VETËVRASJA E NJË POETI

 

VETËVRASJA E NJË POETI

 

(Fragment drame)

 

avdyli

Autori : Brahim Avdyli

 

 

-“I verbër nuk është ai që nuk sheh, por ai që nuk dëshiron të shikojë!”

 

 

 

Dhimitri Pilika, “Pellazgët, origjina jonë e mohuar”,

 

Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005, faqe 254.

 

 

 

-“Zeus, o Zot i Gjithëfuqishëm, o princ dodonas, ti, o Zeus pellazg, përëndi e kahershme që sundon mbi Dodonë, në këtë vend të ashpër të Sellëve…”

 

 

 

Homeri, “Iliada”, Kënga XVI, Vargjet 233-234.

 

 

 

-“Prindërit tanë të vjetër u quajtën arbën,…të cilën ne toskët, pas zakonit tonë të bëjmë n në r, e kthyem në arbër, si e përdorim edhe sot… Këtë fjalë romakët e kanë kthyer në alban, duke i thënë edhe vendit tonë (emrin) Albania, si e thonë edhe sot evropianët. Grekët e pastajmë na thanëavranitas, duke kthyer prapë l-në në r dhe nga kjo fjalë e grekëve turqit e kanë bërë fjalën arnaut, si na quajnë edhe sot… Kombi i tërë ka marrë emrin shqiptar e vendi ynë Shqipëri, fjalë të bëra prej shqipes, zogut të bekuar të Hyjit,…(që) e kishim edhe në flamur.”

 

 

 

Sami Frashëri, “Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç`do të bëhet”,

 

Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë 1980, faqe 28-29.

 

 

 

-“Pellazgët kishin një besë të bukur e vjershëtore. Besonin gjithë shenjat e natyrës e trupat e qiellit; i faleshin diellit, hënës, yjeve të mëdhenj, qiellit, reve, erës, detit dhe të tjerave. Vetëtima, gjëmimi, rrufeja e gjithë shenjat e natyrës ishin të shenjtëruara në sytë e tyre… Kjo besë, që quhet mitologji, është besë e të parëve prindërve tanë, pellazgëve”

 

 

Sami Frashëri, “Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç`do të bëhet”,

 

Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë 1980, faqe 30-31.

 

 

 

-“Grekët, si armiq e varrmihës të pellazgëve, nuk mund të trashëgojnë asnjë lidhje gjenetike me pellazgët…Trashëgimia origjinale, e papërlyer, e gjithë-mbarshme dhe intensive e pellazgëve, ndeshet ekskluzivisht, si faktor i mbrendshëm, vetëm në trojet shqiptare…”

 

 

Dhimitri Pilika, “Pellazgët, origjina jonë e mohuar”,

 

Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005, faqe 293.

 

 

 

-“Shqiptarët janë pasardhësit e pellazgëve, popullit më të moçëm të Evopës… Pellazgë, ilirë, arbër, alban, shqiptarë, janë pesë emra të ndryshëm, por që bartin të njëjtën vijimësi etnike, gjuhësore, kulturore, historikisht të pandër-prerë…”

 

 

Dhimitri Pilika, “Pellazgët, origjina jonë e mohuar”,

Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005, faqe 430.

 

Personazhet:

Zëri i parë i dialogut;

Zëri i dytë i dialogut;

Turma në prapavijë;

ZOTI I MADH PELLAZG;

NDIHMËS-ZOTI, pa emër;

Poeti, FLORIAN META– i cili,

në vepër mbahet si KRYEPERSONAZHI;

BURRI APO I PANJOHURI, 50 Vjeçar;

ENGJULLI/Vajza e vogël, e ardhur me të panjohurin;

TREGËTARI I TREGUT TË ZI, mbi 60 vjeç,

apo HAJNI/Djali i ish-Oficerit të RAJHUT;

PROFESORI, që e luan zërin e parë të dialogut;

Kundërshtari i tij;

Gazetari i studios;

E REJA e poetit;

PATRIOTI; nipi i madh i poetit;

GANIMETJA, mbesa e dytë e poetit;

PRANVERA, mbesa e vogël e poetit;

Turma në binë;

Personeli i kamerës

Pëllumbi; Qeni; dhe Maca;

Sorra rrëmbyese;

Zogjtë, etj.

 

PROLOG

 

Perdja mbahet dhe në prapavijë dëgjohen dy zëra, në një mjedis, duke u grindur me njëri-tjetrin, në një polemikë mes turmës. Turma duartroket, më shumë në përkrahësin e idesë kryesore.

 

Së pari, ndëgjohet një duarkrokitje, që bëhet e madhe. Pastaj, fillon polemika:

 

–   Ju thoni pa e konsultuar më parë gjithë poezinë botërore, me figuarat e saj të mrekulluara, me alegorinë moderne, që nuk është sot siç ishte përpara shekullit të 18 e 19, por që është njësoj një alegori moderne e mrekullueshme, përpolt me figura tjera, që janë zhvendosur pak nga pak, por që janë aty, sepse kritiku i vërtetë duhet të dijë si të lexojë midis rreshtave, ku nuk ka fjalë; me mataforat e shumta apo të kursyera, shprehjet metaforike, apo zëvendësimin e metaforës, që janë kulmi i poetikës së sotme moderne dhe nuk janë si poezitë pa kuptim, si ato që zëni ju në gojë, të kualifikuar si poezi abstrakte. Lirika e mirëfilltë, sipas jush, paska perënduar. Unë them këtë konsideratë me kuptimin e potë të fjalës, se lirika, pra poezia moderne, është edhe sot e kësaj dite e gjallë, madje më e theksuar në Evropë, sikurse në të gjitha vendet e tjera, për shembull, në Amerikë, në Amerikën latine, në Afrikë, në Azi e gjetiu…

 

–   Jo, jo, ju nuk e kuptoni këtë çështje të kritikës. Më fal, por e keni keqkuptuar dukshëm theksin e kritikës moderne evropiane, e cila thotë se lirika moti ka përënduar. Ajo nuk shkruhet fare. Poezia nuk është aspak një lirikë, si ato të kaluarat. Koha e lirikës ka shkuar me vetë shekujt e kaluar. Të themi shkurt: ajo është vetëvrarë…

 

–   Ju i besoni vetëm kritikës së njëanshme e zhurmëmadhe të sotme, që thekson se lirika paska vdekur apo paska perënduar. Poezia moderne është edhe lirika, që ka si metaforë p.sh.„lotët e luanit“, që ju nuk e kuptoni, sepse është një metaforë e përkryer. Luani nuk qanë me lotë, madje asnjëherë; ai është mbi gjallesat e tjera dhe një mbret i gjungllës. Por, të dëgjosh faktin që ai derdh lotët e tij në kohën bashkëkohore, duhet ta keshë të qartë se ku ka shkuar kjo botë bashkëkohore. Pra, Luani nuk qanë kot! Poezia moderne dhe lirika nuk kanë perënduar! Luani qanë sepse kjo botë që ti e quan „një botë moderne“ ka shkuar përtej të mundshmes dhe është shthurur; janë thyer të gjitha ligjet e natyrës e të botës. Luani në natyrë nuk qanë, por artistikisht, vendoset të qajë. E pse?! Luani qanë sepse e tërë bota perëndimore po shkon drejtë fundit…

 

–   Kjo është pallavër e vetkuptueshme, një vaj i juaji që nuk eksiston në botën moderne. Vaji i Luanit është qesharake. Luani nuk qanë. Kjo botë moderne është e materializuar dhe e civilizuar, deri në skaj. Shihet se ju nuk e njihni apo sa duhet vetë poezinë moderne.

 

 

–   Unë jam i kualifikuar dy-tri herë për poezinë moderne dhe jap ligjërata me të drejtë në Universitetet më të njohura të këtij vendi, në qendër të Evropës. Por, kjo nuk është objekt i temës sonë. Temë e polemikës sonë është lirika, të shihet se a ka vdekur ajo apo është e gjallë. Për këte, e kam marrë një poezi të njohur të poezisë moderne…

 

–   Ju e keni marrë një poezi, por unë po e marr poetucin, që se njeh asnjë njeri. Po e marr Kryepersonazhin e këtushëm!…

 

–   Po ky poet është poet i mirë, more! Çka thua!? Ai është i vendosur, sepse do ta vrasë vetveten. A e dini ju pse e vret vetveten?! Hëë! Sepse ate nuk e pranon as kombi i tij, as shoqëria, as familja, pa lere më se e „pranon“ njerëzimi apo kombet e tjera! Kush e kupton poezinë? Kush e kupton atë?! Dhe, ju më thuani mua, se paska vdekur lirika…

 

–   Ai është njeri i mjerë! Ai është dëm për atë vend, që se pranon bota! Vendi i tij është një oazë e mjerimit…

 

–   Janë shpifësat të tillë, jo bota! Poetin, e njeh bota. Por, kjo „botë“ që e quani ju „botë“, janë udhëheqësit e kësaj bote, dhe nuk shohin më largë përtej hundës së tyre. Ata nuk lejojnë të krijohet atdheu i lirë i poetit. Të marrim nga historia tokën autoktone, që sot e banojnë ata, do të na del se atdheu i tyre është pesë fish më tëpër se kjo provincë, ndërsa bashkë me Evropën, shumë më e madhe se ky shtet. Ai shtet që na shpallet si „shtet“, e mbanë vetëm emrin e armiqëve të shumtë kombëtarë. Poeti e ndjenë veten të zhgënjyer, na e thotë me vargje, ai e ndjen veten shumë keq! Kjo ështe një vetvrasje në ndërgjegje, në radhë të parë, e pastaj, vinë vrasjet e tjera. Këtu ka shumë vrasje! Ju nuk i kuptoni këto vrasje të shumëfishta…

 

–   Pse ti kuptoj unë këto vrasje simbolikisht? E kuptoj këtë që dihet, vetëvrasjen! Por, vetë, nuk pranoj një gjë të tillë! Madje, nuk e „njoh“ atë njeri as si poet, sepse poetët modernë janë kryesisht abstraktë. Shkarravitësi i ynë nuk ka kurrëfarë abstrakcioni…

 

–   Lere ti abstrakcionin, që e quan „poezi“! As vetë nuk e kupton, sepse kryesisht është një poezi abstrakte. Ty, fantazia, të lejohet. Shkruan andaj e këndej. Dhe, e quan vetë poetin se është „shkarravitës“! Por, le të shohim më parë, çka është poezia? Çka është poeti? Çka është kjo vetëvrasje? A është krejt simbolike, apo më e gjërë?!…

 

Turma brohorit, që vjen e bëhet më e madhe. Ajo duartroket fuqishëm.

 

–   Ti, po më plasaritë, po më copton, po më shfromëson! Nuk e kuptoj absolutisht, se për çka e ke fjalën. Le ta ndëgjojmë të vërtetën!

 

–   Le ta ndëgjojmë pra!…

 

Turma duartroket fuqishën. Dalëngadalë pushon dhe ngritet perdja.

PAMJA E DYTË (NATË E VONË)

Skena eshtë e njëjta si më parë, më e errësuar, që ndriçohet nga hëna. Llampa elektrike është ndalur dhe nuk shihet mirë pamja. Vie një i panjohur, si ai që e mbanëte vajzën e vogël përdore, por nuk i dallohen tërësisht rrobet, vetëm se janë të çelura. Nuk e mbanë republikën dhe vajza as qeni nuk janë së bashku me te, kështu që të jep përshtypjen se është tjetër njeri.

Skena e parë:

Vjen ngadalë i panjohuri dhe ulet në karrikën e tij. E shikon gjatë, pastaj i flet.

I PANJOHURI:

Në vend se të përshëndes, po të pyes, a kam mundësi që t`ju ndihmoj?

KRYEPERSONAZHI:

Jo, jo, nuk kam nevoje për ndihmë! Nuk kërkoj ndihmë! Po qëndroj këtu, sepse është më e përshtashme për mua. Të pashë që në fillim, sepse u ule në karrikën tënde. Por, dukesh se je një person i posaçëm, sepse të kisha thënë diçka tjetër…

I PANJOHURI:

Ah!… Është natë e vonë! Po afrohet mesnata!… Ky park është në periferi. Zakonisht, njerëz të dyshimtë vinë kaq vonë…

KRYEPERSONAZHI:

A mos qenkeni ju njëfarë polici apo bashkëpunëtor i polcisë, që më bëni pyetje të tilla?! Ka mundësi që të jeni i tillë, pasi qenkeni veshur mirë. Kështu, do me thënë se jeni „i zgjedhur“. Më së shumti, pleqtë e plakat e panjohura janë në këtë shërbim të pa paguar, por edhe të rinj…

I PANJOHURI:

Jo, jo! Nuk jam i tillë!… Sado që ka mjaft dhe të papaguar. Kam ardhur me „punë“ dhe po flas nën prizmin e punës. Nuk është punë me rrogë, por një „shtrëngim“ për ndihmë.

KRYEPERSONAZHI:

E pra, erdhe direkt në karriken time dhe ma bëre këtë pyetje. Prej nga e merr të drejtën të më pyesish, nëse kam nevojë për ndihmë?! Unë nuk kam trokitur shtëpi më shtëpi dhe as që kam dalë në rrugë për të kërkuar ndihme. Ashtu kërkohet „ndihma“!

