Poezi nga Leoreta Xhaferi
Nesër…
Optika ime gënjemë, të lutem gënjemë, më dëgjo,
Mos sill pranvera fallco shpirtrave të brishtë,
Mos i zhgënje si trojanët dehur verës së fitores,
Lere manushaqen e vogël të çelë, mos e vyshk.
Shikoj dimrin e nesërm, dëborë, stuhi,
Erëra, tsuname ulërijnë egërsisht,
Trupit të manushaqes, strehave të shkëmbinjve,
Pendimi i çeljes as e thau as e treti,
E ruan manushaqja pranverën në shpirt.




























Leave a Reply