REBELIMI I FLAMURIT (Shënuar në Kukës me 10 Qershor 1999) / Nga Azem PARLLAKU

REBELIMI I FLAMURIT
(Shënuar në Kukës me 10 Qershor 1999)

azem
Nga Azem PARLLAKU

Ka rebeluar Flamuri, kështu po më thotë gjeneral Kudusi Lama, ndërsa pinim bashkë kafenë në këtë mëngjes të zhurmshëm, këtu në Kukës.

Takimet me gjeneral Kudusiun, të cilit luftëtarët e UÇK-së i kishin vënë nofkën “Babushi”, ishin pjesë e përditshmërisë së funksionit tim si zëdhënësi i Divizionit të Kukësit.

Gjenerali ishte burim informacioni drejt të cilit turreshin të gjithë reporterët e mediave kombëtare e ndërkombëtare të instaluara në Kukës.
Gjenerali dinte me hollësi çfarë po ndodhte kudo në vijën e frontit të luftës e cila zhvillohej në Kosovë.

Koordinimi me ushtarakët amerikan (korigjues të shënjestrave të aviacionit të NATO-s) të vendosur në Kukës, si dhe me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së i cili vepronte në Kosovë, i jepte mundësinë prefekte të zotërimit të këtij informacioni shumë dinamik.

Kafeja e mëngjesit së bashku me gjeneralin, ishte dhe fillimi i punës, nga ku së bashku do të definonim në lidhje me informimin e publikut, sakaq dhe qëndrimet deklarative për ndonjë konfuzion, që gjithësesi qasej më shumë qëllimshëm.

Ndersa u kthyem ne zyren e gjeneralit, nga telefoni satelitor, mbrriti haberi qe……….

Atëherë të bëjmë një njoftim të shpejtë për media i propozova gjeneralit:

FLAMURI SHQIPTAR KA REBELUAR

Jo vetëm kaq tha gjenerali por në të gjithë vijën e kufirit janë hequr dhe shkatërruar të gjitha piramidat.

Luftëtarët e UÇK-së kishin ngritur Flamurin Shqiptar e kishin ulur e grisur atë Jugosllav në të gjitha lartësitë e kufirit, si dhe kishin shkatërruar piramidat kufitare të vendosura përgjatë vijës kufitare.

Si berlinezët rrëzuan murin, ashtu dhe ata botërisht dhe me gjak rrëzuan piramidat, për t’u thënë shqiptarëve dhe botës mbanë se këtu nuk ka kufi, nuk ka ndarje, kufiri dhe ndarja janë shumë, shumë larg nga këtu.

Njoftimin e dhash të përmbledhur, fillimisht për RTV Shqiptar, më pas të zgjeruar për kontaktet e mia të Tiranës Andrea Stefani, Alfred Peza, Ylli Molla, e Afrim Imaj, si dhe për të gjithë reporterëve të medias vendase e të huaj të vendosur në Kukës.

Miku im Jonuz Kola i cili shoqëronte reporterët e BBC, ngutshëm kërkonte një dalje deri në Pogaj (Pashtrik) aty ku vepronte njësia e drejtuar nga Ruzhdi Saramati dhe Avdi Ibrahimi.

Kishte shumë të drejtë Jonuzi, jo vetëm ne shqiptarët por dhe londinezët e BBC, e përjetonin plot emocion preludin e një të pasnesërme, e cila është e memorizuar fuqishëm në historinë tonë Kombëtare.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s