I PANJOHURI:

Ah, jo, kurrsesi! Është e vërtetë se kërkojnë disa njerëz, por ka të tjerë që mbeten në pikë të hallit dhe madje në midis të rrugës, në park, në tramvajë, etj. Ata janë në pikë të hallit, por nuk guxojnë të mërzisin ndonjë njeri me hallet e tyre. Jam një njeri i privilegjuar në këtë detyrë dhe siç të dukem, edhe i veshur mirë…

KRYEPERSONAZHI:

I veshur, për bukuri! Flet ngadalë dhe me theksim! Ulesh në karriken time! Dhe, kërkon të më ndihmosh! Madje, rreth natës së vonë!! Kushtu dalin të gjithë njerëzit e ultë, kriminellët, pederët, tregetarët e tregut të zi, etj…

I PANJOHURI:

Mos i ngatërro gjërat dhe mos fol kësisojit, sepse mua nuk më duhen këso fjalësh! Jam një njeri i veçantë, tepër i veçantë, që s`të ka rastisur asnjëherë në këtë vend, apo të themi „të maleve të larta“, të takosh një njeri të tillë, si mua! Nuk jam as peder, as kriminel, as dallaverxhi, etj.! Nuk merrem me vajza të lëshuara apo të zënë ngushtë dhe nuk jam një tregëtar i zi, psh. shitës i drogës apo i gjërave të ndalura!! Po të kërkosh mija herë të takohesh me mua, nuk të vjen rasti të më takosh përsëri. Rasti është mbret i botës! Tjera herë, të ndodhë diçka tjetër. Unë nuk po flas se çka mund të ndodhë. Tani, siç thoni ju, të ka ardhur vera kah dera. Ke rastin të provosh…

KRYEPERSONAZHI:

E çka mund t`u ndihmoj juve, zotëri?!

I PANJOHURI:

Jo, unë erdha tek ju! Mos më përgjigjeni me të njëjtën pytje. Unë, të pyeta, thjeshtë, se çka mund t`u ndihmoj.

KRYEPERSONAZHI:

Asgjë! Thjeshte, asgjë!

I PANJOHURI:

Atëherë, paskam ardhur kot! Po ngritem, pra… (Bën përpjekje të ngritet.)

KRYEPERSONAZHI:

Prit, prit. The, se paske ardhur kot. Prej nga e dije këtë rrethanë? Kush të dërgoj?

I PANJOHURI:

Po e them me një fjalë, që të kuptohet, se direkt, më ka dërguar dikush me këtë vajzë të vogël. U desh, që të jem këtu… Rastësisht ndëgjova të qaheshe për poezinë, për letërsinë,… për artin, etj. Jeni një shkrimtar, apo jo?…

KRYEPERSONAZHI:

Eh, tani ja ke qëlluar!… Po. Jam shkrimtar, poet, etj. Tani, në këtë orë, nuk është koha të flitet shumë për poezinë. Nuk ka inspirim dhe fjalët që do të thuheshin për poezinë, më janë larguar të gjitha. Tani nuk jam për llafe të tilla. Ju e thatë vetë, nuk jeni i tillë! Prandaj, nuk kam çka flas…

I PANJOHURI:

Jo, jo, nuk do të flasësh për poezinë! Është koha e ligë dhe e di se fjalët e mirëfillta nuk të vinë. Nuk je në disponim për këso gjëra! E di. Por, më trego njëherë se si i ke shkruar veprat tuaja?!…

KRYEPERSONAZHI:

Si i kam shkruar veprat e mia?!!… Unë nuk kam kohë të flas për të gjitha këto vepra! Madje, nuk jam as i disponuar!!…

I PANJOHURI:

E di, e di. Mos më trego për të gjitha veprat tuaja! Por, më trego se si i ke shkruar psh. poezitë tuaja?…

KRYEPERSONAZHI:

Me të vërtëtë po më pyet kështu?!!

I PANJOHURI:

Po, po. Ashtu. Se, kjo më ndihmon që të të ndihmoj.

KRYEPERSONAZHI:

Aha!… Pra, po të them të vërtetën. Jam parasegjithash poet, dhe poet tepër i sinqertë! Motivet e mia i kam përjetuar si përjetime të sinqerta të një drame të thellë njerëzore… E kam thënë të vërtetën e tyre nga jeta, në mënyrë të bukur, te veçantë e të ndjeshme, kryesisht metaforike dhe alegorike… Ka edhe figura të tjera simbolike, por ndonjëherë ironi deri në sarkazmë, kur nuk kam mundur ta përtypë ndryshe të hidhurën jetë… Ka edhe demoralizim të jetësuar dhe vetmi…

I PANJOHURI:

Aha!ds… Kjo më pëlqenë!…

KRYEPERSONAZHI:

Por,… ato nuk ma kanë humbur tërësisht besimin e madhë në vete, Jetë, Gjithësi e Zot! E kam kuptur veten time sikur një njeri i dërguar prej Zotit që t`a përjetësoj dramën e popullit të vuajtur për liri dhe ta përcjell ate në formën më të përshtatshme tek njerëzit, që të mund të realizohej disponimi i gjërë i popullit tim për luftën çlrimtare…

I PANJOHURI:

E kuptoj. E kuptoj!… Kjo nuk u thuhet njerëzve tuaj, sepse e denigrojnë dhe ia humbin vleftën poezive tuaja… Mandej, ti e lidhë me luftën çlirimtare. E çka quhet „luftë çlirimtare“?… Gjithhsesi, kjo është një ndërlidhje e interesave klasore në rangun botëror dhe ti e merr si „luftë çlirimtare“ të populllit tënd.

KRYEPERSONAZHI:

Kjo është luftë çlirimtare e kombit tim të veçantë, në njërën pjesë të tokës së tij legjitime. Kjo nuk është aspak „lidhje e interesave klasore në rangun botëror“, si e thuani ju, zotëri!

I PANJOHURI:

Jo, jo! Nuk më keni kuptuar! Nuk e shihni këtë gjë, si unë. Kjo gjë që thuani ju nuk mund të thuhet për atë pjesë të popullit tuaj, i cili, po të ishte çliruar me të vërtetë, do  të ishte bashkuar me pjesën tjetër të atdheut!

KRYEPERSONAZHI:

Po, po! Ajo është çliruar nga okupatorët më të rrebtë që shihte njeriu në këtë dhé!…

I PANJOHURI:

Është çliruar nga klasa që e sundonte dhe që ishte një klasë më e rrebt se sa e mbretit, edhe pse quhej  „komuniste“! Pra, kjo ka të bëjë me çlirimin e klasës së madhe të popullit tuaj dhe nuk ka ndyshuar aspak kufijtë as për vendin tuaj, sado  që është njohur apo që është duke u njohur ndërkombëtarisht…

KRYEPERSONAZHI:

Ah! Me Juve nuk diskutohen lehtë këto gjëra! Ju i lidhni interesat klasore me luftën çlirimtare! Unë, nuk kam kohë të lidhem me luftën klasore! Më marrin së pari durim për të diskutuar e pastaj ma vjedhin tërë kohën, deri sa të bëhet mëngjes! A e dini se është natë e vonë? Nata po ecën, e Ju më nxjerrni e më tjerrni nga fjalët tuaja!…

I PANJOHURI:

Jo, nuk janë „fjalët e mija“! Pastaj, nuk e kam këtë diskutim „profesion“!…

KRYEPERSONAZHI:

E çfarë „profesioni“ keni?!

I PANJOHURI:

Çka u nevojitet profesioni im?! Nuk luan asnjë rol…

KRYEPERSONAZHI:

Ne po diskutojmë, madje diskutojmë për artin dhe poezinë!

I PANJOHURI:

Më falni, ne po diskutojmë për këto gjëra. Unë e kuptoj mirë poezinë, madje sikur e kuptojnë atë njerëzit e thjeshtë, siç i quani ju! Në të vërtetë, për tu shitur poezia duhet të jetë njëfarë „gënjeshtre“ e bukur, e thënë prej njerëzve të veçantë, që dinë çfarë thonë, dhe kur thonë „bukur“ diçka, ajo duhet të thuhet me të vërtetë e bukur. Atëherë, atë, duhet ta blejnë. Pra, poeti duhet të mendojë më mirë me kohën…

KKRYEPERSONAZI:

Ju e gjykoni këtë nga psikologjia e blerësist, jo si duhet të shkruhet poezia e mirëfilltë. Me „kohën“ mendon të ecë gazetaria, marketingu, firmat private dhe pjesërisht politika ditore. Jo poezia! A e kuptoni ju zotëri ndjenjën e veçantë të poezisë, edhe kur është fjala për ironi e sarkazmë?!

I PANJOHURI:

Këtu nuk ka vend për sinçeritet e fjalë të bukura, metaforike, simbolike, etj., pak për ironi e sarkazmë e vargje abstrakte! Njerëzit duhet të kenë talent të dinë se çfarë u shitet dhe si duhet thënë!… Nuk është koha të shitet „poezia e mirë“, lirika! Madje, thuhet se është tejkaluar lirika. Ajo, ka kohë që është tejkaluar, thonë!…

KRYEPERSONAZHI:

Ah, lirika jo, nuk është tejkaluar, zotëri! Ajo është gjallë dhe më e fuqishme. Unë jam poet i mirëfilltë lirik! Poezia ime është e thënë në mënyrë të veçantë, në sajë të vazhdimit të saj brez pas brezi, në të gjithë popujt, pra edhe këtu. Poezia është kulmi i artit, është herë-herë lirike, anipse thuhet sot me mjete të tjera artistike. Ajo çka thua ti për lirikën, nuk është plotësisht e vërtetë! Të paktën, unë, nuk e pranoj!…

I PANJOHURI:

Kuptojeni, si të doni. Për besë, edhe unë e kam peshuar këtë gjë, kur flas! Megjithate, e them të vërtetën: njerëzit duhet të dinë si u shitet ajo që e shkruajnë. Unë, për këtë po ju flas. Atëherë, ju nuk do të ishit të varfër! Kuptoni, unë e kam hallin tuaj!

KRYEPERSONAZHI:

Të lutem, thuaje, se për çka e keni fjalën. Po të ndëgjoj, pra! Dhe, sille në fund.

I PANJOHURI:

Por, prit pak, se po ta them. Pra, në këtë vend, nuk shkruhet „poezia e  mirëfilltë“, sepse nuk ka të holla, as nuk sjellë të holla, por letërsia e mirëfilltë tregëtare, pra drama dhe proza, në veçanti filmi. Filmi?! Do të duhej të kishe në radhë të parë kapital, apo të kishe një kuadër që i mbledhë këto të holla dhe që e xhiron! Pra, duhet të shkruaje diçka të atillë që i nxitë ata që kanë para të të japin dhe bëhen pjesëtarë të tij. Por, një gjë e tillë është shumë e komplikuar. Shumë më tepër se kjo që fola paraprakisht. Pra, nuk po foli më tutje. Unë e di këtë punë!…

KRYEPERSONAZHI:

Fol, fol, se po të dëgjoj, ndonëse kjo pjesë  është e gjatë dhe, siç thua,  e komplikuar. Edhe unë e njohë, sado pak! Populli im është në kulm të të keqes, bashkë me mua, si pjesëtar i tij. Duhej të prekej, të ndjehej e të shoh si është dhuna e madhe që e kishte pllakosur; të nxitej thellë e më thellë e të shndërroj ngadalë në një forcë që e kundërshtonte dhunën; deri sa populli të mësohej dhe të ngritej në luftë për t`u çliruar. Pikë së pari, u desh t`ia zgjoja ato ndjenja. Pra, nuk kisha kohë të studioja filmin e të merresha me te, dhe as me gjëra të tjera…

I PANJOHURI:

Po të shpjegoja se çka mund të bëhej e si mund të bëhej. Nuk të thashë se çka duhet të bëje. Tani, the se është çliruar populli i juaji, dhe ju jeni në maje të halleve…

KRYEPERSONAZHI:

Është diça tjetër këtu, zotëri. Besoj se nuk e njeh tërësisht të vërtetën time.

I PANJOHURI:

Po, ajo është diçka personale dhe unë nuk e njoh tërësisht. Por, nëse dëshiron, mund të shkoj, që tani! Nuk më ka detyruar ndonjë njeri të flas me juve gjëra të tilla! As nuk paguhem për këtë dialog të vonë dhe thënë më trup, nuk është koha të bëj dialogje, në një vend të tillë. Nuk e di nëse e kuptoni ju këtë punë! Shkurt, më thuani nëse doni të shkoj.

KRYEPRSONAZHI:

Po, po. E marr vesh. Atëherë, shkurt, vazhdo.

I PANJOHURI:

Mirë. Nëse do të dishë se çfarë më së miri shitet, atëherë, më së miri shiten romanet moderne, të ideve artificiale, si për shembull, triller, fantastike, fantastiko-psikologjike, socio-psikologjike, socio-politike, dhe, më thjeshtë, beletristika apo libra të përvojës personale, kur je një personalitet i madh, i veçantë, i botës. Me një fjalë, kjo është tërë ajo, që u intereson njerëzve…

KRYEPERSONAZHI:

Por, unë nuk kisha kohë t`u shkruaj njerëzve të mi për jetën time nëpër ndekjet e tilla të pushtetit; as për gjëra të ngjashme, por u shkruaja atyre alegorikisht për dhunën e tmerrshme të armiqëve tanë shumëshekullorë; armiqëve më të rrebtë që kishim, që nuk i kursenin mjetet dhe kohën në luftë për ta shkatërruar këtë popull, për ta nxjerrë e shkoqur nga  vendi dhe për t`ia marrë me çdo kusht territorin e tij…

I PANJOHURI:

Nuk dua të futem në politikë dhe nuk dua të diskutoj për atë, se a ke pasur të drejtë apo jo, por për gjëra profesionale tuajat dhe t`u ndihmoj sa të mundem, në këtë aspekt.

KRYEPERSONAZHI:

(Me keqardhje të madhe.)Ahu-uu! Në këtë aspekt? A mendoni se po ma merrni kohën kot së koti dhe koha kalëron!…

Skena e dytë:

Skena është e njëjtë, por i panjohuri ngritet nga skena e sillet në vend, duke u menduar, i mbshur frymë.  E mbanë dorën e majtë në mjeker dhe e kruan vazhdimisht, derisa mendon. Një pëllumb vie nga hapësira t`i bie në krahun e djathtë, por i panjohuri e largon.

