Fragment nga romani “Bregu i ferrparajsës” të autorit Miltiadh Davidhi


***

Ishin ditët e para të dhjetorit. Prej të ftohtit të skuqeshin mollëzat e faqeve, veshët, të ngrinin gishtat e duarve e sidomos të këmbëve . Por, qielli ishte i kaltër e një diell i bukur shkëlqente duke u pasqyruar nëpër ujin e kaltër të detit ku s’lëvizte asnjë valëz. Thua, sikur të mos ishte zgjuar ende prej gjumit nga një lodhje e gjatë e vuajtjesh të mundimshme. Dy pastruesit e rrugëve të fshatit me fshesa bishtëgjata në duar pastronin rrugët e gurta. Melisa e ngritur herët prej gjumit po ndente rrobat e lara nëpër tela para shtëpisë. Kur mbaroi u nis në
dyqan për të blerë ushqimet, që i duheshin për të gatuar. Herët , si gjithmonë ishte ngritur dhe Maria, e cila ishte një e moshuar me të meta mendore. Ajo, sapo doli prej shtëpisë filloj të bërtiste me zë të lartë nëpër rrugë, sikur donte të vriste frikën brënda vetes, ose per t’u dhënë sinjalin e zgjimit banorëve për t’u ngritur se kishte mbërritur mëngjezi. Nëpër rrugë pa sërish pastruesit, që fshinin njëri në njërën anë, tjetri në anën tjetër të rrugës e i grumbullonin plehërat grumbuj-grumbuj. Pastaj i futnin në mbajtësen e plehërave, të cilën e tërhiqte një burr zeshkan i shëndoshë. Mbajtësja e plehërave lëvizte mbi dy rrota të vogla. Dhe, kur, sapo ishin afruar pranë derës së shtëpisë së doktorit, papritur filloi të frynte një erë e fortë prej detit. Por,kur u afrua pastruesi i parè njè burrè zeshkan, të merrte grumbullin e ta fuste në mbajtësen e plehrave, plehrat i shpërndau era e rruga sërish u mbush me gjethe e letra, të cilat fluturonin të ngritura nëpër ajër nga të mundnin. Të dy pastruesit rendën t’i mblidhnin me fshesat e gjata e era ua shpërndau sërish. Por, fshesaxhinjtë ishin të vendosur t’i mblidhnin patjetër, se kishin shumë punë për të bërë, ndaj vazhdonin të ndesheshin me erën, që ua bënte shumë të vështirë pastrimin e rrugève tè fshatit. Ndërsa, Maria, thërriste me sa kishte në kokë duke shkelur mbi gjethet në rrugën e sapo fshirë, e bënte sa me këmbë e me dorë nga fshesazhinjtë e kënaqur me lojën e erës që po i mundonte. Fshesaxhinjtè, se kishin mëndjen tek Maria, por, tek grumbulli që sapo ia kishte shpërndar sërish era, e u duhej të fillonin ta mblidhnin nga e para. Nga një zë radioje shpërndaheshin tingujt e një kënge, që ashtu si gjethet e pemëve e letrat e rrugëve shpërndaheshin nëpër ajër, pa mundur të kuptojë asnjë fjalë. Melisës, jeta iu duk si ky mëngjez i ftohtë, me erëra mizore e ajo, njësoj si fshesaxhinjtë e rrugës. Se, sa herë i mblidhte gjethet e halleve nëpër rrugët dimërore të ditëve të saj, frynte sërish një erë hidhërimi e fatkeqësie dhe ia shpërndante sërish gëzimet. Vuajtjet si ndaheshin në asnjë hap të jetës. Në analizat e gjakut që i kishin bërë djalit,(tashmë të rritur e i bërë trembëdhjetë vjeç), përgjigja i kishte dalë pozitive me sëmundjen e sheqerit. Me nivel të ulët të sheqerit në gjak dhe herë pas here me luhatje të madhe të sheqerit brënda ditës. Në mëngjes, niveli i sheqerit në gjak ishte i ulët, ndërsa në darkë ngrihej në nivele shumë të larta, e ai binte në komë diabetike. Megjithëse doktorin e kishte tek koka dhe me mjekimin që i bënte e nxirrte nga gjëndja, sëmundja sërish i përsëritej. Pra, djali kishte një sëmundje që do të vuante për gjithë jetën. Kjo ishte goditja më e madhe që kishte marrë në jetë. Të vetmen dritë syri që kishte dhe ajo nisi t’i venitej nëpër duar. Në Brunon e ndjeshëm e të mirë, gjurmët e streseve dhe vuajtjeve kishin bërë të vetën.
