ME HIJET DHE RETË E ZYHDI DERVISHIT NË METASTAZAT, UDHECAKET, STUHITE, TORNADOT DHE CUNAMET E KOHËS, NË LIBRINE TIJ ME TE RI ME POEZI ”VETËKLONIMI I MASKËS” / Nga Sokol Demaku

 

 

ME HIJET DHE RETË E ZYHDI DERVISHIT NË METASTAZAT, UDHECAKET, STUHITE, TORNADOT DHE CUNAMET E KOHËS, NË LIBRINE TIJ ME TE RI ME POEZI ”VETËKLONIMI I MASKËS”

 

 

 

sokol demaku

Nga Sokol Demaku

 

 

 

   Një rrugëtim në retrospektiv në buqetën peotike, të Zyhdi Dervishit, ”Vetëklonimi i maskës”, lexuesi bën një ecje në kohën në të cilën poeti në vite, në rrugëtimin e tij ecanak mundi të shohe, të ndjeje dhe të vlerësoje çeshtje themelore të jetës së njeriut, në situata dhe kushte jetese të ndryshme. Në vargun e tij ai ka rezervuar një hapësirë të gjerë, të jetës me baticat dhe zbaticat në skenat e përditshmërisë sonë.

Vëllimin poetik “Vetëklonimi i maskës” autori e çel me shkrimin: “Tim eti, një mësusi idealist të kësaj bote”, çka na jep me kuptue se autori këtë buqetë poetike ia kushton babait të tij, mësues gjeneratash, në kohe¨.

Ky vëllim me lirika ku krijimet ndërthurren me ndjenjën e shpirtit për realitetin e kohës në të cilën jeton autori me vargun e tij prej perle zbut rrokjet dhe tingujt për të shprehë ndjenjën dhe mrekulline përmes emocioneve që ai ka dhe ndjen, dashuria ndaj së mirës që autorin e mban gjallë dhe dhembja e cila e prek në sedër, por koha eshtë e pa kohë.

Autori librin ka ndarë në shtatë kapituj por e fillon me poezinë “Ylberi i zgjimit” ku ai me mjaftmjeshtri përdor hipërbolën dhe analogjinë për të shprehur ndjenjën e tij që ai mban në shpirt kur thotë:

Në dy male të lartë u mbështeta

Si në dy këmbë.

Trupi m`u lartësua si llavë e zjarrtë

E shpërthimit vullkanik

Të gjakut e palcës

Së dy këmbëve-male.

Ky rrugëtim poetik i autorit fillon me kapitullin “Përballë cunameve” e që po ta kthejmë në fjalorin tonë këtë si duket ne do kemi huazime të cilat nuk janë pjellë apo pjesë e jona sepse këto rryma të fuqishme, këto lëkundje si një fatkeqësi që rendon mbi supet e njerëzve e këtë autori e ilustron për mrekulli në poezinë e tij “Autodafe” me të cilën dhe e çel këtër buqetë poetike kur thotë:

Më digjni në furrat e gëlqerës

Ose më bluani të gjallë

Në mokrat që s`bluajtën kurrë

Miell gëzimi.

……..

…se në tokën time

Deri në mpiksjen e mbarme të gjakut

Përjetësisht jam dashuruar.

 

Hijet dhe retë të cilat janë prezente në vargjet e poetit vijne edhe sa i shtojnë ndjenjat e lexuesit në metastazat dhe udhecaket ku stuhite, cunamet, tornadot shpeshherë rebelohen dhe për herë këto metastaza kancerogjene shkatërrojnë çdo gjë në këto troje. Këtë e shpreh me një sarkazëm të çiltër autori tek poezia “Metastaza ballkanike” kur thotë:

 

Në Ballkan

Para barelievit të varreve

Qiparisat nuk përulen

Nga përlotjet e stuhive

Tropikale.

……………………..

Në Ballkan

Stuhitë e tajfunet e tornadot e cunamet

Rebelohen në tela me gjemba

Të nervave të tendosura e të skuqura

Prej mënisë e zemerimit.

Mbi kafkat e ballkanasve

Zgjaten e kërleshen

Metastazat kanceroze

Të vetëshkaterrimit

.

Pra poeti është ai i cili përjetoi këto metastaza ballkanike të cilat kanë lënë gjurmë jo vetëm në jetën e tij por edhe tek bashkëkombasit e tij dhe se edhe sot ato ndjehen dhe kanë ndikim. Kjo më së miri përshkruhet tek poezia “31 Dhjetor” kur poeti thotë:

 

U zvarit si gaforrja dhe një vit i mbrapshtë

Me mundime, dhimbje e strese.

Poltika-shtigë më shtrigane

Turbulloi edhe cdo pikël vese.

 

Kapitulli i dytë i kësaj buqete poetike nga autori është titlluar “Retina të plagosura” e ku përmes klithmave e zërave të trazuar të mbretërve të xhunglës jeta ishte mbytur në nota të ligësisë njerëzore të kompozuara për këtë rast, e ai në poezine e tij “Pentagrami i rrenimit” thotë:

 

Nuk më tremb hungërima e ujkut

Në xhunglën e fererme të ferrave.

As ulërima e luanit kur më shtërngon

Me morsën e kthetrave

Të uritura të bëbëzisë.

Më gërryen themelt e shpirtit

Mjaullima e maces kompozitor

Me notat më të ndotura të ligësisë.