I PAJOHURI:

Ish! Ish!… Nuk kam kohë të merrem me ty! Me le të qetë, të lutem!… Ndëgjo!…

KRYEPERSONAZHI:

Fol! Eja dhe ulu! Të dëgjoj…

I PANJOHURI:

(Ulet në vend, por trupin e kthen prej tij.) Këtu nuk shkruhet poezia! Nuk shitet poezia! Kush ka aq kohë sa t`ia qëllojë se çfarë ka dashur të thotë poeti me një gjuhë të veçantë?! Askush! Nuk ka kohë që t`i analizojë të gjitha ato që i thotë një njeri i veçantë njeriut të rëndomtë, që ne i themi shkurt „blerësit“. Ata përplasen çdo ditë për gjërat më elementare të jetës së tyre normale; për gjërat e nevojshme, të industrisë, etj. Pra, këtu nuk mund të shkruhet poezia, sepse ajo nuk mund të lexohet?! Janë njerëzit e lodhur nga përpjekjet e tyre të përditshme dhe nuk e kuptojnë poezinë!

KRYEPERSONAZHI:

Po. Njerëzimi po vuan për gjërat më elementare të tyre. Por, njerëzit e thjeshtë nuk kanë gjuhë t`i thonë ato që duan dhe nuk kanë zemër t`i përjetojnë. Shumica janë punëtorë. Unë jam tjetër. Përjetoj gjithëçka. Ato që i zgjedhë, i zgjedhë si përjetime të veçanta, si gjëra që u duhen pak më të drejta, më unikate dhe më të përgjithshme. Ato që i them, i them në mënyrën më të bukur, sa ti përjetojnë edhe ata, si përjetime të tyre. Ta gjëjnë veten e tyre midis poezisë sime. Dhe, këto nuk i them vetëm për ato gjëra që i preokupojnë të gjithë, por më shumë për gjërat që u mungojnë më së tepërmi atyre, psh. u mungon liria. E thashë njëherë se poezia është art. Ajo mund të jetë e shtrirë deri në prozë, në dramë, në gjithçka që quhet art. Dhe, poezia është art i fjalës, që shtrihet në gjinitë e bukura, pra në tërë letërsinë. A e kuptoni këtë punë, apo jo?!

I PANJOHURI:

Ti e the se poezia është „art i fjalës“. Unë e kuptova. Mirë. Të tregoj së pari çka i preokupon të gjithë njerëzit. Njerëzit i preokupon pasuria, prona, paraja, seksi. Sot, gjithnjë e më pak dashuria, intriga, në radhë të parë për dashuri, pastaj krimet politike, njerëzore dhe më shumë për para e sundim… etj. etj. Cili pret „një shekull“ deri sa t`ia shpjegosh atyre se si është krijuar tërë universi, bota, njerëzimi, popujt, kultura, njeriu, dhe parasegjithash Zoti?! Pra, nuk kanë kohë të presin një shekull, sepse nuk jetojnë vetë aq shumë. Njeriu mendon se këto janë përralla të shekujve të kaluar, për mbretin e vërtetë të botës së gjallë e të vdekur, që i thonë me një fjalë „Zot“, por njeriu nuk e sheh me sy! Pjesa më e madhe e njerëzimit beson vetëm në ato që i sheh. Pra, është pak i materializuar. Po flas për njerëzit e rëndomtë, sepse kjo gjë  është e qartë për mua, sikurse edhe për ju. Pra, askush se ka parë, vetëm se e ka ndier, supozuar, menduar Zotin. Për ata, duhet jetuar në mes të njerëzve dhe duhet menduar si ata. Përderisa të jetë në mes të njerëzve, njeriu duhet të gjykojë si njerëzit! Jeta lëviz shpejt përpara dhe nga viti në vit ndryshon. Më shumë i beson materiales, se sa ideales dhe abstraktes. Beson në vetvete. Më pak, beson në Zot. Ti shikojsh tërë filmat që shfaqen në kinema, dhe të kishe qenë dje në të gjitha kinematë, do ta gjëje se ka më pak njerëz që shkojnë sot në kinema dhe do ta kuptoje se të gjithë njerëzit kanë blerë, qoftë edhe me kredi televisione më moderne dhe i shikojnë në shtëpi! Por, cilët filma i shohin ata?! Gjithçka apo të veçantë?! Nëse i marrim filmat, atëherë ata i shohin më shumë triller, horror, aksion, dashuri, seks, etj…

KRYEPERSONAZHI:

Filmat…filmat… Kinemaja…televisioni… A je në vete?! Janë gënjeshtrat më të mira e më të shpifura! Janë gjërat e xhiruara aq mirë, sikur të kishin qenë „të vërteta“. Këtë nuk e thotë fjala e Zotit, as që thotë se kështu do të bëhen ato. Pse nuk e thuani ju këtë gjë?

I PANJOHURI:

Ngadalë, ngadalë! Prit njëherë, ndëgjo e pastaj fol! Fjala e Zotit është fjalë e vërtetë. Nuk e pata fjalën për fjalët e Zotit. Por, po flasim për ato që shiten.

KRYEPERSONAZHI:

Unë e di se këto janë gjërat që u shiten njerëzve: kriminelët, bandat, vrasjet, krimet, droga, dashuria që shitet e blehët nga ata që duan para, apo kanë para. E pra, nga kjo gjë po të pyes, ku është fjala e Zotit?!…

I PANJOHURI:

Ajo është në kisha dhe monumente të fesë! Por, pak kush ua vë veshin atyre në tërë atë punë që mundohen ta bëjnë, përveç vendosjen e njerëzve kundër njëri-tjetrit, që bëjnë ndonjëra fe. Këte e them nga përvoja. Ja, kjo është pasqyra e feve! Ndërsa puna jote është arti! Unë për art po flisja. Nëse ti e di se si është të bësh art që shitet, ke sukses të madh në jetë! E nuk nevojitet ta vrasësh veten, ta hjekësh nga jeta, për një çast! Për këte, ke ardhur në jetë! Jeta nuk kthehet menjëherë, siç shkon ajo! Ka rregulla të tjera për këto gjëra! Janë në dorën e tjetërkujt! (Ngritet nga karrika, sikur shkon.)

KRYEPRSONAZHI:

„Ta vrasësh veten!?“… A je në vete?! Nga ku more këtë të „vërtetë“, apo këtë „lajm“?… (E kap kokën e vet me duar.)

I PANJOHURI:

Nuk ka rëndësi nga dhe si i kam marrë vesh këto të dhëna. Por, e vërteta është kjo: nuk ke arësye të vrasësh veten!

KRYEPERSONAZHI:

„Nuk ke arësye të vrasësh veten“!… Jam i lodhur, sa nuk kam kohë që të mund të të shpjegoj…(E vë fytyrën në të dy duart, e kokën mbi gjunjë, se i dhemb dhe i ushton koka. Së mbrami, lëvizi kokën sikur e kishte kuptuar këtë punë.)… O i nderuar! Nuk ma the, nga e morre vesh këtë punë!…(Dhe, ashtu qëndroi, se po e ndjente veten të lodhur keq.)

I PANJOHURI:

(Pret pakëz në këmbë, luhat kokën, pastaj flet.) Tani,… nuk ka rëndësi të madhe kjo punë! Nuk të nevojitet fare, se prej nga e kam marrë vesh! A mos mendon se kam ndonjë interes të bisedoj me juve këso gjërash, që i biseduam në këtë orë të natës, kaq vonë?! Jo, pra. Dhe, mund të mos takohemi prap. Asnjëherë!… Por, të them një të vërtetë,… se nuk ke të drejtë t`ia marrësh vetes jetën, me kaq fëmijë, sepse nuk ta falë Zoti i Madh!…

KRYEPERSONAZHI:

(E mbanë kokën me duar, sepse po i dhemb.) Aahuu!…Mirë, mirë… Faleminderit! Jam shumë i rënduar!… I mora vesh, ato që the. Tani, koka po më dhemb. Më dhemb shumë, të lutem. Më le të qetë dhe ndoshta dikur më qetësohet!… Të lutem!… (E ulë kokën në duar të veta, si i përmbysur dhe ashtu qëndron.) Të lutem, më le të qetë!… Më duhen disa çaste fillikat me veten time dhe nuk mund të diskutojmë! Nuk kam durim të mëtutjeshëm, të merrem me këso gjërash!… Prandaj, më le të qetë, të lutem! Ti e di, kjo është çështja e ime!… Thjeshtë: është çështja e ime!… E veçantë! A kupton?!… Faleminderit, shumë faleminderit!…

I PANJOHURI:

Mirë, pra!… Mirë!… Po shkoj… Por, po ta them edhe njëherë: nuk ke arësye të vrasësh veten!Tani, e ke marrë vesh! Unë po shkoj. Mos më pyet as për emrin tim, sepse nuk ta them. Prandaj, po shkoj!… Mirë u pafshim!…

KRYEPERSONAZHI:

Ooff! (Pa lëvizur.) Atëherë, faleminderit!…Mirë u pafshim!…

(I Panjohuri ngrihet e shkon ngadalë. Kryepersonazhi rri me kokë në duar ashtu edhe për disa çaste.

Më vonë, ngritet dhe del nga skena. Sikur i ka rënë në mendje të kërkojë diçka…)

Skena e tretë:

Breg rrugës, që nuk shihet nga skena, dëgjohen disa rropullima gjërash, që kontrollohen në një kontenjer. Skena fillon me tregëtarin e zi, që kërkon andej e këndej dhe nuk vërehet kryepersonazhi, sado që ndëgjohet një rropullitje e madhe. Skena është e ndriçuar dobët.

TREGËTARI I ZI:

Ku je more djalë?!… Ku je, sepse më duhesh?! (Shikon andej e këndej.) Më thuaj, ku je?!

KRYEPERSONAZHI:

(Rropullon.) Këtu jam, këtu… Të lutem, çka po do prej meje?! (Rropulllon, më tutje.)

TREGËTARI I ZI:

(Bën me dorë nga vendi prapa të cilit ndëgjohet rropullitja.) Çka po bën, atje?!…

KRYEPERSONAZHI:

(Rropullon prapë.) Po kërkoj diçka!… E… nuk po e gjëj! (Vazhon të rropulloj më tutje.) Po ti, kush je?…

TREGËTARI I ZI:

Lere ti atë punë djalli, se më lodhe! Eja njëherë dhe do të më njohësh… Jam unë…

KRYEPERSONAZHI:

(Rropullon.) Nuk kam kohë për tu marrë me Juve! Mua më duhet një gjë, patjetër. Prandaj, e kërkoj këtu! Ti, këput qafën andej nga ke ardhur.

TREGËTARI I ZI:

Mos rropullo andej pari, sepse nuk e gjënë! Eja këtu e do të flasim! Të gjëj unë zgjidhjen!… (Ulet ngadalë.)

 

KRYEPERSONAZHI:

Mos më bëni presion, ju lutem, se po u zë e keqja! A e dini çka po flisni!!? (Rropullon edhe më tutje.)

TREGËTARI I ZI:

Po, po e di mirë! Madje, saktësisht!! Eja këtu të bisedojmë!…

KRYEPERSONAZHI:

(Pisket.) Ç`farë të bisedojmë?! Ë?! Më bëni presion a?!…

TREGËTARI I ZI:

Ah, jo për presion nuk bëhet fjalë. Unë isha këtu. Madje, tërë kohën… Dhe e di se çka dëshiron të bësh!…

KRYEPERSONAZHI:

Ah, po a?! Këtë e ditke, thua. (Pushon rrapëllima.) E çka do të bëj?!…

TREGËTARI I ZI:

(Pas pak, me zë ekstravagand.) Vetë-vra-sje!…

KRYEPERSONAZHI:

Aha!… (Pushon pak) E po, mirë. Erdha. Vetëm, kujdes se çfarë po bën!… (Pas pak, Kryepersonazhi shihet duke ardhur.)

Skena e katërt:

Skena është e njëjta: një copë parku me dy tri karrike dhe drunj në natyrë. Andej kah vjen kryepersonazhi, është një vijë drunjësh më të ultë, pra një seç i lashtë, që nuk e lënë të shihet rruga, prapa tyre.

Në të, ka një dalje të ndarë në rrugë. Pranë saj ndriçon një llampë elektrike.

KRYEPERSONAZHI:

(Duke ardhur.) Kush je ti që më thua, se e di çka dua!?…

TREGËTARI I ZI:

Po të mos e dija, nuk ta them! Jam ai tregëtari zotëri, që ka qëndruar deri sa përqyrreshe i ulur e vajtoje me zë në gjuhën tënde, por nuk vija, sepse më ngatërroheshin këtu, zotëriu dhe zonja e vogël! Të gjithë përqyrrjen tënde e kam përcjellur dhe më ka ikur tashmë durimi…

 

KRYEPERSONAZHI:

Po çfarë të nevojitej të qëndronit tërë kohën këtu e  të  mos largoheshit apo të shkonit në ndonjë dhomë e të fleni!…

TREGËTARI I ZI:

Më ka ndalur puna e juaj e mbrapshtë që t`ua bëj më të lehtë, sepse nuk do të isha ndalur…

KRYEPERSONAZHI:

Aha!… (Dhe ulet.) Më thua se e ke marrë vesh punën time, edhe pse është pëshpëritur në një gjuhë tjetër. Ku e dini se cila është puna ime „e mbrapshtë“, që thuani ju!..

TREGËTARI I ZI:

Natyrisht, se i kam marrë vesh „gjërat kryesore“ edhe pse ke folur në një gjuhë tjetër!

KRYEPERSONAZHI:

(E shikon përqudshëm.) Cilat jane ato?…

TREGETARI I ZI:

(Habitet.) Pse, i do të gjithat t`i ndëgjosh prej meje?!…

KRYEPERSONAZHI:

Ato kryesoret.

