Pär Lagerkvist
 
Kalendari poetik: Pär Fabian Lagerkvist: (1891-1974)
 
Poet, dramaturg dhe shkrimtar, një nga më të njohurit në Suedi, u lind më 23 maj 1891. Në vitin 1951 fitoi çmimin Nobel prej romanit “Barabba” me këtë motivacion: “…për fuqinë artistike dhe pavarsinë e mendimit, nëpërmjet të cilit kërkon në veprat e tij t’u gjejë përgjigje pyetjeve të përjetëshme me të cilat përballet njerëzimi.”
Ja përzgjedhja ime në 132 vjetorin e lindjes së tij:
 
NJË MIKU
 
I huaj një mik, s’arrij ta njoh më.
I largët, tepër i largët.
Prej tij në zemër kam një brengë
sepse s’e kam me vete.
Ndoshta, sepse shkoi si shkoi, s’është ai që ishte.
Kush je ti që zemrën me mungesë ma mbush?
Botën kush e mbush me mungesën tënde?
Ti, që ke qënë para maleve dhe reve,
para detit dhe erës.
Ti, që ke qënë fillimi i gjithçkaje,
gëzimi dhe pikëllimi yt më të lashtë janë se yjet.
Ti, që përjetësisht je endur mes yjeve
të Kashtës së Kumtrit
dhe ke përshkuar terret e pafund mes tyre.
Ti, që vetëm ke qënë qysh para vetmisë,
me zemrën plot angështi, para çdo zemre njerëzore,
mos më harro.
E si mund të më kujtosh mua?
Ashtu si deti kujton guaskën
që dikur u zhyt brenda tij.
 
(Nga suedishtja në anglisht Wystan Hugh Auden)
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,481 hits

May 2023
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List