Jeta vazhdon me peripecitë e saja por edhe me të gjitha ato ligësite të cilat njeriut i rrinë mbi kokë nga ajo re e murrme e cila ka mbuluar kupolën qiellore. Sa bukur e përshkruan poeti këtë me një pesimizëm sarkonik ku si duket se kjo re ka zenë vend këtu dhe se do jetë këtu me vite. Ja si përshkruan poeti këtë tek poezia: “Nën hijen e qiellit” kur thotë:

Një re e murrme

Më rri mbi kokë

Si pelerinë.

Herë ngjeshet si shaptë

Herë mblidhet si kanë

Herë godet si vetëtimë.

Këto ndjenja, këto vuajtje nëpër faqet e historisë sonë sa te hidhura dhe të ashpra prap se prapë njeriun nuk arritën ta stepin por ai me forcën dhe durimin e tij u strehua dhe diti të mbijetoje fatin, i cili ishte shkruar për të. Edhe pse në kushte të vështira mbijetoi të gjitha në strehën e tij të kasollës se varfër shekullore. Kështu e shpreh ndjenjen e tij autori përmes poezisë “Streha ime” kur thotë.

Goditur nga breshëri

Rrebesh trishtimi.

Rrekem të gjejë strehë

Në kasollën mbuluar

Me kashtë të thinjur

Mundimi e stërmundimi.

Por jeta vazhdon me ritmin e saj në faqet e historisë sonë të zymte në vite, me skenare dhe lojëra te hidhura e ku poeti ndjen pezmin dhe pesimizmin e tij në jetë. Këtë ai e shpreh me poezinë e tij të fundit në këtë cikë me titull: “Kotësi” kur thotë:

Në guvat e qeta të varreve hedhin lule

Petale të rëna nga cikma zie.

Më kot rreken të mbuhsin me lule varret-

Humnera pafund padrejtësie.

Në ciklin e tij të tretë titlluar “Guaska drite dhe gurëzime” poeti na del më optimist për jetën dhe se edhe vargu i tij ndjehet më i butë por prap me ate zjarrin e tij rinor i cili mundohet që jetën ta çoje përpara dhe të ndjeje ate çfarë çdo kush e dëshiron, e këtë e ndjen lexuesi përmes vargjeve të peozisë “Sytë e përjetësisë” ku autori thotë:

Një foto drite

Gremiset nga

Maja e qiparisit.

Përmbytet e përmbytet

Por nuk zhbëhet

Në këllirat e gjirizit.

 

Dhe se optimizmi i poetit vjen dhe bëhet edhe me i zjarrte në poezinë “Lot dhe re” ku ai ndjen dhe sheh se diçka po leviz dhe se edhe natyra po e ndjen se do vijnë ditë më të mira, ditë kur bora e kurorave te maleve do shkrihet përgjithmonë dhe ai thotë:

Bora e kurorës së maleve

Në valle rrethanore u shkri

Ndër mijëra mote.

Lotët e maleve rrëke rrodhën

Dhe rrjedhin nën dhe.

Kur njeriu del nga mjegullnaja dhe nga ajo e cila e rendon shpirtine tij, nuk duhet harruar se ai lidhet, tek hyjnitë por edhe përenditë, që të kthejnë buzëqeshjen, sepse dashuria njerëzore është ajo e cila krijon mrekulli në jetë. Sepse tornadot e mëkateve edhe Krishtinv e kryqezojnë e poeti e sheh këtë kështu përmes poezise se tij “Mos” kur thotë:

Tornadot e mëkateve/Krishtin e kryqëzojnë dhe rikryqëzojnë/ miliarda herë/ në sekondë/ në kryqin/ e katër horizonteve.

Një fjalë filozofike shqipe thotë:“Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të thotë dhe ajo që do të bëjë”.

Poeti vazhdon rrugëtimin e tij poetik me bargjet në kapitullin vijues “Vargmale ngujimi” një titull sa simbolik për trevat tona e poeti tek poezia “Kockat e dinjitetit” thotë: Të drejtën e shkrirë në qenien e tij/ia përgjakën me dhëmbëzit/ e harkuar të drapërit/.

Kockat e shpirtit iu polarizuan vertikalisht/sipas ligjeve të harruara/ të dinjitetit/.

Zyhdi Dervishi duket si një burim i pashtershëm frymezimi i atyre lirikave të cilat ai i vargon në kapitullin vijues “Horor vaciu” ku na del një optimizëm prekës kur thotë tek poezia “Një grimë”: Qindra mijëra kilometra/ njerëzit ngjiten mne anije kozmike/në rrathët e qiejve të shumfishuar./A ngihen qoftë edhe një grimë/ mbi veten e zvetënitur?/

Jeta ndertohet me shijen e petaleve të luleve më të bukura që egëzistojnë në tokë e ato së bashku krijojnë kopshtin e lulëzuar që njerëzit ta shijojnë të lumtur, e kur njeriu ushqehet me një aromë të tillë, ai nektar e embëlson jetën dhe ai është një dhuratë e bukur për njeriun.

Zyhdi Dervishi e përfundon rrugëtimine e tij poetik me kapitullin nga i cili mori edhe titullin ky vargëtim “Vetëklonimi i maskave” e ku me poezinë e ketij kapitulli me titull “Vetëngujim gjenetik” poeti ve në pah atë kopsht lulesh që une përmenda më lart por me një sens tjetër dhe me një ide dhe mendim kritik për njeriun kur thotë:

Si barinj në kopshtet e mirazheve

Me alkiminë e tjetërsimit

Njerëzit e kohës sonë

Vetëklonohen 1001 herë.

Te klonuarit e njejtë si narcisë

Dashurohen mes veti.

Në retinat e syve

Nuk u gjallojnë më

Silueta njerëzish

Të tjerë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s