TREGËTARI I ZI:

Ti je poetuc i parëndësishëm, që si intereson askujt dhe që ka mbetur të përpëlitet me ato gjëra, që nuk thonë asgjë. Madje, as-gjëë! Nuk i interesojnë  as familjes suaj! E mua, as që më intereson se me çka merresh! Je njeriu më i pavlerëshëm dhe më i praptë që kam njohur ndonjëherë! …

KYEPERSONAZHI:

(Habitet.) Aahhaaa!!… Këto fjalë i ndëgjoj, për herë të parë, direkt nga ju!… (Mendohet.) Po e them „direkt“, sepse ju e kuptoni këtë gjë, meqë arrini të m`i pëshpëritni ballë për ballë!…

TREGËTARI I ZI:

Kështu thuhet për juve! Të gjithë!

KRYEPERSONAZHI:

(Me koncentrim.) „Të gjithë“! Kur e thuani këtë fjalë, e keni fjalën për llumin e shoqërisë suaj, dhe jo për tërë shoqërinë. Në fakt, janë pjesa më e vogël e shoqërisë që ju rrini me ta. Pra, nuk janë „e tërë shoqëria“! Por, nejse! E lëmë këtë punë dhe po kthehemi të ajo që duani të thoni.

TREGËTARI I ZI:

Larg qoftë! Ajo është ajka e shoqërisë sime dhe ti duhet të keshë koncept për ta vlerësuar këtë punë. Llumi i shoqërisë suaj, jeni vetë, dhe njëri nga ata. Unë, nuk kam kohë të merrem me këtë çështje.

KRYEPERSONAZHI:

Nuk jeni ju as i pari dhe as i fundit, që merreni me këso „temash të mëdha“! Në radhë të parë, aspak nuk ia keni qëlluar! Po e them shkurt: aspak!! Në radhë të dytë, jeni njeri që shitesh i „madhë“, por nuk e dalloni se nuk jeni të akceptuar prej shoqërisë së gjërë vendase, por vetëm asaj „shoqërie“ me të cilën rrini dhe u rrethon! (Më vendosmërisht.) Unë, nuk ua kam frikën aspak kërcënimeve dhe poshtërimeve tuaja!!… Të lutem, zgjohu prej kësaj kllape dhe ngritu e shko andej nga ke ardhur, sepse nuk i ndëgjoj dhe s`ua kam as kohën këtyre pollavrave të rëndonta! Mjaft më me këso pallavrash! (Edhe më vendosmërisht.) Ndoshta, më keni dëgjuar! Më vjen keq që jeni i vjetër, sepse nuk ua fal fjalët e tilla. Shkurt: fjalë të ndyta! Thjeshtë: ka mbaruar puna!…

TREGËTARI I ZI:

Ahu-uh! (E bën një gjest të rëndë padurimi dhe prepotence.) Thuaj çka të duash! As që më bëjnë përshtypje fjalët tua! Unë kam vetëm një çështje: nëse do ta vrasësh veten, siç po e kërkoje atje, (Bën me dorë drejtë vendit prej nga ka ardhur kryepersonazhi.) në kontenjer, diçka të tillë, dhe ta dërgosh veten në ferr, mund t`u ndihmoj t`a dërgosh në mënyrën më të sigurtë dhe më të lehtë. Leri ti dokrrat tua! Një gjë të tillë e kam vetëm unë, sepse kjo gjë është vetëm në dorën time. Thjeshtë, siç thua ti, e kam në dorë! Është tepër e vogël. Por, të kushton!… (Sikur imiton paratë, me gisht.)

KRYEPERSONAZHI:

(Mendohet.) Sipas teje, kjo më kushtuaka!… Ti, e paske në dorë. Madje, të më dërgosh në ferr.(E shikon prapë dhe mendohet.) E,… si është puna? Sa më kushton? Dhe,… çka është ajo?…

TREGËTARI I ZI:

Jo, mos deshe të shkosh në parajsë, kur e vret veten?!

KRYEPERSONAZHI:

Atëherë, ma trego „punën“ tënde, sepse nuk kam kohë.

TREGËTARI I ZI:

E po, është një gjë e vogël, sa një kokër hapash. Është e trashëguar nga babai im i ndershëm e luftëtar, ndjesë pastë, dhe po ta jap, sepse e di se te duhet. Por, nuk e di si do të paguani dhe a keni të holla të mjaftueshme?!

KRYERSONAZHI:

Kam të holla, por duhet ta di çka është dhe sa të kushton?

TREGËTARI I ZI:

Nuk ke para sa më duhen mua dhe nuk mund të paguash!

KRYEPERSONAZHI:

Po, po, kam  të holla, nuk do mend! Vetëm se ato janë në bankë. Nuk e kam marrë me mend se do të më dalë ndonjë hajn profesional, që këtu i quajnë zotërinj. Atyre u duhet kodi i kontonumrit tim, për t`i  nxjerrë parat. Por, më thuaj, sa të duhen? Dhe, çka është ajo, sepse unë e kuptoj shumë lehtë a është efikase dhe a ia vlenë rasti të paguaj.

TREGËTARI I ZI:

Shiko: nuk kam nerva të mira në këtë natë të merrem me ty dhe nuk jam hajn! E kuptove? Dhe, nuk ke në radhë të parë mjete të mjaftueshme!…

KRYEPERSONAZHI:

(Nxjerr kuletën nga xhepi dhe ia tregon, por duke e mbajtur fort me duar.) Në të vërtetë, këtu ka mjaft mjete, sa të duash!…

TREGËTARI I ZI:

(Ia shtyn dorën me duar të veten.)Mos u frigo nga unë, sepse nuk ta vjedh! Siç e shihni, jam tregëtar i ndershëm dhe një djalë i një oficeri të spikatur të Rajhut të Tretë, që në këtë vend ka pasur nder të ruhet prej fundrrinave të shoqërisë së mbushur me shtresa të përçmuara. Ka mbijetuar e vdekur me nder të madh, ndjesë pastë, duke na lënë pas vetes, djemtë të përkryer!…

KRYEPERSONAZHI:

(Pak me përçmim.) Do të thotë, oficer i Hitlerit qenka baba i juaj! E pra, po e them: ndje-së pa-stë!! Nuk kam arësye të futem kot në një polemikë me juve dhe as nuk kam çka bëj „tregëti“. Në radhë të parë nuk më thua çka janë ato dhe çka më shërbejnë!?…

TREGËTARI I ZI:

(Teper seriozisht.) Djalo, mos më ofendo, sepse më parë të lajmëroj te organet e këtushme dhe të marrin menjëherë e të dërgojnë në rrotë të së ëmës! Nuk të duhet gjë tjetër! I kam ndëgjuar të gjitha! A e kuptove këtë çështje!

KRYEPERSONAZHI:

(Edhe më tëpër seriozisht.) Po, nëse unë të lejoj të shkosh i gjallë te organet e policisë e të më lajmërosh. (Dhe i afrohet, i gatshëm, për ta kapur.)

TREGËTARI I ZI:

(E shikon çuditërisht, dhe vazhdon.) Nëse do ta vrasësh veten në mënyrë të përkryer dhe pa halle, po të ndihmoj në një mënyrë të përkryer! Por, do ta paguash më parë dhe unë menjëherë ta jap! Nuk ka nevojë të më ruash, sepse edhe këtë e di. Nuk do të shkoj tek organet dhe asnjeri!…(Nxjerr nga xhepi i mitonit të tij një hap të mbështjellur mirë dhe e ngrit lartë me krenari. Ai nuk shihet aq mirë, por vetëkuptohet.) Vetëm se kur të flasësh për babain tim, ndjesë pastë, duhet të luhesh nga vendi e të tregosh rrespsekt për te, sepse ai ka qenë me të vërtetë oficer i lartë i Hitlerit dhe në këtë vend ka jetuar me nder të madh! A e kupton këtë, apo jo?…

KRYERSONAZHI:

(Largohet pak dhe shikon me vemendje.)Në rregull, në rregull! Po e kuptoj!… (Pas pak i kthehet atij përsëri.) Sa kushton ai hap, sepse nuk e di sa të kushton? Nëse është i mbyllur hermetikisht, bën punë! Madje, nga lufta e dytë, edhe i mshelur, në kohën e tanishme, më duket se nuk bënë punë.

TREGËTARI I ZI:

(Qesh me ironi.) Dëgjo, djalo! Ai të lë vetëm disa sekunda të jetosh dhe vdes! Cak-carrak! V-d-e-s-ë!… A i ke lexuar dy faqe të historisë si janë vetëvrarë personalitete të njohura e të mëdha të historisë së Rajhut të Tretë?!…

KRYEPERSONAZHI:

I kam parë në filma dhe i kam studiuar… E di…

TREGËTARI I ZI:

E po atëherë, çka do tjetër?! Po të ndihmoj si është më së miri, e ti bën përpjekje të më ulësh poshtë, sa nuk bën! Ndoshta të ka përfshirë e të ka lodhur kjo çështje, sepse nuk të kisha falur?!…

KRYEPERSONAZHI:

Jo, jo, nuk më ka përfishire kjo çështje dhe nuk ke pse të më falësh, sepse nuk të lëshoj! Madje, kjo çështje, nuk është e jotja dhe më vjen mirë që kam mundësi të marr me vete, pra në ferr!…

TREGËTARI I ZI:

Ahaa! Do të më marrësh në „ferrin“ tënd! Edhe unë nuk po të lajmëroj te organet e policisë, në këtë natë të vonë, por ti dashke të më marrësh, në ferr! Ti e di: kjo është gjë e lehtë për mua! Por, në vend të kësaj, po të ndihmoj t`ia marrësh jetën vetes sate, sepse, edhe ashtu, ju të huajtë, na keni lodhur me të gjitha gjërat. Në radhë të parë, sa mund të fusni kokat tuaja në vendin tonë, vjedhni pasurinë tonë, pasuroheni ditën ose natën, i martoni për letra gratë tona, madje ato më të vjetërat, sepse të rejat i kanë të rinjët këtu. Ju, punoni në të gjitha punët, madje i zëni edhe pozitat e mira, por „drejtor“ nuk bëheni! Jemi vetë! Ju, na e keni prurë shpritin në fyt, me të gjëtha këto!

KRYEPERSONAZHI:

Aha!…(Ngritet nga ulësja. E prek ballin me dorë dhe sillet.) Po të them një gjë: nuk ke të drejtë të thuash këto gjëra që gazetat ditore dhe partitë ekstreme, sidomos të djathtat, i kanë zmadhuar dhe rritur çdo ditë e më shumë… Nuk kam kohë të futem në llugë, deri në fyt!

TREGËTARI I ZI:

Kjo është mëse e vërtetë, vetëm se e përmenda sipërfaqësisht. Jam i bindur me këso gjërash, që janë fakte dhe realitet në vendin tim, por, kjo gjë mjafton me kaq. Nuk dua as unë të diskutoj më tepër me ty! Është e kotë t`i zhvesh dhëmbët! Por, po i kthehemi çështjes, që kemi ngrehur më parë: ma jep karten tënde të bankës, me të gjitha paratë që ke; ma jep kartën e ditës apo abonamentin; këtë vetrofkë që e ke të re dhe këpucat tuaja të reja… Ah, sa e ke numrin e këmbës, sepse kjo më nevojitet.

KRYEPERSONAZHI:

(Habitet.) E çka dreçin të duhen këto gjëra: abonamenti, vetrofka, këpucat e mia të reja?! Pse të hyjnë në punë këto, bashkë me kartën time të bankës? A mos do të më plaçkitesh? Fol shkurt: sa kushton ai hap cianiti?

TREGËTARI I ZI:

Ah, jo! Ai kushton shumë! Shumë! Sa nuk ke para të mjaftueshme! Është raritet! Mercedesi i Rajhut kushton miliona, se lëre më hapi i Cianitit, në një gjendje të përkryer!…

KRYEPERSONAZHI:

Leri këto fjalë dhe më thuaj shkrurt, sa kushton një hap i cianitit dhe përse m`i merr të gjitha këto gjëra të nevojshme?!

TREGËTARI I ZI:

Shkur: këto gjëra nuk të nevojiten ty në botën tjetër. Pradaj, po ti marr unë. Sa për paratë, po ti marr të gjitha, madje sonte, sepse në mëngjes të marrin policia. Ti je i vdekur. Pastaj, banka i bllokon paratë tuaja. Çmimi i hapit të cianitit, të ruajtur nga babai im, ndjesë pastë, kushton më shtrenjtë se ti. Madje, nuk ke shumë para të paguash. Unë e marr me mend këtë çështje.

KRYEPERSONAZHI:

(Habitet.) Po, përse?!!…

TREGËTARI I ZI:

Po, pse pyet kot?!! Në mëngjes, sapo të marrin vesh, policia i merr këto me vete. Paratë u duhen atyre, sepse në fund të fundit, i mbyllin hetimet bashkë me gjyqtarët, me komunën do ta përgadisin kufomën, i marrin të hollat dhe i zbresin nga ato shpenzimet e tyre. Nëse nuk dalin, është familja e juaj dhe detyrohet të paguaj shtesën. E kuptove?!

KRYEPERSONAZHI:

Cilën çështje, e kuptova? Çka të nevojitet ty vetrofka ime, këpucat dhe numri i këmbës, abonamenti im, etj.?

TREGËTARI I ZI:

(Me ironi.)Do të përgadisim direkt e për në ferr! Ndaj, këto që ti marr unë, të pengojnë! Është me mirë që jesh lakuriq! Thjeshtë: l-a-k-u-r-i-q!…

KRYEPERSONAZHI:

Mirë pra, këpucat nuk ti jap!

TREGËTARI I ZI:

As unë nuk të jap pra hapin e cianitit! Shkoj nata! Dhe, shkova edhe unë!… (Bën të ngritet nga karrika.)

