Erri de Luca
Kalendari poetik: Erri de Luca 20 maj 1950
Gazetar, shkrimtar dhe poet italian, u lind në Napoli, më 20 maj 1950. Ka bërë punët më të rëndomta, në Itali dhe jashtë vendit. Ka punuar si puntor krahu, shofer kamioni, magazinier dhe murator. Veprimtar me të majtën italiane deri në vitin 1976, viti kur la çdo veprimtari politike. Librat e tij janë përkthyer në 30 e ca gjuhë dhe është nderuar me çmime të shumta në Itali dhe jashtë shtetit. Ka disa poezi kundër tregëtisë së skllevërve të sotëm, shumë prej të cilëve shkojnë në fund të detit… Sot, në 73 vjetorin e lindjes, përzgjodha këtë shqipërim prej tij:
PËR PESHQIT E MESDHEUT
Merrini, hajini të gjithë
Këta trupa që në fund të detit rrëshkitën.
Mbi tokë u kryqëzuan, tani janë për detin
dhe për ju peshqit.
Merrini, i hani të gjithë, gjë të mos mbetet,
as kordat vokale që gërthitën më kot.
Bëjeni për ne që mbetëm në breg.
Lini t’ju kapin rrjetat e pastaj në treg t’ju shesin,
atje ku shiteshin të gjallët që mbeteshin.
Do të jeni në tryezat tona plot e përplot
Mbushur me ju, të ngopur me ata, ne hamë gjithçka.
Ruani ndonjë halë-gjemb ta mbajmë në fyt,
Shkuleni nga kurora e atij që u mbyt.

© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply