Sa gënjeshtare janë këto ëndërrat!?…
nga Arqile Gjata
Unë njeriu i kohës kam një kontratë me ëndërrën.
Nën ndikimin e syrit, njeriu bie në gjumë.Gjumi, ky skelet i çuditshëm i ëndërrave na bënë të fluturojmë e dielli i ditës krijon fytyra brenda retinës së syve. Në shtëpinë e gjumit ëndërrat janë gra të bukura, veshur me fustane të modës së shkuar,me flokë të krehura bukur. Shumëkush bredh nëpër sallonet e krijimeve ku gjethet e pemëve dhe era që frynë janë drithëruese dhe seicila ka këngët e veta.Aty do gjejmë dhe muzikën e zërave të njerzëve tanë të dashur.
Vetëm kur flem, ne mund ta shikojmë, ta prekim e ta dashurojmë hënën..!Sa do të doja të shëtisja përhera nëpër ëndërra, të flisja vetëm me të vdekurit…pasi, vetëm ata nuk të mashtrojnë përsëri!

Leave a Reply