KRYEPERSONAZHI:

(Ngritet dhe ia vë dorën në krahun e djathë.) Prit, prit. Ti jap. Por,  a besohet në juve!?… Çka do të bëni ju?…

TREGËTARI I ZI:

(Prapë me ironi.) Jo, unë, asgjë nuk do të bëj! Vetëm se rri, shetis, kaloj në lokalet e mira pas mesnatës;… në lokalet me drita të kuqe, me vajza të reja, të bukura, bëj qejf… pi ndonjë pije të mirë… (Pak më seriozisht.) Me çka të merrem, pra?!

KRYEPERSONAZHI:

Jo, jo, më keqkuptove! Duhet të kem njëfarë garancie. Në radhë të parë, a ju  besohet juve, sepse unë do ta kryeja këtë punë edhe pa juve. A ka besë në hapin tuaj?

TREGËTARI I ZI:

Sigurisht se ka! Pesë sekunda të duhen!! Dhe,… përfundove! A e kupton? Cap-carrap! Shkove, pra!…

KRYEPERSONAZHI:

Mirë, pra!… (Fillon të heqë vetrofën dhe këpucat. Ia jep. Pastaj, abonamentin, etj. E shkruan në një letër kodin e kartës së bankës. Kartën e mbanë në dorën e majtë dhe dorën e djathtë e zgjatë drejtë tij.) Tani, ma jep hapin e cianitit!

TREGËTARI I ZI:

(I merr nga karrika gjërat e tij, i ven në krahun e majtë dhe këpucat i merr po me atë dorë)Uuf! Sa erë të keqe, lëshuakan! (Mbyll njëherë hundët, me dorën e djathtë. Pastaj e nxjerrë po me atë dorë nga xhepi i tij i mitonit hapin e cianinit dhe ia lëshon në dorën e zgjatur. Pastaj, ia merr kartën.) Ja ku e ke! Të përshëndes! (Duke u larguar me shpindë prej tij.) Lamtumirë!…

KRYEPERSONAZHI:

U pafshim në ndonjë jetë tjetër! Nëse e thotë Zoti!… (Ulë kokën dhe e përshëndet me dorë lart, si gjest nervoze.) Ciao!…

TREGËTARI I ZI:

 Ciao!!… (Përshëndet nga larg, me një gisht të shtrirë, të dorës së majtë, pasi i rrotullon këpucat, sikur përshëndesin ushtarakisht, por me dorë të kundërt.)

Skena e pestë:

Zhduket tregëtari i tregut të zi apo djali i Oficerit të Rajhut. Kryepersonazhi ndjehet i lodhur dhe ka pak të ftohtë pa vetrofkë e këpuca dhe ulet në karrike. Disa zogj e të mëdhenj i afrohen në drurin më të afërt. I vëren si me pahir.

KRYEPERSONAZHI:

Nuk kam kohë më tepër, për juve, o zogj e sorra!… Më në fund, më erdhi fundi… Pikërisht, fundi!… I erdhi fundi odiseadës sime!… (Shmon gjatë dhe bëhet sikur shikon qiellin dhe yjet.)Tani, e ka Zoti i Madh radhën e tij, atij i qofshim falë, së bashku me të gjithë zotrat e tij, të më shikojë dhe të më falë! I lutem shumë të më falë, të më falë! (E ka vendosur dorën e djathtë me hapin e cianitit, të mbështjellur në dorë, mbi zemër.) Nuk kam mundësi të jetoj më gjatë! Nuk durohen të ligat e kësaj bote! Nuk jetohet pa asnjë përkrahje! Nuk më përfillin asnjë për be, as fëmijet e mi! Nuk lënë të sendërtohet ajo që mendoja unë, sikurse më patët thënë ju! Nuk ka gjasa të punoj, kur më rrethon urrejtja kudo, pa arësye! Nuk mund të shkruaj gjëra qe nuk i lexojnë!…(Shmon edhe njëherë, thellë.) Zot i Madh, i Gjithëfuqishëm, i Gjithëdijshëm, i Gjithëmëshirshëm, të lutem, të lutem, vetëm ty, që të më falësh, sepse po më duhet të vras vetveten kështu, në këtë natë, në këtë orë, për një qëllim të caktuar, Ju jeni në dijeni të plotë të kësaj… Në qoftë se mua nuk më falë, të lutem, të lutem, i falë të gjithë sa janë të lidhur ne mua, fëmijët e mij, nipat e mbesat e mija që janë e do të jenë të lindur prej teje!! Pash hakun tënd, më fal, sepse nuk mundem!… (E dorën e djathtë, e shikon hapin e mbështjellur, pastaj e mbyllë pak dorën në prehër dhe flet.) Nuk e di se si do ta gjykojnë familja ime, miqtë e dikurshëm dhe armiqtë, brezat e shekujt!… Një gjë duhet ta kenë parasysh: i kam dorëzuar disa vepra në dy kopje, në arkivin e federatës dhe në një arkiv kantonal të një kantoni, por jo të këtij ku banoj… (Sorrat afrohen nëpër nëpër tokë, deri afër.)Ish moj, ish! Çka doni këtu, afër meje. A kam diçka të nevojshme për të ngrënë!… Eh! Çka thashë? Unë i kam menduar mirë edhe ato që bëra. Nëse njëra palë e veprave shkatërrohet, do të shpëtojnë të tjetrat… Do të vie koha kur do të gjykojnë njerëzit. Do ta gjykojnë vetvrasjen, pse e kam bërë? Do ti gjëjnë arësyet e dhëna në vepër. Dhe, të gjitha ato gjëra të lëna si ngjarje në veprat e mia. Por, nuk i kam lënë të gjtha arësyet që kam pasur unë, në këtë jetë. Për disa sosh, nuk ka qenë koha e duhur! Edhe kështu, njerëzimi do ti japë gjykimet e veta… Dhe, nisur prej tyre, ata do të gjykojnë edhe çështjet, edhe veten e tyre, edhe njerizit për rreth, kastat e klasat dhe të gjithë njerëzimin… (Afrohen edhe njëherë sorrat.) Ish moj, sorrë, se mjaft më!… Do të pëshpërisin e llomotisin armiqtë e shumtë. Do të shtojnë zërat e tyre të shumtë e të fuqishëm. Do të ndëgjohen njëherë vetëm këto zëra!… Por, do të vie koha e do ta shohin vetveten, do ta njohin të vërtetën. Do ta shohin ku janë ata e ku do të ishim ne… Nejse!! Lamtumirë o botë, o të dashurit e mi! (Fillon të qajë, me të madhe. Dikur pushon.) Lamtumirë o zogj fluturues, o botë e gjallë, bimë, bimë gjallesa e shtazë! Lamtumirë! (E hapë dorën, e zbulon hapin, e lëshon mbështjellësin dhe bëhet gati ta fytë në gojë, kur një sorrë e madhe befas fluturon prej pas karrikes e i bjen në dorë. Ai përpiqet të mbrohet, por i zhduket habi. Nuk e di a ja ka marrë sorra apo i ka rënë dikund.)Phu, të marrtë e mira! Phu, të rroftë e mallkuara! Phu, të rroftë djalli, larg qoftë prej meje! Ou, kuku nënë!… (Ngritet ta gjëjë nëpër tokë e pështillet andej-këndej.) O, medet për mua!… Unë kam mbetë pa të holla, pa rrobe, pa këpuca, me njëmijë të zeza, more! Po, a bëhet kështu!!! A cofe moj, të plastë e liga?! A po ke fluturuar më largë dhe nuk të shoh?! Edhe nëse të shoh, çka të bëj me veten! Ҫka të bëj! O ZOT!! Ҫka të bëj!… Ku u zhduke, more hap i cianitit?! Ku?!… (Duke e kërkuar hapin nëpër tokë, ndalet përfundimisht drita. Hëna ka përënduar. Është terrinë.) Ha-ah!… Edhe kjo na u dashtë! Medet për mua!… Për sonten, ka mbarruar puna! Ah! Më duhet të rri kështu! A duhet të kaloj tërë natën?!… Po, po, më duhet ta kaloj këtë natë! Jam mësuar me të ftohtit dhe natën nëpër parqe. Edhe në dimër, edhe në verë!… Kështu paska qenë e shkruar!… Natyrisht, i kam krahët e prerë dhe nuk kam ku të shkoj! Nuk kam mundësi të vras veten!… Duke e vrarë veten desha t`i vrasë edhe të tjerët!… P.sh. t`i vrasë armiqtë e mi!… Por, kështu, paska qenë e shkruar!… E martë djalli, e marrtë!… (Ashtu, i ulur, me të dy duart në kokë dhe duart e mbështura mbi gjunj, duket se e zë gjumi.)

 

Bie perdja.

 

 

PAMJA E TRETË (MËNGJES)

Skena e parë:

Kryepersonazhi është i shtrirë dhe i mbedhur shuk në karrike. Duart e tij i ka vendosur prapa kokës, këmbët i ka të zbathura tërësisht dhe vetrofkë nuk ka, vetëm këmishë. Dihet se ka pasur të ftohtë.

Është kohë e hershme e mengjesit. Zogjtë dëgjohen duke kënduar nëpër drunj. Kryepersonazhi mërrolet disa herë, sikur fiton përshtypjen se ka parë një ëndërr të thellë. Flet me zë të vetin, që dëgjohet…

KRYEPERSONAZHI:

Ku je mor djall i zi?!… Ty të kam kërkuar, tërë natën!! A nuk mendove se të zë!! Hëë!… (Lëviz sikur në gjumë. Shumë lëviz me dorë dhe përpak rrëzohet prej karrikës.)… Hë!… Sikur kërkon të të liroj! Kërkon prap të të liroj! Por, ku i le gjërat e mija, qen! Qen bir qeni!! Ku i lë?! Fol, se të shkatërrova!! (Lëviz me trup dhe dihet se është në një ëndërr të trishtueshme.)… Fol, bre qen!! Tërë kohën kishe një bisedë false dhe nuk kisha kohë t`a kundërshtoj. Po të kisha kohë, do të merresha me ato që i bluaje në mendjen tënde tipike! Ku i ke lënë gjërat e mija?! Ku i ke lënë?! Çka ke bërë me konton time në bankë?! Më thuaj, qen bir qeni! Më thuaj, se të shkatërrova!! A e di kend e ke gënjyer?! (Lëvizë me tërë trup dhe përpak sa nuk rrëzohet prej karrike.)… A i ke shpenzuar paratë?! Hëë!… Ku e le vetrofkën, këpucët?!… Oh!… (Duket sikur ëndërra të ketë marrë një rrjedhë jo normale. Pas pak, ai u qetësua. Dikur, e nxjerrë njëfarë buzëqeshje, e cila me kohë kthehet në buzëqeshje të mirëfilltë. Në fillin, nuk dihet saktësisht për ëndërren.)Oh,… sa bukur!… I shoh ëngjujt të zbresin nga qielli!!… Kjo është për mua… një natë e ja-shtë-za-ko-nshme!!… Ku do ta shkruaj këtë rast, që të mos e harroj?!… Ah! M`i ke sjellur të gjitha gjërat e mia!… Po, po… I paske të gjitha!… Edhe karta e bankës! Edhe këpucat! Edhe vetrofkën!… Mrekulli!… Për Zotën, mrekulli! Mendova se kam mbetur pa këto gjëra të miat. Tani, faleminderit shumë prej Zotit të Madh, të Gjithëfuqishëm, të Gjithëdijshëm e të Gjithëmëshirshëm, që ju ka ndihmuar të m`i sillni të gjitha këto!!… Ju lutem, më tregoni, a është shpenzuar prej atij laneti kontoja ime e bankës?…. Ah! Shumë bukur!!… (Pas pak, zgjohet dhe ngritet ngadalë, shumë ngadalë. Duket sikur i hapë sytë. Ngritet në pozicionin e ulur, në karrike, fërkon duart, krahët dhe trupin. Është një ngritje tepër e veçantë, sikur një makinë e ngadalshme apo një robot. Dihet, se u zgjua pas ëndërrës. Sikur nëpër gjysëm-gjumë shikon përrreth më kot të gjëjë gjërat e tij, të cilat, i pa në ëndërr. Pas pak, fillon të flasë. Ngadalë, në filim.) Si duket,… nuk paska… këtu… asgjë të përbashkët me ëndërrën!… Nuk e di nëse jam në ëndërr, apo jo! (Fërkon me duar krahët dhe trupin.) Jam gjysëm i zgjuar dhe gjysëm në gjumë. Apo, gjysëm në ëndërr… Jam lakuriq, pa asgjë! As nuk mund të qaj dhe as nuk mund të qesh! E ku mund të qesh? Me veten?!!… Jo! E kam merituar një shtytje të këtillë! E kam merituar!… Sepse, kam qenë prej fillimit kështu: i shpërdoruar, i vetëm, i përbuzur, i urrejtur, i  përzënë!… Sa keq, për mua! Më vjen ndot, nga njëra anë!… Ndonëherë, më pëlcet zemra! Si nuk pëlcet?! Le të pëlcasë! Pastaj, vdiça! Por,… ajo nuk pëlcet nga të gjitha të këqijat, që më vinë, njëra pas tjetrës!… E, çka të bëj?! Jam kështu, siç jam!… Po e pres ditën, se do të sjellë ndonjë rrotullim. Edhe unë, do të gjëj ndonjë zgjidhje. Po e them shkurt „zgjidhje“, sepse nuk është me të vërtetë zgjidhje. Zgjidhja e ime ishte një çthurrje e plotë e rrotullim i kësaj bote!… Ah! Kush i dëgjon fjalët e mia?  Prandaj, më duhet t`a filloj jetën përsëri, nga zero e minus! Phu, shumë ndër minus! Jetën, po them, sepse kjo nuk është jetë e mirëfilltë! Është pra të jetuarit me pahir deri në fund!… (E ul kokën, sikur në gjumë. Pas pak flet.) Ashtu!… Duhet ta pres ditën! Hëë! Populli thotë: dita e re, nafaka e re! Pra, fati i ri!… Fati i im!… Pres!… Gjysëm në gjumë e gjysem i zgjuar… (Pas pak, kalamendet në gjumë, ashtu i ulur, me kokë poshtë, sado që deshi të flasë.)

