Poezi nga Lewis Carroll (1832 –1898)
Mesazhi për Peshqit
Në dimër, me fushat zbardhëlluar,
Këndoj kët’ këngë për ëndjen tuaj —
Kur pyjet harlisen, në pranverë,
Do t’ju tregoj ç’mendoj kët’ herë.
Në verë, kur ditët janë të gjata,
Ndoshta e kuptoni ç’është kantata:
Në vjeshtë, kur gjethet janë të arta,
Shkruani me penë kallamarka.
Peshqve u dërgova një mesazh:
«Është kjo, ajo ç’ka dua», u thash
Dhe peshqit e vegjël aty në det
Më dërguan përgjigje shpejt
Përgjigjja e peshqve të vegjël qe:
«S’mund ta bëjmë, zotëri, sepse —»
U dërgova prap’ një njoftim të ri:
«Do ish më mirë të bindeni tani.»
Peshqit u përgjigjën, me ironi:
«Pse, ç’inat keni brenda në gji!»
Ua thashë një herë e dy herë:
S’dëgjonin, këshillat iknin n’erë.
Mora një kazan të madh e të ri,
Përshtatur për çfarë do bëja përsëri.
Zemra më hovte, më rrihte fort;
Mbusha ibrikun me ujë nga një pomp’.
Pastaj dikush erdhi edhe më tha:
«Peshqit e vegjël janë në shtrat.»
I thashë atij, me shumë qartësi:
«Atëherë duhet t’i zgjosh përsëri.»
E thashë shumë qartë dhe shumë fort;
I bërtita ia mbusha veshët përplot.
Por ish shumë krenar dhe mjaft i ngurtë ;
Më tha: «S’ke nevojë të bërtasësh kaq shumë!»
Ai ish krenar dhe i ngurtë, madje;
Më tha: «Do shkoja t’i zgjoja, nëse —»
Një hapëse tapash e mora nga rafti:
Shkova t’i çoja vetë, nga shtrati.
Kur vura re se ish kyçur dera,
E tërhoqa, e shtyva, trokita me shkelma.
Kur pashë se dera na ishte me lloz,
U përpoqa të rrotulloja dorezën, por —
Shënim i përkthyesit: Megjithëse poezia duket si fantazi fëmijërore, për njeriun që përpiqet të komunikojë me peshqit, ajo përmban satirën më të thellë të arrogancës njerëzore, sjelljes autoritare, kërkesave të paarsyeshme dhe absurditetit të përpjekjes, për t’u imponuar të tjerëve vullnetin e vet.
The Message to the Fish
In winter, when the fields are white,
I sing this song for your delight—
In spring, when woods are getting green,
I’ll try and tell you what I mean.
In summer, when the days are long,
Perhaps you’ll understand the song:
In autumn, when the leaves are brown,
Take pen and ink, and write it down.
I sent a message to the fish:
I told them “This is what I wish.”
The little fishes of the sea
They sent an answer back to me.
The little fishes’ answer was
“We cannot do it, sir, because—”
I sent to them again to say
“It will be better to obey.”
The fishes answered, with a grin,
“Why, what a temper you are in!”
I told them once, I told them twice:
They would not listen to advice.
I took a kettle large and new,
Fit for the deed I had to do.
My heart went hop, my heart went thump;
I filled the kettle at the pump.
Then some one came to me, and said,
“The little fishes are in bed.”
I said to him, I said it plain,
“Then you must wake them up again.”
I said it very loud and clear;
I went and shouted in his ear.
But he was very stiff and proud;
He said, “You needn’t shout so loud!”
And he was very proud and stiff;
He said, “I’d go and wake them, if—”
I took a corkscrew from the shelf:
I went to wake them up myself.
And when I found the door was locked,
I pulled and pushed, and kicked and knocked.
And when I found the door was shut,
I tried to turn the handle, but—
Shqipëroi: Alfred Kola
Korçë, 4 nëntor 2026




























Leave a Reply