Poezi nga Hyrë H. Fazlija
 
 
Mos fli!!…
 
Mos fli se nata është e errët, kam frikë,
Fli, kur unë flej, kur ëndrrat m’i ndritë.
 
Mos fli kur peshën e fjalës mbaj mbi supe,
Fli, kur shpresat e thirrjes i humbe.
 
Mos fli kur mjegulla bie, nuk shoh nga sytë,
Fli kur unë të jem lodhur duke të pritë.
 
Mos fli me terrin e pabesë, të ngritë,
Fli kur unë të jem molisur…mërzitë.
 
Mos fli kur gjuha më është mekur,
Fli kur zëri më është shterur…
Edhe fli, edhe mos fli:
Kemi kriju botën që e vrasim me sy…
 
 
Nuk janë për ty…
 
( …të vije frymëzim ky zog…)
 
Ç’më rri mbi vargjet që nuk i honeps dot?!…
Gishtërinjtë e mi nuk janë ushqimi yt.
( Me ta gërvish mallin në pasqyrë).
Penda ime nën këmbën tënde,
nuk nxjerr vargje për zërin tënd:
I këndoj natën kur shiu zgjatet në dritare…
( Nuk janë për ty…)
 
Dora ime mat pulsin e ballit tënd,
Tek grushtoj rrahjet e zemrës tik-tik…
( Nuk janë për ty, prandaj…)
…
Lejomë të qëndisë emrin tim
të varur mbi puplat tua,
që të gjesh rrugën për në qiell:
Aty banoj unë!
Krahët tu të mbledhur,
ruajnë me xhelozi
mallin e egër të syve të mi
kur nata hënëron.
( Nuk është për ty kjo egërsi).
 
Këmbët tua hapërojnë mbi unin tim vjeshtor,
nuk ta them dot si janë netët gërvishëse…
( Nuk është për ty elegjia).
Kur t’më kesh lën gjysmën e shpirtit tënd peng,
për të marr gjysmën time,
do të të nis në adresën drejt qiellit:
“ Aty ku qeshin sytë e mi”.
 
 
Më mbaj…
 
Ja dora ime mbi flokun tënd, peshon,
drithet,
gishterinjtë përbinë…
 
Më mbaj…
Ja sytë e mi mbi ballin tënd,
peshojnë,
rrahin qepallat,
shohin,
nxjerrin shi vjeshte,
lagin lotët tu,
pijnë gotën e dashurisë ngjyrë dashurie…
 
Më mbaj…
Ja shpirti im…
peshon,
rëndon,
qiellon,
t’përndjek hije,
valon,
gëzon…
 
Më mbaj…
Ja zemra ime…
pesho mbi zemrën tënde,
pulson me pulsin tënd,
rrahë mbi tënden zemër:
Tik- tik.
Ekzistoj përzier në kazan malli,
pëshpëris vargjet e palexuara.
 
Më mbaj…
Peshoj bjeshkë pa ty,
peshoj errësirë pa ty
peshoj lot pa ty…
 
 
I ke parë sytë e mi?
 
Sa shi është derdhur në vjeshtën e vonë:
ndonjëherë bëhen stuhi…
e në stuhi bien tokas qepallat…
 
I ke parê sytë e mi?
Ata kryqëzohen në horizontin blu,
dhe vriten heshtjes ku fryma e fundit bëhet vesë…,
I ke parë sytë e mi?
Si zhveshen si lëvozhgë molle,
si stivohen duart nën buzë
dhe hahen mes dhëmbësh..
I ke parë sytë e mi?
Bien mbi sy nate, gërvishin mallin…
Përpijnë etjen…
Sytë e mi.
Nëse i ke parë, të kanë parë vallë?
Shtrihen zhurmshëm mbi ballë…
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,889 hits

May 2023
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List