Skena e dytë:

Pas pak, nëpër park, shihet të vie një zotëri, afër 50 viteve, që mbante nën krahë një gazetë të madhe si TAGESANZEIGER (Gazeta e ditës), dhe një çantë karrtoni të mbushur me gjëra të ndryshme, që është tani e mbuluar. E mbanë në dorën e djathtë. Në kokë ka një republikë të bukur. Ai vjen aty me një vajzë të bukur e lozonjare, duke e mbajtur për dorën e majtë. Pas tyre, ec një qen i bukur, si ai që e kishte parë natën e kaluar. U habit, me ndjenjat e tij…

Kryepersonazhin, vajza e vogël, e shikon vazhdimisht dhe buzëqesh, si për ta përshëndetur. Zotëria ulet dhe bëhet sikur lexon gazetën, gjoja i shkujdesur, me kurriz të kryer kah ai. Sikur flet diçka me vajzën. Vajza, si  duke luajtur, hypë me këmbë në ulësen e kthyer kah personazhi kryesor, duke buzëqeshur. Ka në dorën e djathtë një qese najloni me sheqerka dhe në dorën e majtë mbanë një kukull. Nganjëherë, e lëshon kukullën në ulëse dhe merr nga një karramele. Pas pak, zbret ngadalë nga ulësja dhe vjen duke kërcyer si në njëren këmbë te karrika e kryepersonazhit dhe ulet përskaj tij. Kryepersonazhi e shikon gjatë dhe ëmbël, pastaj flet.

KRYEPERSONAZHI:

Mirëmëngjes, vajzë e bukur! Paske një kukull të bukur! Oh, … paske majft sheqerka e karramele të ndryshme!

VAJZA E VOGËL:

(Pasi e lëshon kukullën në karrike) Mirëmëgjes! Po, kam. A do një?

KRYEPERSONAZHI:

Joo, nuk bën ti marr prej teje! Ti je fëmijë. Unë, nuk i kam shkuar askujt dhe asnjë fëmije duarthatë!…

VAJZA E VOGËL:

E di, e di. Ti nuk i ke shkuar asnjë fëmije pa ndonjë dhuratë.

KRYEPERSONAZHI:

(I habitur.) Vërtetë?!… Si e dini ju këtë?

VAJZA E VOGËL:

Ah!… ( E mbyll njërin sy dhe e shikon ate.) Ashtu! Ti i do fëmijët. Madje, edhe kur nuk janë të bardhë si unë.

KRYEPERSONAZHI:

Auu! Më befasove! Patjetër që i dua fëmijët! Ngjyra nuk luan rol. I shikon këto sheqerka? Provo të bardhën apo të mbyllten, bojëkafe! Apo karramelën! E kanë të njëjtën shije të ëmbël. (Buzëqesh, sikur pyet dhe mbledh krahët.) Pra, edhe fëmijët, kështu janë…

VAJZA E VOGËL:

Po. (Buzëqesh.) Gjithsesi. Ngjyra është dhuratë e zotit.

KRYEPERSONAZHI:

Fëmijët e mi janë të bardhë, kështu si ti, por disa i kanë flokët e zi, si unë…

VAJZA E VOGËL:

E di, e di!… (Rudh njërin sy dhe e shikon sikur do të pyes diçka serioze.) A beson në Zot?

KRYEPERSONAZHI:

Po, si jo! Besoj. Fort besoj në Zotin!… Dhe kam besuar edhe në drejtesinë e Zotit, që duhet të jetë shembull ndër ne, njerëzit. Duhet të përpiqemi vetë, që të sendërtohet drejtësia, sipas shëmbullit të Zotit.

VAJZA E VOGËL:

(Duke e mbyllur njërin sy e duke lakuar kokën, ngadalë.)  Këtë gjë e kuptoj pak, më pak, se juve e thatë… Të gjithë njerëzit duhet të trajtohen njësoj. Të kenë të drejta të barabarta. Ta duan njëri-tjertrin… Nese kjo është drejtësia, atëherë të gjithë njerëzit duhet të kenë të drejtë në çdo vend. Por, këtë nuk e di se sa e kuptojnë të tjerët, që thonë për çdo ditë se shteti prej shtetit ka dallime të mëdha…

KRYEPERSONAZHI:

Po! Ti e the me pak fjalë, ate qe e thashë unë. Super! E shikon, ti je sikur një engjull!

VAJZA E VOGËL:

(E bindur, në vetvete.)Sigurisht se jam unë, engjulli!

KRYEPERSONAZHI:

(I habitur.) Ah! Vërtetë!… Ai vie nga qielli…

VAJZA E VOGËL:

(Duke e ndarë në rrokje.) Unë-jam- e-ngju-lli.

KRYEPERSONAZHI:

Mirë, pra! (Zihet ngushtë dhe bën përpjekje, duke lëvizur prej vendit të tij, për të shpjeguar.)E zëmë sikur je e këtillë… Do të kishte zbritur nga qielli e nuk do të kishte ardhur si njeri, të ecë për toke!

VAJZA E VOGËL:

Ah, jo! Në këtë kohë edhe engjujt ecin sikur njerëzit dhe janë midis tyre! (Buzëqesh, pa sherr.)

KRYEPERSONAZHI:

Oh!… (E shikon vajzën në mënyrë studiuse. Por, ajo nuk e ndalë të qeshurën.) Gëzohem pra me këtë lidhje!… (Edhe ai qesh.)

VAJZA E VOGËL:

(Seriozisht.) Për çka gëzohesh?

KRYEPERSONAZHI:

(Mendohet, seriozisht. ) E pra, që mund të flas me ty.

VAJZA E VOGËL:

Po, mirë! (Seriozisht.) Këtë e doja dhe unë.

KRYEPERSONAZHI:

(Sikur në lojë, përmes gjestikullimit të një Zotërie.) Atëherë, çka mund të bëjë për Ju, ëngjëllushka e ime?

VAJZA E VOGËL:

Po, për mua… (Duke ulur sytë teposhtë, me shikim të humbur në kukullën e saj.) Asgjë!… Unë… vetëm luaj këtu…

KRYEPERSONAZHI:

…Dhe, unë, dua që të flas me ty, edhe pse… nuk jam në një gjendje fort të rregullt! (Bën me dorë nga këmbët e zbathura, mungesa e vetrofkës, etj. si në shenjë të asaj që ka ndodhur natën e kaluar.)

VAJZA E VOGËL:

(Sikur e zënë në faj, duke dredhur qesen e sheqerkave.) Edhe unë nuk jam në një gjendje të mirë, sepse është herët…por, këtë që e thua, e dimë.

KRYEPERSONAZHI:

Ah, si e dini ju?! (Dhe bën me dorë nga të dy karriket, sikur kërkon një njeri.)

VAJZA E VOGËL:

(Qesh, si në pafajësi.)Këtë, e di njeriu i mirë.

KRYEPERSONAZHI:

(Habitet.) Njeriu i mirë!!… (Shikon e bën me dorë nga njeriu me shpindë të kthyer nga ai ku ishte vajza e vogël përskaj tij, dhe qeni, që kishin ardhur së bashku. Nuk i bëhet të besojë.)… Po, si e dini ju?!

VAJZA E VOGËL:

E dimë, e dimë!… (Seriozisht.) Ti ke kaluar natën këtu. Kjo nuk është mirë! Ke mundur të ftohesh gjatë tërë natës, pa mbulesë! Edhe ndër të tjera, është ftohtë dhe mjaft fortë në karrike!…

KRYEPERSOPNAZHI:

Ou!… Ja ke qëlluar!… (Mendohet.) S`më mbet tjetër, pos kësaj.

VAJZA E VOGËL:

(E mbyllë syrin, sikur seriozisht flet.) Jo, jo!… (Duke pështjellë sheqerkat, pa nevojë.) Ti, deshe vetë kështu! Sepse…

KRYEPERSONAZHI:

Ou!… (Habitet, edhe njëherë. Por, në vend se të flasë, e nxiti vajzën.) Të lutem, vazhdo më tutje!

VAJZA E VOGËL:

Ke dashur ta mbytësh veten!…

KRYEPERSONAZHI:

(I befasuar.) Oh!… Si e ke ditur ti këtë çështje?!

VAJZA E VOGËL:

(Këmbëngulëse.) Unë të thashë: jam një Engjull! I di të gjitha!…

KRYEPERSONAZHI:

(Prap, i befasuar.) Atëherë, e di për shembull,… se si kam mbetur pa asgjë: pa të holla; pa kartën e Bankës; pa vetrofkë; pa këpuca; pa abonament;… të gjitha!? ( E shikon veten sikur e ka pyetur vajzën e vogël.)

VAJZA E VOGËL:

(Lëviz kokën poshtë e lartë, në shenjë pohimi.) Ëhë!… Ashtu është.

KRYEPERSONAZHI:

(Shumë i befasuar me këto gjëra.) Atëherë, … më thuaj të lutem,… si mund ti marr prap të hollat e mija?!… Së pakut, të më jenë shpëtuar nga Banka. Atje, kam pasur konton time… Ah!… Dhe të tjera!… Një parë këpucë… një Biletë Ditore për tërë Kryeqendrën… Vetrofka ime!… Nuk po i them gjërat e tjera, sepse duhet ta dish!…

VAJZA E VOGËL:

(Pas pak, duke e shikuar me njërin sy të mbyllur.)A nuk mund t`a dishë?!…

KRYEPERSONAZHI:

(I ngrit duar lartë.)Më fal! Unë nuk e di! Jam si në ëndërr, sado që jetoj!…

VAJZA E VOGËL:

(Lëviz kokën, pak si në të majtë.) S`ka gjë! (Shikon në drejtim të karrikës përballë.) A e sheh?… Do të vie, … një Burrë, i botës së përtejme, … si ky që ua zë syri,  e do t`ua sjellë këto gjëra… Por, mos ke frigë, as qudi! Duket sikur është njeri i zakonshëm…

KRYEPERSONAZHI:

(I çuditur.) Si?!!…

VAJZA E VOGËL:

(I ndrydh sheqerkat, si e zënë në faj.) Po. Burri është! Ti, vetëm kësaj here do ta takosh. Do t`ua sjellë këto gjëra!… Më vonë, edhe po të duash, nuk do ta takosh, asnjëherë!…

KRYEPERSONAZHI:

(Prap, i befasuar. Fërkon sytë.) Vërtetë?!… Burri, thua!?…

VAJZA E VOGËL:

Po, po! Burri është!

KRYEPERSONAZHI:

(I befasuar shumë.) Pirro Molosi, apo Pirro Burri ka qenë një nga burrat e vërtetë, që na kanë udhëhequr, ndër luftërat e pa pushim! Ka shumë Burr-a. Ndër të parët, është Pirro Burri! A e di ti se Gjergj Kastrioti-Skendërbeu i ka pasur në përkrenare shejat e tij! Princ nga pricërit ishte, një perandor!!… Në këtë shtet jetojnë 25`000 njerëz me të tillë, me një mbiemër të padryshuar nga mijëvjeçarët!… Po të flas kot, sepse nuk e njeh historinë e vërtetë!…

VAJZA E VOGËL:

(E zënë ngushtë.) Unë nuk e di çka thua ti, por ai është Burri!

KRYEPERSONAZHI:

Lere, lere, sepse të kuptova! Por, ti… Më fal! Ju thashë „ti“. Ju, më thuani, se asnjëherë tjetër nuk mund ta takoj?!…

VAJZA E VOGËL:

(I rrudhë krahët.) Ashtu më kanë thënë!

KRYEPERSONAZHI:

E juve?! A mund t`u shoh, ndonjëherë tjetër?

VAJZA E VOGËL:

(Qesh, si e gëzuar.) Mua, do të më kesh tërë jetën pranë! (Qesh prapë.) Por, mos harro të më blesh kukulla!… Edhe zogj! Edhe Sheqerka!… Gjithçka!…

KRYEPERSONAZHI:

(I tronditur, sepse logjikon përtej të vërtetës, pra abstakisht, edhe pse nuk e thotë drejtëpërdrejtë kjo vajzë e vogël apo Engjëllushkë. Është në një gjendje midis realitetit dhe abstraktes: të besojë apo të mos besoj. I duket, sikur është në gjumë, prandaj, i fërkon të dy sytë. I bëhet, sikur nuk është i zgjuar, por e sheh në ëndërr.)Ou!… Po të kisha mundësi, do t`i bleja të gjitha!… Ku e di unë, çdo të më sjellë e ardhmja!!…

VAJZA E VOGËL:

(Si e zënë në faj.) Unë nuk e di këtë punë! Por, vetëm e di se do të jem pranë teje, gjithë jetën!…

KRYEPERSONAZHI:

As unë nuk i kuptoj drejtë këto fjalë apo ndoshta më duket se ende jam në gjumë! (Fërkon edhe njëherë sytë, si për tu zgjuar.) Thua, se do të jeshë gjithë jetën?! Pranë meje?!!…

VAJZA E VOGËL:

(Ngritet dhe e zë për dorë.) Jo, jo! Ti je i zgjuar! Këtë e di. Po i fërkon sytë, pa nevojë!… Ashtu më kanë thënë, se do të jem pranë teje, gjithë jetën.

KRYEPERSONAZHI:

Më fal!!… Edhe pse gëzohem shumë, prapë nuk e di si do ta përjetoj!… Më duket, sikur jam në ëndërr!…

VAJZA E VOGËL:

(Ulet prapë në vendin e  saj.) Ti je… i zgjuar!…

KRYEPERSONAZHI:

(I hapë duart përpara, sikur lutet.)Atëherë, ku do t`ia fillojmë?

VAJZA E VOGËL:

Atje! Ku e lamë! Te gjërat e tua!

