Poezi nga Josif Gegprifti
 
 
E dua dritën…!
 
Çdo mëngjes
Përshëndetem me dritën.
 
Përshendetem
Me dritën e diellit,
Me dritën e liqenit,
Me dritën e qiellit,
Ne Dritën e shpirtit tim.
 
E dua dritën,
Ajo me ndjesinë e saj
Shpirtin ma ndriçon.
 
 
Liqeni e Lumi i madh
 
Lumi I Madh ngadalë po zbret ,
Ne mes qytetit po kalon,
Liqeni me valë atë po prêt,
Të takohen si gjithmonë.
 
Qëndrojnë cazë aty në breg,
Porsi dy miq të vjetëruar,
Vështrohen në sy ashtu të qetë,
Kujtojnë për kohën që kanë kaluar.
 
E njëri flet e tjetri prêt,
Ikën dita shpejt e shpejt,
Dielli mbi ta kalon si mbret,
Hëna si mbretëreshë nga qielli zbret.
 
Dhe ikën Lumi në strehzën e vet
Liqeni bie në gjumin e qetë.
 
Ah ky poet, në këtë natë të qetë,
Ecën buzgjolit e me vete flet!
 
 
Të kërkova
 
Në çdo vend të kërkova,
Se u çmënda nga vetmia.
Ku nuk vajta, ku nuk shkova
Thashë: ku m’u fsheh dashuria?
 
U mundova ditë e natë.
Një jetë të tërë brodha.
Me hënën e yjet atje lartë,
Në qiellin e pafund e kërkova.
 
U lodha, sa shumë u lodha,
Për ta gjetur dashurinë.
Dhe pastaj për çudi,
Ishte brenda shpirtit tim.
 
Nuk e dija se ku ishte,
E s’lashë vënd pa e kërkuar.
Dhe pastaj befas e gjeta,
Nëpër vargjet që kisha shkruar.
 
Nëpër tingujt e kitarës,
Nëpër vargjet e poezisë,
Aty ishte dashuria
Kjo ndjenjë e bukur e njerëzisë.
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,889 hits

May 2023
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List