Poezi nga Anila Kananasi Karapidou
Na vodhën Shpresën…
Na vodhën agimin e ëndrrës.
Na prenë dorën e zgjatur të shpresës.
Ngrohtësinë e rrezes së diellit,
Nuk e lanë të depërtojë thellë zemrës.
Ajri u shprish nga erë gjaku,
Pranvera e ardhur u zbeh.
Fëmijët e lindur tek pragu mbetën,
Me shpresën e ëndrrës së nderë.
Në dallgët e detit e hollën,
Detit të Zi, të vërtetën.
U dehën, çakejtë e kohës,
Me vuajtjen, gëzimin, shpresën.
Dhe pyes..! Një ditë…A do të bëhet..!
Shqipëtaria dhe Shqipëria…!
Ky popull të mund të vendos,
I paqtë për fatet e tija.
Sa kohë që balozët e detit,
Gjarpërinjtë e tokës do të zvarriten.
Korbat ajrin do të çjerrin..,
Shqipëria e lodhur do të s’kërrmitet.
@Anila Kananasi Karapidou
Selanik




























Leave a Reply