Poezi nga Behare Daja Kasa
 
 
atje tej…
 
…shoh politikën tek tallet sheshit
e ekranet mbushen me fytyra të shtira.
parlamentit tek hapur fyejnë njëri-tjetrin,
nga nëna, nga gruaja, nga motra, nga bija.
 
atje tej shoh dhe gënjeshtrën të nusërojë,
mashtrimin stolisur me rroba dhëndërrie.
banketet e ujqërve tek njëri-tjetrin shqyejnë
e hijenat tek lëpijnë kërmat e ndyra.
 
atje tej shoh dhe shoqërinë tek lëngon,
gërmuqur në shpinë nga betimet e thyera.
gjakosur e hequr zvarrë me fytyra meitësh në sfond,
hedhur ndër baltra e me purot e shtrenjta zëvendësuar.
 
oh, sa shumë shoh atje tej,
shoh skërmitjen e dhëmbëve sa shpinën kthen.
shoh syve t’urrejtshëm zjarrin tek flakëron
e flakët e tij askush s’përpiqet t’i shterë.
 
 
AKTUALITET
 
i ftohti ka shtrirë krahët
dhe me gjymtyrët e gjata
mbërthen cep më cep globin e plasaritur.
ashpër skërmit dhëmbët
dhe qesh me dridhjet
e zemrave të të pafuqishmëve.
qesh edhe me ata
që poshtë rrënojave
s’mundin t’i ngrohin duart
me ngrohtësinë e rrezeve
të diejve që lindin
me shpresën e një dite të re
e me shijen në buzë
të së bukurës së perëndimeve
të mbrëmjeve të vona.
 
gjumi u ngriu në sy
dhe ua thau buzëqeshjen e jetës…
 
 
ej, ti qershiza ime…
 
…me gjethe të gjelbra
e lule flokëbardha
që bleron pranverë më pranverë
e vjeshton vjeshtë më vjeshtë,
a s’më fal pak ëmbëlsi e buzëqeshje
nga kokërrzat e tua mishtake?
 
stinët e shpirtit e duan të kuqen tënde.
 
atje lart mbi degëza,
tek ma bën me sy,
më ndjell të të prek
e të të kafshoj
e të futem në mëkat
me kokërrzat e tua
të kuqe si flakë
e të ëmbla si mjaltë…
e pa fund të mëkatoj.
 
…zot mbama dorën
e mos më bëj pre të mëkatit të bardhë…
 
 
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,852 hits

February 2023
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List