Poezi nga Linditë Ramushi Dushku
 
 
PREJ NJI GRUEJE…
 
Nji dimri t’egër ti i ikun
zemren kish vram prej ligësie
udha jote u ba si i ikun prej ernash trazue
…ernash, sallë si myku që kish mbulue ndjesitë
as frymë shijue
as emen mbajtun mend se kah âsht udha.
 
Udha jote u ba
anej kah s’erdh ma pranvera
anej kah veç hija edhe emri nuk u tretën
e une pishman rash
qe s’ta hapa varrin
me ta njohë ftyren
se besue kurr s’jam
qi andrra e nji dashnie me u shue ndonjiherë ka shteg.
 
Prej nji grueje qi tymin e kthen n’forma t’portretit tand
ka me jetue dita e atdheut.
 
Prej nji grueje qi t’lan ka n’harresë plakjen e veç rininë e t’ nismes tande kah vetja
kah unë e kah toka
rujtun zemre e mendje.
 
Prej nji grueje uratë dhan e besue kurr per ndonjë yjesi që shuhet
për pa u tretë pikë e gjaku
a sy verbue.
 
Ps. Titulli origjinal: “Gruaja i flet Agimit”
 
 
KUR NDJEN SE ÂSHT TU ARDH PRANVERA
 
Kur e ndjen se âsht tu ardh pranvera
ke harru se nëse t’la n’heshtje
tek ban zà,
âsht si me t’lan rranjësh stina e kalueme
nuk t’kujtohet
se sa je i kapun duarsh
t’mban trupi hijen e t’ardhmës.
 
T’flen n’mendje
se n’dorën tem âsht bryma e tymi
i t’thanmes t’dashnisë
ndër dy fjalë kallxohet.
 
M’thue
tu e ngre qerpikun qi dridhet
pa prekun as flladi
mbetesh mrena fryme
as zá lshue
as fjalê.
…Shujtun
si para vajit t’parë t’fëmijes t’sapo lemë
qi don me kallxue se i erdh fryma
n’mushkrinë e mbushun plot
t’plas zemra masnej e thue;
“n’heshtni kur m’shun pa ba zá”
âsht si me m’lidh rranjësh stina e shkueme.
 
 
***
 
Nji dhembje që mu ba urë
ndertuem gurësh ma të thepisunit
n’ditë dielli skalitun
krijue prej andrrash se kalaja asht ma e nalt
po jo e rand se sa asht nji frymë mërzie
vnerin ka me nxjerrë syshë zjarrmie
e zemre tym
prej goje piskamë
për me mujt me shtru zemren n’paqe edhe nihere.
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,481 hits

May 2023
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List