Poezi nga Sofia Doko Arapaj
Nëna
Nëna ime i ka sytë me lot
Nëna ime i ka shpatullat të thara
Kalojne dhjetëra trena e ja bëjnë shpinën copë
Ja dëgjoj në telefon, psherëtimat e vrara…
Nëna im vrapon tek porta përditë
Sa herë hapen e mbyllen hekurat pas makinës
Shpreson se djali do t i flas një ditë…
Dhe zemra do i shkëlqejë, Akropolit të Athinës…
Në pyll
Cicërimat diktuan kufishkelësin ,
menjëherë, njeri- tjetrit, lajmërime…
Po pushoni,
se nuk jam unë armiku,
unë erdha, të këndoj këngën time…
Ferra
E grisa,
dorën tek ferra,
pikoj gjaku,
përmbi shkëmb,
i dhëmbi,
shkëmbit të gjorë
u bë tutje,
hapi vend…
Qaj unë e qaj ai,
heshtja,
më theri në gji,
çfaj kish ferra,
asnjë faj,
ferra ish
në vend të saj…
Mbërdhi
Mbërdhi i dashur, mbërdhi
Që ditën që ike ti
Buzëqeshjen, dritën më more
Më mbiu ngrica në sy…




























Leave a Reply