Poezi nga Menduh Leka

 
Poezi nga Menduh Leka
 
 
Të jesh në Vlorë
 
Të mjafton një gjysmëmendje për shtegtim
Një instikt kanjushash të verdha
Dhe dy reflekse gjymtyrore me kitarë
 
Nëpër atë distancë segmentale flakadan
Mund të ndalosh për të vjelë bardhësinë gjithëkah
Mund të flijosh veten si martir dashuror
 
Ajo s’është fragmentare nuk është vetëm jehonë
Përhumbje në heshtje në mijëvjeçarë
 
Ajo është ardhje kur ti shkon
Dhe është aty kur shpirtërat valojnë
 
Të jesh në Vlorë si darsmor
Nuk të mjaftojnë të gjithë flamujt e shpirtit
 
Kostumi që të veshet është afshror
Isoja që ia merr dhe ia jep
Flakërimës dhe valsit me llaftari…
 
Të mos jesh në Vlorë
Një epokë e tërë hamendjesh
Të grimcon si molëza si dilema që të vdes.
 
Për të rënë dashurisht në esencë harmonie
Kur çdo çast është rast i prekshëm deri në ekstazë
Në një Vlorë që joshë si orkestrinë valore labërisht
Në një koncert që është hyjnor
 
 
Ekuinoks ndjenjash
 
Nuk dua të të prishet grimi i buzëqeshjes
Në kraharor kur të përeken hemisferat afshërore
Yllësinë barte si mallëngjim të amshueshëm
Nostalgjinë si remineshencë jetësore
 
Ndreq grimin edhe pas dozës së parë të ekstazës
Përmendu se në një fluturim
Me grimca imazhesh do të bëjë jehonën
Nuk të lë të thyhesh të copëzohesh si pasqyrë
 
Hepohem duke kërcyer atë vals
Aureolë ndjenjash në ekuinoks celebrimi
Syvalë bëhu e fortë dhe svilo prajshëm
Kulmo në përtej dashurive
po deshe shkunde dhe amshimin
 
 
Metafora e pritjes
 
Sa gjatë ke që thurrë e qëndisë atë këmishë Syvalë
I molise edhe mijëvjeçarët
Vdiqën një nga një lakmitë e zilitë
Presin eunukët
Askund nuk përmenden më beqarët
 
Dashuria për mua
Krijoi metaforën e pritjes tektonike
Nga ëndrrat nuk po zgjohen më të dashuruarit
U çmendën edhe të marrët
 
Me fjalë e me të shkruar
Eteri kozmik po grimoset si ia ka ënda
Rënkojnë edhe linqet elektronike
Akullnajë jashtë e zjarrmi brenda
 
Ata që sot lodhen nga Pritja
Kjo jetë iu duket kot prore
E harruan se një Këmishë nëpër mijëvjeçarë thurret
Në një jetë e tej
Në një amshim e tej i jepet një trupi
I mishërohet një dore
 
 
Lutje X
 
Ma fal atë tis mejtimi
Ta vendosë në akuarium nostalgjie
Kostumet e shpirtit t’i arrnoj ,ma jep gjilpërën shigjetare
Leckat e dëshprimit nuk mund t’i bartë më fare
 
Po i lë mëngjeset që vetëm sytë e tu m’i sillnin
Gërshet bëri për kujtim të pritur
Eja nga ke shkuar kthehu nga je nisur
 
O merri të gjitha…oh merri…
Dhe shikimin dhe fjalët dhe këngët
Shpronsim të nënshkruaj
Nisu se po nisem
 
Ma fal atë hark shigjetari
Rekuizitë zemre ta qetësojë zjarrminë
Tej e tej ta përbijë flurudhën
Derisa amshimi të aterroj pa e takuar pendimin dhe lakminë
 
Unë nuk shkoj nuk arratisem
E pres solemnisht flijimin për hir të Dashurisë
Në kuvertë shpirtin do ta vendosë
Rekomandë do t’ia nisi në adresë edhe Perëndisë
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,889 hits

May 2023
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List