Poezi nga Ndue Ukaj
 
 
Kompas i dashurisë
(Për Editën)
 
“Në qoftë se do të duhej të shkruaja një libër mbi moralin, ai do të kishte 100 faqe dhe 99 do të ishin bosh. Në faqen e fundit do të shkruaja: “unë di vetëm një detyre, dhe kjo është të dashurosh.”
                                                         Albert Camus
 
Më duhet një kompas në dorën time
dhe t’i përshkoj hartat e mëdha të shpirtit
që ti i ke mbushë me dashuri.
 
Më duhet një kompas në dorën time
kufijtë e dhimbjeve t’i zvogëloj
dhe të mbjell pemën e madhe të dashurisë
që ti e do aq shumë.
 
Dhe pastaj t’i lidhi shkronjat si fëmija një thes me lodra
dhe t’i paketoj në një kënd të vetmuar të shtëpisë,
që të mos myken në vjeshtën me shi e bubullima,
as në dimrin e acartë.
 
Më duhet një kompas në dorën time,
t’i rrumbullakoj gëzimet e botës – në pranverën që e presim,
dhe t’i lidhi këpucët si fëmija para një vrapi të madh –
nëpër livadhin me lule dhe ullinj ku rrezet e diellit ndajnë hijen dhe ndriçimin.
 
Më duhet një kompas në dorën time,
sytë e tu t’i fus brenda kësaj kornize
dhe të pikturoj diçka magjike – të pafund si thellësia e syve tu.
 
Në këtë orë të vonë të poezisë, shkronjat janë të hareshme –
por jo sa flokët e tua të stuhishme,
që bëjnë të dridhën duart e mia të zhytura në kërkim.
 
Ti e di – koha për gjëra të bukura s’ka moshë.
Dhe më të bukurat kurrë s’mund të shkruhen.
Për shembull, të tregoj sa shumë të dua ty
kur bie nata dhe shoh qiellin e pyllëzuar që zbukurohet vetëm dashuri
dhe unë si fëmijë i llastuar i tëri fashitem në kraharorin tënd.
 
Dikush mund të ketë thënë: gjërat më të bukura s’shkruhen, por ndodhin.
Për shembull kur ti më do dhe m’i hedh krahët në qafën time,
e unë shndërrohem i tëri në poezi.
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,435 hits

February 2023
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List