-Në rastin e djalit tënd i cili është rritur në kushte jo të mira familjare,(pra pa ushqime me sheqerna të tepërta), nuk është faktori ushqimor që e ka çuar në këtë sèmundje, por stresi i vazhdueshëm e i tejzgjatur,- i tha doktori. Mungesa e të atit e kishte munduar shumë djalin. Kurr, se hiqte nga mëndja, ndonëse kishte qënë dy vjeç kur e kishte parë për herë të fundit. Ai e mbante mënd mirë dhe e ndjente shumë moskthimin e tij. Kur nisi të rritej dilte shpesh bregut të detit e priste se mos i ati kthehej prej peshkimit dhe e takonte. Djalit, sikur i përsëriteshin vuajtjet e pritjes të së ëmës. Ngjarje të cilat i dinte mirë dhe e bënin dyfish të vuante. Nga i ati kishte trashëguar fytyrën e zeshkët e vetullat e zeza e të trasha, ndërsa nga Melisa shpirtin e ndjeshëm e sytë e ngrohtë. Trupin e kishte të hollë dhe jo shumë të gjatë. Një temperament të qetë e i mbyllur në vetvete. Për të tani kishte kaluar koha e fëmijërisë, kur luante me breshka, të cilave u gëzohej aq shumë kur i merrte në duar si lodra të çmuara të dhurura nga natyra. E ku kishte lodra kur lindi Brunua? Atëher kishte vetëm armë e bomba. Por, ai ishte i lumtur dhe pa lodrat që kanë me shumicë nipërit e mbesat tona. I mjaftonin breshkat. Mrekullohej pas ngjyrave të mbulesës së fortë të trupit të tyre si të pikturuara me dorë. Ndoshta, prej këtyre ngjyrave mori shtysën e parë e nisi të pikturonte që në fëmijërinë e tij të herëshme. Dilte faqe malit dhe vështronte me imtësi natyrën, ndërrimin e ngjyrave nëpër pemë, valëzat e bukura bregut të detit, peisazhin e mrekullushëm që e bente të ëndërronte për një jetë më të mirë. Çdo stinë me bukurinë e dukëshme e karakteristike të saj, la gjurmët e veta të pakthyeshme në shpirtin e ndjeshëm. Prapa çdo bukurie natyrore e fenomeni, ai nisi të shikonte e të kuptonte atë ç’ka nuk e shikonte syri i zakonshëm i njerëzve të tjerë. Dhe, filloi t’i hidhte në letër me laps duke nisur kështu të bënte pikturat e para. Piktura që megjithëse ishin të parat e befasuan Melisën dhe bënë të kuptonte, qè i biri kishte një dhunti të lindur për piktor. Ai me orë të tëra rrinte mbi
vizatime pa u lodhur dhe me një durim për ta patur zili. Aty e ndjente veten mirë, sepse sa herë që bënte ndonjë pikturè me laps, e bënte lehtë e pa u s’forcuar,pa ndjerë lodhje. I dilte prej shpirtit vetvetiu si një e tërë. Dhe gjithçka, si e shtyrë nga një forcë e brëndëshme, merrte një formë të caktuar e magjike, që të befasonte me përsosmërinë. Pikturat,ndonèse tè bèra me laps, sikur flisnin. Sikur kishin gojë e buzë që buzëqeshnin ëmbël. Ishin qënie të gjalla. Puna e bënte të harronte sëmundjen. Ëndërrat e dëshirat që i vlonin në gji i merrnin krahë dhe niseshin fluturim si fluturat në lëndina. Piktura ishte gjëja më e shtrenjtë për të. Ishte ushqimi shpirtëror që mjekonte e shëronte plagët e shpirtit. Ishte jeta e tij. Nisi të kishte besim te vetja dhe tek ajo ç’ka po bënte. Filloi ta jetonte jetën ashtu