Sa më i dobët të jetë vizioni i së ardhmes, aq më e fuqishme është lidhja me të shkuarën.
12. Kur nisesh për të bërë diçka me paramendim, logjika nuk luan asnjë rol.
13. Lumturia është një fllad i ëmbël, të rrëmben me vete, por nuk dihet se ku të braktis.
14. Nëse kërkon të jesh i veçantë, duhet të bësh gjëra të veçanta.
15. Pushteti është si bisha: sa më shumë ta sulmojnë, aq më i rrezikshëm bëhet.




























Leave a Reply