Poezi nga Wallace  Stevens 
2 tetor 1879 – 2 gusht 1955 / USA
 
 
DITË E KTHJELLTË PA KUJTESË
 
Nuk ka ushtarë në pamje,
As mendime se njeriu tani vdes,
Siç ishte pesëdhjet vjet më parë:
Të rinj dhe jetojnë në ajr të lirë,
Të rinj dhe ecin në shkelqimin e diellit,
Veshur në blu për të shprehur diçka –
Mendimi sot nuk tundohet nga moti.
 
Sot ajri është i pastër gjithandej.
Ai nuk njeh tjetër, veç asgjësë
Dhe kalon sipër nesh pa domethënia,
Sikur të mos kishim qenë kurrë këtu më parë
Dhe nuk jemi as tani: në këtë shfaqje të përciptë,
Në këtë jetë mosdukje, në këtë vetëdije.
 
 
THJESHTË QENIE
 
Palma në skaj të mendjes,
I takon mendimit të fundit, rritur
Në një sfond të bronzët,
 
Një zog me pendë të arta
Këndon në palmë, pa asnjë kuptim për njerëzit,
Pa asnjë ndjesi njerëzore, këngë e huaj.
 
Ju e dini që ky nuk është shkaku
Që ju bën të lumtur apo palumtur.
Kënga e zogut. Pendët e tij që shkelqejnë.
 
Palma qëndron diku në një skaj të hapsirës.
Era lëviz lehtë nëpër degë.
Puplat flakëruese të zogut nisin të bien.
 
 
kolec
 
Shqipëroi: K. P. Traboini
WORLD POETIKA vol. 1, 2019

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,471 hits

May 2023
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List