DYFYTYRËSIA
nga Arqile Gjata
‘’I urrej njerëzit që kanë dy fytyra për një kohë të shkurtër, një për paradite e një për pas dite. Ata e kanë të humbur ritmin e jetës!’’
Ramiz Kuqi
Nuk do i shkruaja këto reshta në se nuk do më shtynte një perifrazim i Zotit Ramiz Kuqi tek Sofra Poetike muaj më parë, për të cilën dua të shpreh disa mendime.
Fati i njeriut para së gjithash gjendet, formësohet në karakterin e njeriut. Jeta e çdo njeriu si qenie shoqërore sigurisht që është komplekse.
Unë, duke qenë mik i virtytit i urrej ata njerëz që kanë dy fytyra…Gjithkush kur arrin pjekurinë e tij dhe të ‘’fatit’’ përgjatë rrugëtimit nëpër labirintet e jetës njeriu formon atë që quhet KARAKTER!
‘’Ndonjëherë, një detaj i veçantë shpreh fuqishëm bukurin, ose shëmtinë e karakterit të një njeriu’’-thotë Zoti Gudar Toto në një aforizëm.
Fabulisti i madh La Fonten shkruan:
‘’Më i ligë e më i ndyrë, është njeriu me dy fytyra. Këta hyjnë në njerëzit e poshtër dhe nuk mund të bëhen miq!’’
Po e keqja është, se këta dy lloj fytyrësije i gjen tek njerëzit e arsimuar. Duke iu përmbajtur thënies të F.Petrarkës, që thotë;’’Më shumë dua njeriu e pa arsimuar por që është i sinqertë, se sa atë të arsimuarin që është i poshtër.’’
Kjo dyfytyrësi ka si produkt mosmirënjohjen, si një ves (dyfytyrësia)që ka në themel smirën, egoizmin, zilinë, ata vuajnë nga sëmundja e delirit…kjo e pasqyruar dhe në krijimtarinë letrare!
Dyfytyrësit dallohen, spikasin pasi përpiqen t’u pëlqejnë të gjithëve, por në realitet ata nuk kanë simpati, respekt për askënd, veç veten e tyre…
Ndodh… që të na mjaftoj vetëm dhe një çast, ose dhe një ditë për të dalluar dyfytyrësinë në jetën e përditshme…
Në jetën time, jam ndeshur me këta rufjanë! Por shpesh, nuk kam mundur t’i dalloj dot qartë e me vërtetësi…! Më mundonte përbetimi dhe fjala e tyre e ‘’sinqertë’’ kur ishim bashkë dhe u besoja!
Në kushte të caktuara, këta dyfytyrëzinjë janë më të kamufluar, më të specializuar për ta shitur karakterin e tyre si njerëz fisnik e të zgjuar. ‘’Njerëzit me karakter të dobët janë si pemët me trung të hollë, që epen’’-thuhet në një tjetër aforizëm i G.Totos …ata harrojnë se diku lënë copëza mesazhi shkrimor apo zanore komente tek miqtë e tyre. Ose, dikush, si servil të vjen e të thotë ato çka ka dëgjuar në një tavolinë apo në ndonjë skutë, si dhe ata, sipas interesit i shtrembërojnë të vërtetat!…ka dhe trima e trimëresha që ua thonë në sy të vërtetën…dhe këtu, në të tilla raste fotografohet dyfytyrësia!
Sigurisht, dyfytyrëshit janë më të pistë se llafazanët. Llafazanët janë një letër e hapur, që mund ta lexojnë të gjithë, ndërsa dyfytyrëshit është e vështirë ti kapësh me presh në dorë!
Kam arritur ti them vetes një mësim… që na e përcjell një filozof i lasht-POENI. nëpërmjet një aforizmi:
‘’Shpifjen lëreni të qetë dhe ajo do vdes vetë’’, por çfarë ti bëjmë dyfytyrësisë që është një tregues që po bren karakterin e njerëzve! Nga dyfytyrësia bëni kujdes…ata janë midis nesh, ata janë sot dhe në botën shkrimore moderne, sidomos, atje ku dhe nuk u njihet karakteri i tyre, pasi dy fytyrshit flasin nën zë… ata janë më të rrezikshëm! Specia më e përafërt e dyfytyrshave janë dhe ata tipa karakteresh që shtiren (shtirja) sikur të simpatizojnë, sikur të respektojnë a të vlerësojnë kur i ke vetëm për vetëm, mbasi largohen, ia mohojnë vetes së tyre se çfarë u kanë thënë! Sipas një studimi, thuhet se, dyfytyrshit janë nga ata lloj tipa e karaktere, që në jetë, janë tërësisht të palumtur!
Po e ilustroj,duke huazuar një varg të poetit Dorian Koçit që thotë:
‘’Është koha e shumimit të mizave’’, e dyfytyrësisë!
…Nuk dua të hyj në hollësira, këta lloj tipash(karaktere) e kanë mizën në kësulë, thotë populli!



























Leave a Reply