KRYEPERSONAZHI:

Ah! Po… (Qesh.) E ke gjetur!…

VAJZA E VOGËL:

Mbrëmë, i ke dhënë këto gjëra. (Dhe ia shikon këmbët e zbathura.) Por, s`ka gjë! Do të jetë një befasi dhe do t`i marrësh përsëri. Tjetër herë, duhet të kesh kujdes! Nata sjellë vetëm të këqija!…

KRYEPERSONAZHI:

(I befasuar.) A-ha!!… Po ti i ditke të gjitha punët dhe të vërtetat!! Edhe vajin tim të mbrëmshëm, e ditke?!…

VAJZA E VOGËL:

Sigurisht, sepse sot nuk do t`i kishe kështu sytë e ajur!

KRYEPERSONAZHI:

(I prek sytë me duar, si për tu bindur.) Janë të ajur, ndoshta… Ju paskeni qenë mbrëmë këtu!!… Më fal! Unë po mendoja tjetër gjë… Vërtetë!… Të besoj apo të mos besoj, po e them si Shekspiri, ndonëse në një formë tjetër. Tani, për ty, edhe më mirë është të besoj… Ju, sepse të thashë prapë „ti“. Duket sikur jeni një Engjull! Paske qenë këtu, tërë natën e kaluar, se bashku me zotërinë e nderuar, Burri, dhe qenin! Më keni dëgjuar. Nuk më bëhet të besoj!… Tani, në mëngjes, kaç herët, paskeni ardhur të veshur me rrobe të tjera. Ku ta dija se vini!? (Vërtetë, i befasuar.) Ah! Vërtetë, jeni një Engjull!…

VAJZA E VOGËL:

Unë jam një e-gjë-llu-shkë! Kë-shtu, pra! Mos-pro-vo-ni-të-mby-sni-ve-ten! (Dhe, ia shtyp ngapak hundën për çdo rrokje.) Atëherë, nuk do të vi më tjetër herë! Ka gjëra në jetë, që nuk përsëriten!… Tani, më duhet të shkoj!… (Bën përpjekje të ngritet prej vendit të vet.)

KRYEPERSONAZHI:

(E kap lehtë për krahu dhe bjen në gjunjë përskaj saj.) Oh, ju lutem, pritni! Më ka mbetur edhe diçka për të biseduar me Ju, edhe pse unë,  Engjulli im, tjetër herë nuk do të besoj në njërëz të këtillë, çfarë ka qenë rasti i mbrëmshëm, dhe nuk do kryej këso gjërash si mbrëmë, me një „të panjohur“, thjeshtë, një kriminel! Atij, ia kam lexuar ndër sy mendimet e liga! Desha që ta vrasë veten, sepse përmes kësaj dëshiroja të vras të tjerët, armiqtë tanë më të mëdhenj! Nuk kisha gjasa tjera! Është e rrezikshme shumë, kjo punë!… Nuk e di a do ti kuptosh të gjitha, sa po ti flas! Ah! Je e vogël, por një Engjull Prandaj, duhet të flas!… (Bën nga vetja, duke shikuar rreth e rrotull.) A më shihni, të tërin?!… I kam besuar një krimineli, që të mund të vrisja vetveten!… Kush do të ndihmonte tjetër?!… Prandaj, kam mbetur pa të holla, pa këpucë, pa vetrofkë, pa biletë, etj… Dhe, ka më të këqija, se këto! Të betohem, se nuk dua ta përsëris vetvrasjen! Ka një kategori që janë të përfshirë prej djallit, qofshin largë prej nesh, dhe janë të betuar që të bëjnë vetëm të këqija. Kudo ndodhin gjëra të këqija! Edhe me fëmijë! Madje, edhe me fëmijë, si Ju!… Unë, nuk jam i këtillë!…

VAJZA E VOGËL:

Nuk ka nevojë të më kërkosh falje dhe të keshë dhembje! Ke dhembje aq shumë! Unë nuk dal asnjëherë vetëm! Asnjëherë!… (Bën me dorë, nga karrika para tyre.) E shikon! E kam një shoqërues!… Çka të flasësh me mua dhe çka të mendosh, do ta ndëgjojë Zoti i Madh, në çdo kohë, edhe kur nuk e kuptoj unë! Ti, do të duhej të mbani llogari për veten tuaj! Ashtu është më mirë! Të njihni veten!… Ashtu pra. Po shkoj…

KRYEPERSONAZHI:

Pritni, pritni, ju lutem! E si mund ta bëja këtë punë?!…

VAJZA E VOGËL:

Po… ke mundësi që ta bësh! (E prek me gisht disa herë në zemër.) Ti ruaje zemrën tënde, edhe nën këto rrethana të liga, që të vinë ndonjëherë! Ke një zemër shumë të mirë! Dhe i do të gjithë njerëzit, madje edhe ata të racës tjetër, të ngjyrës së lëkurës së zezë! E do çdo gjë që ka krijuar vetë Përëndia, në tërë rruzullin tokësor, madje edhe kafshët e bimët. (Bën me dorë nga natyra përreth.) Ti ke një zemër që vuan për drejtësi, ashtu për njerëzit, edhe në qoftë se të rrethojnë në njëfarë kohe ndjenjat e liga të zemërimit, inatit e ngapak të urrejtjes. Kur i përkrah këto ndjenja të liga, të kanë hypur xhindët. Nuk duhet t`a lejojsh veten që të hypin xhindët!! Atëherë, bëhet vërtetë e keqja!… Kur e di se po të rrethojnë të ligat e zemërimi, i bie në dorë vetëm Zotit të Madh dhe egjujve, që të të ruajnë nga e keqja…

KRYEPERSONAZHI:

Ah! Ti fole shumë bukur!… Shumë bukur! Nuk e dija se prej teje mund të dalin këto fjalë!… Me vend dhe pikë për pikë janë! Është e pabesueshme, por e vërtetë!!… (Ngritet dhe ulet në vendin e tij, por e mbanë shuplakën e saj në duar. Mendohet në vetvete.) Ti je me të vërtetë engjulli im më i mirë!!… Nuk e kisha besuar asnjëherë, se krijesa të tilla do të na vizitojnë, edhe kur nuk e meritojmë!… (Padashas, i përloten sytë. Qëndron, i mpirë, si i tillë.)

VAJZA E VOGËL:

(Me dorën e djathtë ia ledhaton flotët mbi ballë dhe ia lëshon ballin nga flokët.) Bëhet mirë, bëhet mirë!… Vetëm të keshë durim!…

KRYEPERSONAZHI:

(E kthen kokën prej saj.) Por, si është e mundur që të mos arrihen gjërat e mira, sado që bëj përpjekje të madhe prej vetes, me një zemër të veçantë?!…

VAJZA E VOGËL:

Po ti kishe krahët e engjullit, do ta shikoje botën poshtë vetes. Atëherë, do të kishe mundësi që ta vërejsh, se tri pjesë të njerëzve janë përfishirë nga djalli! E ke shumë vështirë me një zemër të mirë të realizosh të vërtetën dhe të drejtën tënde te njerëzit, që ty nuk të kuptojnë, nuk e pranojnë e të kundërshtojnë. Në fund, edhe ndojëherë, nuk të duan. Por, e vërteta dhe e drejta dalin në dritë. Kjo është punë e vështirë!… Për të tjerat, do të bisedosh me Burrin. Qe, po e thërras!… (Shkon nga karrika përballë saj. Para se të mbërrijë ajo, ai e kthen kokën prej saj. Nuk ndëgjohet se çka flasin. Burri ia vë me dashuri dorën te koka. Qeni leh me dashamirësi dhe ngritet. Burri e merr edhe çantën e letrës dhe vjen përballë kryepersonazhit, e shoqëruar nga ëngjëllushka dhe qeni, që i futet ndër duar dhe ia lëpinë dashurisht duart.)

KRYEPERSONAZHI:

O, qen i mirë, i madh! (Ia zë kokën me të dy dart dhe e përqafon.) Më lejo sa të përshëndes përzemërsisht dhe ti kërkoj falje këtij Burri të madh, të ardhur nga i lumi Zot i ynë i nderuar, ta përshëndes shumë nga zemra ime e djegur, sepse engjëllushka jonë e njohur, ma tha për të parën herë emrin e madhë të tij! (Bie në gjunjë para tij, me kokën e ulur mbi duart e veta dhe ato i prekë mbi këpucat e të panjohurit.) Më fal, o Burrë! Më fal! Mbrëmë, nuk e kam ditur këtë punë, sado që fjalët i kini pasur të zgjedhura, si një burrë që flet vetëm kur njerëzit e kanë nevojë për to! Më fal! Të kam keqkuptuar! Më falë! Pas 2200 e sa vjetëve, të shoh të gjallë këtu, në këtë vend, të cilin e konsideroja më parë se është një vend i largët dhe i huaj! Tani, e di se nuk është vend i huaj, por vendi i jonë i përbashët! Më tregoi engjulli i im se si quheni, se cili jeni, në të gjitha pjesët e këtij dheu, kodrave të larta e maleve! Ju ia keni dhënë emrin, flamujt, bijtë më të zgjedhur, trimat e urtë dhe të veçantë; e keni udhëhequr kurdoherë; ndonëse kemi qenë prej të njëjtit Atdhé, apo Mëmëdhé! Po ju këkoj falje, sinçerisht!…

BURRI OSE I PANJOHURI:

(Duke e kapur për dorë dhe duke e ngritur.) Unë nuk e di gjuhën tuaj dhe nuk mund të them se cili nga Burrët jam. Por, të gjitha vetitë e tyre  kam. Ne, nuk i kemi për nderë këto përkulje, por një shtrëngim dore prej burri, që e di çka fletë dhe e di ç`është besa e dhënë, kur e zgjatë dorën si burrat. Pas fjalës së dhënë ai do të vdesë, nëse ka nevojë. Me Burrin flitet si burrë, në këmbë, ballëpërballë, me kokën lartë dhe me krenari. Thjeshtë, jam për ty „I panjohuri“. Nuk mbaj emër të veçantë!

KRYEPERSONAZHI:

(Këndellet dhe mbanë kokën drejtë.) Të kërkova falje, burrë i burrave! (I zgjat dorën.)Mirëmëngjes! (Dhe, Burri i përgjigjet, po ashtu.) Në mes lindjes dhe vdekjes, në mes vdekjes dhe lindjes, në mes ballafaqimit në tërë natën e gjatë të përpëlitjeve të mia të vetvrasjes dhe vdekjes simbolike të të gjithë armiqve tanë, siç i dini Ju, e kam një përvujtshmëri dhe njëkohësisht nderë të veçantë të takohem me Ju, i ndritshmi Burrë, ndonëse Ju identifikoheni me një „të Panjohur“! Për mua, je burrë i veçantë!

BURRI OSE I PANJOHURI:

Edhe për mua, më është nderë i veçantë të takohem përsëri me Ju, krahas vuajtjeve, përvujtshmërisë, ndjenjës së sakrificës njerëzore, gadishmërisë suaj të qartë dhe të kem mundësinë që të këmbej mendimet dhe gadishmërinë time. Kam qenë në favorin tuaj, tërë natën, dhe jam prapë në favorin tuaj! Kam patur këtë Engjull përskaj vetes dhe këtë qen, që më është me besniku deri në fund! Janë gjëra të rralla këto që po ti them, sikurse që është gjë e rrallë kjo që po takohemi! Nuk e di a do të shihemi përsëri! Në radhë të parë, nuk e marr për të vërtetë se do të bësh një përpjekje për të vrarë veten, duke dashur të vrasësh armiqtë e shumtë rreth vendit tuaj dhe të mitë! Armiku i yt është armiku i im, dhe anasjelltas! Prandaj, kam qenë në anën tuaj. Kuptoje si të duash! Por, merre, të lutem, njëherë këtë çantë e shikoji gjërat e tua! Të gjitha i ke këtu! (E nxjerr nga xhepi i mitanit, një kartë të bankës dhe biletën ditore. Ia zgjat dhe ia jep.) Kjo është karta e bankës! Atë kundërshtarin tuaj, që ishte dhe mbetet kundërshtari më i përbetuar i të mirës në jetë dhe njëkohësisht i imi, e kam përgjuar edhe pas këtij seçi dhe e kam zënë para se të shkojë në bankë, apo në sportelin e saj. Ia kam kërkuar të gjitha dhe nuk i kam lënë shteg të mbajë diçka për vete. Këto të takojnë ty! Merri!

KRYEPERSONAZHI:

(Ulet e shikon dhe i nxjerr gjërat e tij. I vesh të tjerat, pos vetrofkën që nuk e vesh. E nxjerrë kuletën dhe i vendos në të kartën e bankës, biletën dhe paratë që ka numëruar. E luhatë kokën në të majtë dhe në të djathtë, sikur nuk i besohet mrekullisë së mbrëmshme.) Nuk më besohet! Të gjitha i kam këtu! Të gjitha! Nuk kam si të të faleminderoj për të gjitha gjërat që i ke përcjellur; që je përkujdesur; dhe që ke mundësinë t`i vësh në vendin e tyre!

