Poezi nga Petrit Sulaj

 
Poezi nga Petrit Sulaj
 
 
***
 
Rëndësi
kanë
gjërat e vogla,
jo të mëdhatë.
Madje për mua
dhe të voglat
janë pa rëndësi,
në krahasim
me detajet e tyre.
 
 
PIMË LARGËSINË.
 
Po pi pra, ti!
Sytë e mi pinë ty.
Ti pi, pra!
Goja ime shijon.
Mbrëmja mbush gotat, të dyja i mbush.
Ti ngre gotën që ke pranë,
sytë e mi e pinë.
Ti pi, pra!
Goja ime shijon.
 
Mbrëmja mbjell heshtje,
heshtja farën e një shprese:
është shpejt për të mbirë – u thotë toka këmbëve.
Flladi i mbrëmjes luan me flokët e tu.
Unë verbërinë e gjej, ti verbërinë e humb.
Ne pimë.
Të dy,
pimë largësinë.
 
 
PAS BETEJE
 
Ti shkëlqen
dhe je akoma
e mprehtë.
Teh shpate,
që ka vrarë
pa bërë plagë,
një mijë vetë.
 
 
MOLEKULË MELANKONIE
 
Nuk e di se erdhe e ike
a je dhe tani me mua;
ka mundësi të mos kesh ardhur akoma
e kjo pasiguri e madhe
më ka vënë poshtë si këmbë elefanti.
Ndërkohë has në një flok tëndin
në qoshk të divanit
krijuar ka një hieroglife kineze
të cilës menjëherë ja nxjerr kuptimin
edhe se nuk jam prej Kine.
 
Ti, ose ke qenë me mua
e tashmë ke ikur,
ose nuk ke ardhur.
Kështu mendoj
ndërsa me flokun tënd në dorë
pa ja prishur formën
vrapoj drejt banjos
e si hap dushin si kam qejf unë
dëgjoj zhurmën
që bën uji me presion
kur përplaset lëkurës tënde.
 
Ti nuk je këtu me mua
po kjo nuk më pengon
në sintoni të jem me kurmin tënd
litar drithërimash
që kur ti më ndihmon
si pelivan e përshkoj
pa u rrëzuar.
 
Gjithmonë kështu ndodh me mua
pasi ti ikën lë këtu
nji molekulë melankonie
lidhur me dy të tilla
lumturie.
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,481 hits

May 2023
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List