Vera Pavlova
Kalendari poetik: Vera Pavlova 4 maj 1963
Muzikante dhe poete ruse, u lind në Moskë, 60 vite më parë, më 4 maj 1963. U laurua me notat më të larta në Akademinë e njohur muzikore Gnesin dhe u specializua për historinë e muzikës. Filloi të shkruante poezi në moshën 20 vjeçare, por suksesin e arriti në vitin 1996, pasi u botuan 72 poezi të saj. Sot jeton ndërmjet Moskës dhe Nju Jorkut. Ja një poezi prej saj:
DHËMBJE (Боль)
O dhëmbje,
e vetmja provë je
që trupi im jeton.
Tani që ma mbushe mendjen,
shko, mbushu!
Por kurrë s’do ta besoj
se përveç trupit
tjetër gjë s’ka tek unë.

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj




























Leave a Reply