BURRI APO I PANJOHURI:

Jo, të gjitha! Nuk i kam bërë të gjitha. Nuk kam as unë mundësi „të gjitha“ që t`i bëj apo që ti i di! Gjërat kryesore nuk janë në dorën tonë. E mundura dhe e pamundura janë relative. Mund të supozojmë, se „të gjitha“ gjërat janë në dorën tonë, por ato nuk janë me të vërtetë në dorë tonë. Në jetë, kemi ardhur me detyra të ndryshme. Njëra palë ka ardhur me detyra të mira, dhe themi se janë prej Përëndisë, gjë që në fund të fundit janë të shpërblyera me parajsë; ndërsa të tjerët janë marrë prej djallit të madh, Iblisit apo Demonit të madh, që Përëndia e ka dënuar me ferr, diku nën tokë, përjetësisht, p.sh. në të ashtuquajturën Luciferr. E mira dhe e liga apo e keqja nuk kanë kufi. Por, nëqoftë se peshojnë në anën e të mirës, Zoti i Madh ka mëshirë për të gjithë njerëzit dhe i shpërblen. Nëqoftë se ato peshojnë kah e keqja, kah e liga, atëherë Zoti i Madh detyrohet të kthej në dënim. Zoti i Madh ka mëshirë të madhe! Tri herë mund të të falë për të këqijat, për mendimet e gabuara apo të nxitura. Nuk mund të falë për të ligën, sepse ajo është shkalla më e lartë e të keqes. Edhe i miri mund ta vrasë veten, kur nuk ka ndonjë gjasë tjetër dhe do të dënojë me këte të tjerët për rreth. Po themi se ky është eliminim. Eliminohet njëri, që të eliminohen të tjerët, për rreth tij. Zoti i Madh nuk e falë vetvrasjen, me qëllim, me dorën tënde. Ty, të fali njëherë. Pastaj, nuk e besoj se do ta falë tjetërherë! Është i ngushtë rrethi, nëpër të cilën të ka dërguar. Të ka pajisur me të gjitha gjërat e tua që të nevojiten, në radhë të parë me vullnetin, dijen dhe urtësinë. Por, forcë nuk ke! Çdo gjë sillet në rreth. Vetvrasja prej vetvrasjes ka dalim. Edhe ai që shkon me vetëdije në vrasje, sepse e di që nuk ka shpëtim dhe shkon me qëllim që të eliminojë kundërshtarët dhe t`u shërbejë kështu me vdekje të pambrojturve. Këtë qëllim e ka pasur edhe Pirro Molosi-Burri; këte gjë e kemi të gjithë ne, njerëzit e të njëjtit kamp. Kjo është gjë e njëllojtë dhe e pambarim.

KRYEPERSONAZHI:

(Seriozisht.) Të dëgjova me vemendje! Më vjen mirë që i dëgjova prej Jush, këto mendime. Janë mendime të thella, të cilat i kam mbledhur me vite, por, me kohë, ato më janë spostuar. Me Dodonën dhe Epirin jam kurdoherë i lidhur, me besimin e madh në Zot, atij i qofshim falë, me ferrin dhe të gjitha gjërat që kanë cekur kurdoherë njerëzit, sado që thonë se janë „greke“, të paarritshme, në mjegullnajën e viteve të para, të së panjohurës për ta. Të njëjtën gjuhë kemi pasur, sado gjuhë „barbare“ i thonë prej armiqve tanë të mëdhenj e deri më sot. Ajo është gjuhë e parë e bijve të Zotit, gjuhë e vjetër e pellazgëve! Ajo është edhe gjuhë e jona, sado që kështu sot nuk i thonë. Ka qenë e shkruar në dy forma: nga ana e djathtë në të majtë dhe nga ana e majtë e në të djathë. Këtë, nuk e njohin as të ashtuquajturit „shkencëtar“. Siç e thatë, çdo gjë sillet në rreth. Edhe dita e nata. Ne na ka përfshirë nata e madhe e eliminimit osman dhe e fesë së tyre, të ardhur me dhunë përmes ushtrisë militante që na eliminonte tërësisht, kur përpiqeshim pesëqind vite të çliroheshim nga ata, sepse ishin mjaft në numër më të madh se ne! Ajo na i ka ngjallur tre armqtë e pavdekshëm përrreth: serbët, grekët dhe bullgarët! Ndoshta kemi bërë vetë ndonjë gabim. E para, është se pjesërisht i pranuan. Sot, janë ngritur mbi ne e më shpejtë ndër ne. Kudo dalin përpara nesh. Ata janë të parët! Ata dinë çdo gjë! Ata munden gjithçka!… E ne? Të vonë jemi! Të përgjumur, ditën për diell! Çka të bëjmë tani? Të merremi njëmijë vjet me gënjeshtrat e tyre të paskrupullta! I marrin faktet nga ne dhe na i shesin me duart tona! Përmes trupit tonë e vënë në punë kokën e tyre! Unë qesh lodhur me këto gjëra të pavërteta!! Isha lodhur, për besë!

BURRI APO I PANJOHURI:

Çështja e jote është çështje specifike. Ka të vërteta dhe ti e di më mirë këtë punë. Puna e jote e përgjithshme është punë e veçantë dhe shpërndahet në mija drejtime, që patjetër do të merren dikur parasysh. E keqja është me e madhe se ti. Por, ti ke zemrën e qetë, të mirë, njerëzore, të dhimbëshme, për dashuri, të gatshme të sakrifikojë për njeriun, për të drejtat, për drejtësi, për drejtësinë e përgjithshme, etj. Herën e parë u mundova të gjëj një shtegdalje për ty, për krijuesin, për poetin, etj. që jeton në një tokë tjetër dhe në një kohë më moderne. U mundova të të tërhejkë nga rruga që kishe filluar.

KRYEPERSONAZHI:

(Buzëqesh.) Jo, e di. Tani, i kuptoj më mirë. Më fal që të shqetësoj, por një gjë më ka mbetur e pashpjeguar: si më është „zhdukur“ hapi i cianitit, sepse do ta kisha përpirë. Në fakt, më ka ndjekur një sorrë e zezë. Por, nuk më besohet, se ajo e ka ngrënë. Kam kërkuar këtu pari dhe nuk kam mundur ta gjëj. As sorrën s`e pashë, dhe as hapin nuk e gjeta.

BURRI APO I PANJOHURI:

Ah, këtë e dashke ti! Është shumë e lehtë, kjo punë! Vetëm të mos e prekësh me dore! Merre, tek e fundit një letër të trashë dhe mbledhi ato që kanë mbetur në tokë. Më trego, ku ke qenë?

KRYEPERSONAZHI:

Kam qenë në anën e djathtë të këmbës së karrikës.

BURRI APO I PANJOHURI:

Mirë, pra! E gjëj unë. Largohu, pak… Nuk është absolutisht sorra! Por, ajo ta ka dridhur dorën. Kur e ke pasur të hapur dorën, ajo të ka rënë dhe ke bërë përpjekje për ta mbyllur dorën, sa për të shpëtuar hapin. Mirëpo, ajo të ka rënë në tokë. Po ta „merrte“ sorra, që është e pabesueshme, është sikur një „deux ex machina“, për rastin tënd. Ma merr mendja se e ke shkelur dhe e ke ngjeshur… Prit pak, të lutem!… Hëë! Kjo është! E shikon? (Bën me dorë nga vendi pranë këmbës së karrikës, nën ulëse, ku duken ende gjurmët e saj.)

KRYEPERSONAZHI:

Nën ulëse, te këmbët e mija!! As që e kam parë! Për besë, nuk e kam parë! Dhe e kam kërkuar gjetiu…

BURRI APO I PANJOHURI:

E marr me mend, e marr me mend. Edhe po të kishe dashur, nuk ke patur gjasa ta gjësh. Prandaj, e ke kërkuar, dikund tjetër… Mos e merr tani, sepse kemi ardhur te fundi. Më vjen keq, por duhet të shkojmë!

KRYEPERSONAZHI:

A ka mundësi që të vini me mua, në një kafe, këndej pari, dhe të kem mundësi nga shpirti im që t`u qeras! Merrni çka të dëshironi, çka të doni prej zemrës, çka të mundeni…

BURRI OSE I PANJOHURI:

Jo, jo, nuk mundemi! Assesi! Këtu, në këtë park, është vend i ynë, dhe jo në kafe! Të gjitha gjërat e tua i more dhe i ke. Nëse dëshiron edhe diçka të flasësh, nësë të ka mbetur ndonjë gjë e pa sqaruar, më sa të jetë e mundur, do t`u përgjigjemi. Mua, për herë të fundit, po më sheh.

KRYEPERSONAZHI:

Mos bre Burrë, se më zure ngusht dhe nuk kam çka të them!

BURRI APO I PANJOHURI:

Me sa e di unë, nuk do të takohemi tjetër. Dhe, kësaj radhe, kemi biseduar mjaftë. Ty, do të përcjellin fjalët e mija.

KRYEPERSONAZHI:

Edhe një gjë mund të të pyes: a mund të rilind kjo vajzë e bukur, kjo engjëllushkë e bukur, e vlerëshme, në shtëpinë e fëmijve të mi? Kjo gjë është e veçantë, e rëndësishme, e jashtëzakonshme për mua dhe për ne! (Vajza buzëqeshet me dashamirësi, për kundrejtë gjendjes së mëparshme, serioze, të merzitur dhe të lodhur.  Kryepersonazhi afrohet dhe ia përgëdhel flokët.) Ah,… neve e kemi harruar këtë vajzë të bukur! Ajo është lodhur, por më duhet të di, nëse rilindë në shtëpinë tonë. Do të bëja çkado prej vetes, që kjo të jetë e lumtur! Thënë shkurt: do të ipja çkado që është e mundur!…

BURRI APO I PANJOHURI:

Nëse mundet, do të vijë patjetër! Por, nuk mund të them përfundimisht a do të vijë. (Vajza ia drejton atij të dy sytë, si për t`a lutur. Ai e shikon njëherë dhe e di çka do.) Unë,… e konsideroj, se po! Do të vijë! (Vajza e vogël buzëqesh, si një ëngjëll i bukur.) Por, të mos flasësh asnjëherë për këtë punë! E kupton?

KRYEPERSONAZHI:

E po mirë, u bë! (E përqafon vajzën e vogël, në të dy faqet dhe në të dy duart.) Mirë u pafshim, engëllushkë! Do të shihemi, së bashku! (Ngritet lartë, e shikon në sy dhe shmon thellë nga shpirti. Pas pak, fletë.) Nuk e di a do të shihemi prapë. Në mos u pafshim, shpirtat tanë janë vëllezër, do të jenë përherë së bashku! (Sytë i përloten.) Dhashtë Zoti e përmbushet e drejta e tij. Për mua, le të ketë mëshirë, sepse do të takohemi vëllezërisht me Ju! Pra, nuk kam çka them tjetër. Mirë u pafshim! Lamtumirë, Burrë i Dheut!

BURRI APO I PANJOHURI:

Lamtumirë luftëtar e poet! (Falen me njëri-tjetrin. I shkundin krenar duart.) Dora dorës i ngjitet në besë! Fjala fjalën e përtërinë! Burri burrin e burrëron! Kësaj rruge do të takohemi patjetër! Lamtumirë, vëlla i shpirtit!

KRYEPERSONAZHI:

Lamtumirë u qoftë! Lamtumirë! (Dhe e ngritë dorën lartë. Vajza shkon prapa saj, deri sa panjohuri e mbanë me dorën e majtë, ndërsa me dorën djathtë i mbanë disa lodra të saj. Qeni leh përvajshëm e largohet bashkë me ta. Vajza e vogël buzëqesh përherë dhe lëviz dorën e majtë. Edhe djaloshi, e përshëndet vazhdimisht duke lëvizur dorën e djathtë, ndërsa me të majtën i fshinë lotët, der sa largohen përtej seçit dhe nuk duken më.)  

Skena e tretë:

Kryepersonazhi ulet si i lodhur. Fshinë sytë me të dy duart. Mendohet dhe shikon nga shkuan Engjulli dhe Burri apo I Panjohuri.

 

KRYEPERSONAZHI:

Siç shihet, kjo është tëra. (Mendohet.) Çdo ditë vdes njeriu nga pak, por nuk mendohet se po vdes, derisa t`i afrohet fundit… Atëherë, nëse e ka merituar, e ndjenë fundin, përfundimin e detyrës së tij, të jetës. Dhe, çdo gjë vdes radhazi, pas njëra tjetrës. Vdesin dëshirat, ëndërrat, qëllimet, supozimet… ato të realizuarat dhe të parealizuarat!… Nëse nuk e ka realizuar jetën, ai nuk mund të shkojë. E ndalin gjërat e parealizuara, vetën nëse shkon prej rastit, pa ligjin e jetës!… Hëë! Një ditë tretemi, si fluskat e saponit! Mbesin gjurmët, kujtimet, edhe ata që të shanë tërë jetës, kthehen përsëri te fjalët e gjetura, nëpër gjurmë. Nuk të shajnë, por kthehen nganjëherë e të lavdë-rojnë!… Jo të gjithë, por disa!… (Mendohet prapë e dikur flet.) Jeta është komplekse dhe nuk ka shpjegim, edhe pse njeriu përpiqet t`a nxjerrë fjalën nga shpirti i djegur i aspiratave!… Kështu, tretet jeta, jetë i thënçin! Çasti çastit nuk i përgjet! Secili është nga një kapitull në jetë… Dhashtë Zoti dhe i përmbushim detyrat tona!… Nejse! Edhe ky dëshpërim, nuk do të përsëritet! As vrasja e vetes tënde, kësisojit!… Kurrë!… (Ngritet dhe nxjer vetrofkën nga çanta e letrës, e vendos në karrike, e shkyen një copë të saj me një çoshk, pastaj një copë të madhe nga faqja dhe shkulë me të barin rreth këmbës së karrikes. Barin e shkulur e hedhë në pjesën tjetër të çantës. Në fund, me atë letër që ka shkulur barin, e nxjerrë hapin e shtrydhur me pak dhé përskaj saj dhe e vendos në çoshkun e çantës, që i mbledhë dhe i hedh në çantë. Të gjitha i mbledhë pasi i shkund duart, e merr vetrofkën dhe në tjetrën dorë i mbanë hedhurinat.)Lamtumirë, ju zogj e gjallesa të tjera! Po shkoj dhe do të vi edhe të tjera herë, por jo si kësaj radhe! Mirë u pafshim, pra! Mirë u pafshim!…

(Ngritet dhe del nga parku.)

 

Bie perdja.

 

 

 

(P.S. Këto versione janë marrë nga përgaditja e botimit të kësaj drame. Ato mund të përmirësohen.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s