siç po i vinte, pa iu kundërvènë rrymës së tërbuar të lumit që zbriste nga mali i se kaluarës së hidhur. Jeta e deri atëherëshme kishte qënë ajo që kishte qënë. Ngjarjet e kaluara ai, si ndryshonte më dot. Nisi të rikuperonte gjurmët e lëna në shpirt nga kjo e kaluar. Kishte shumë shoqe e shokë që e donin dhe e respektonin. Ndaj, çdo ditë luante e qeshte me ta. Pinte rregullisht medikamentet që i jepte doktori, nuk hante ushqimet që i ishin ndaluar dhe mundohej të mos stresohej. Sikur donte të thoshte:
-Sëmundja ka punën e vet, unë punën time. Po bukuria e shpirtit të tij prej artisti nuk kalonte pa u rënë në sy vajzave. Ndonëse e dinin që ishte i sëmurë, si bletëza të vogla mblidheshin në bangën ku rrinte ai, për të thithur nektarin e ëmbël të shpirtit të tij. Dhe ato, kur i afroheshin sikur e shëronin. E ai fliste duke çelur petale fjalësh si lule fletëbardha nëpër degët e syve të tyre. Dhe mbas mësimit kthehej në shtëpi ku mësonte, bënte detyrat për të nesërmen dhe vizatonte duke mos dalë nga shtëpia se dimëri në Polika(Pollica) është shumë i ftohtë. Ndaj, rrinte pranë vatrës me nënën. Të gjitha shtëpitë në Polika(Pollica) janë të ndërtuara me oxhak. E ata të dy po rrinin pranë oxhaku të madh e të bukur të shtëpise së doktorit në dhomën që u ishte caktuar. Ishte mbasdite vonè, dhe Melisa mbasi kishte mbaruar gjithë punët e shtëpisë, ndezi zjarrin me drutë e çara nga Brunua një ditë më parë. Pastaj u ul dhe vet pranë të birit të ngrohte duart që i ishin tharë së ftohti nga të larët e rrobave e enëve. Brunua, sapo kishte kaluar një krize tjetër të sëmundjes dhe ndihej i lodhur dhe shumë i mërzitur. Melisa i vuri dorën në ballë për ta kontrolluar në se kishte temperaturë a jo, dhe kur e pa që ishte normalizuar i përkëdheli me dashuri flokët e zinj. Ktheu sytè nga vatra. Nisi të vështronte zjarrin qè iu duk si një Vezuv i vogël. Në fillim filloi të nxirrte tym, pastaj vërshuan flakët, të cilat sa vinin e lartësoheshin, sikur donin të pushtonin qiellin e t’i nxinin shpirtin e kaltër. Flaka përfshiu të gjitha drutë me një ngjyrë në fillim të bardhë. Ajo, sikur i përkëdhelte e i merrte me të mirë deri sa i përfshiu në një
djegie totale. Të dorëzuara e të ndezura mirë drutë sikur kërkonin vet të digjeshin duke kërcitur dhëmbët herë pas here, qè ajo s’dinte si ta merrte si kënaqësi djegie,apo amanet i zhdukjes.Sa vinte e flaka lartësohej më shumë duke kënduar një këngë zjarri me gjuhët e djegies e të zhdukjes. Sa më shumë lartesohej aq më shumë përhapej rrezja e nxehtësisë rreth vatrës e më shumë skuqeshin faqet e Brunos dhe Melisës. Sipas drurëve e shpejtësisë së djegies së tyre, ajo pa të ndryshonte dhe ngjyra e flakëve. Herë e bardhë, herë e verdhë, herë e kuqe e herë ngjyrë jeshile në të hirte. Dhe, kur kishin mbaruar së djeguri e flaka qe shuar, në vatër sërish me ngjyrë të kuqe mbetën thëngjinjtë, rreth të cilëve shumë shpejtë nisi të krijohej një shtresè hiri ngjyrë gri. Shtresè qè sa vinte e shtohej deri në shuarje të plot të zjarrit, duke lënë prej drurëve në vatër disa copëza thëngjinjësh të zinj.

 

miltiadh

Miltiadh Davidhi

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,889 hits

May 2023
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List