Cikël poetik nga Mirvete Mehmeti

Mirvete Mehmeti

Cikël poetik nga Mirvete Mehmeti

 

 

 

LODHJE

 

Drita ngujuar

në fund tuneli

e horizonti përball’

i errët…

lodhje:

të ngritem,

kapem shpresës

tek një ëndërr e bukur

që më le pa gjumë.

Shtrati mbuluar

me vello qetësie

E unë ,

mbështetur

për murit

mundimtar.

 

 

 

ZGJOHU

 

Mos rri

strukur si zogu nën shi

në degën e trishtimit.

Botën merre në sy

sikur livadhin e bukur

se ëndrrën e ke aty.

 

 

 

 

SHTEGU I HARRIMIT

 

Fjala magjike

me ngrihet në buzë,

ndër vite…

Ku je nisur

kaprolli im i piëlluar

me hapat e lodhur

në ikje?

Në cilin shteg

e ke harrimin?

 

 

 

MALLKIM

 

O mallkim

i mërgimtarit,

heshti shkreëtimat e syve

qiellit të huaj.

Më gjuajë në gji

murmurimat,

e malli si lumi

shtratin e vet kërkon

ta lëshoj dhimbjen

si gurin…

 

 

 

 

ZË PRANVEROR

 

Mbyllur në vetminë e mallit

flak vështrimin qiellit

dhe perdja bie…

Jasht bilbilat kendojnë

shelgut lotues

që lulëzon afer liqenit.

Natyra gjallëron,

rreze dielli

me bartin ëmbëlsisht

fushave të blerta

me freskinë e erës.

Zjarr i brendshem

ndez nektarin e luleve,

bari të pa shkelur

pranveror më vjen një zë,

përcark mendjes time…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s