Cikël poetik nga Hamdi Skeja / Shkëputur nga Vëllimi Poetik ” Eksteremume”

11694363_868423833212802_188776471_n

Cikël poetik nga Hamdi Skeja

 

Shkëputur nga Vëllimi Poetijk ” Eksteremume”

 

 

 

Ringjallje dashurie

 

Përqafoj përqafimin e përqafimit!

Puth puthjen e përvëlimit!

Dashuroj dashurinë e dashurisë!

Përjetoj përjetësimin e përjetësisë!

 

Ledhatohem nga ledhatimi ledhatues!

Shtrëngoj shtrëngimin shtrëngues!

Drithërohem nga drithërima e drithërimit!

Mjaltohem nga mjalti i mjaltimit …

 

Dehem dehjes së dehësisë…

Burgosem në burgun burgues!

Vdes vdekjes së vdekësisë!

Ringjallem ringjalljes  së dashurisë!

 

 

 

Të përgjërohem!

 

Më lër  sonte të bie në fantazi,

e shtrenjta ime dashuri…!

 

Të përgjërohem,

si të madhit Zot!

Ta hedhim tutje çarçafin,

të zbulojmë të magjishmen bot’ …

 

Ëmbëlsisht t’i kafshoj buzët e tua.

mollëzat  të t’i shtrydh lehtë!

Të të them:“Sa të desha, sa të dua”!

 

Të dehem me tënden aromë!

Avujve përvëlues,

trupmbërthyer të rrimë…

 

Le të shkruhet kjo natë në kalendar,

si loja jonë e çmendurisë…

Të përgjërohem,

në emër të dashurisë!

 

Sonte t’i kalojmë kufijtë e zjarrmisë.

Të ndizemi si yjet e galaksisë!

 

 

 

Më prit…!

 

Nën velin e avujve frymorë,

pritmë në mesin e natës!

Lehtas do të trokas në derë,

i djegur prej flakës.

 

Të dehemi sonte,

buzëzjarrta ime!

Nektar,

mjaltë…

 

Dashuria jonë e zjarrtë,

të flakërojë pasione!

Mes puthjesh plot afsh,

trupmbërthyer këtë natë!

 

Të dua, perëndesha ime!

Yllësi e timit shpirt…

Shkëlqim i syve  tu

më jep dritë!

 

 

 

Mbijetova!

 

Kalldrëmeve të dhimbjes

u rrëzova…

U vrava…

Keq u gjakosa…

 

Bahçen e shpirtit,

ma mbushën

me përbindësha!

 

Sa herë m’i shembën

hekurudhat e zemrës!

M’i shembën

kataraktet e ujvarave shpirtërore …

Gjer në infinit!

 

Mbijetova sërish …

 

Moçal në mes të shpirtit,

ngjeshur me lot vajtimi,

hendekët dhimbje,

më dhuruan.

Mahisje plagësh që vitet

s’m’i shëruan …

 

Plagë që përkeqësoheshin

udhëtimit gravitacional…

Tymosur,

me cigare të helmta,

shpirtdjegur…

 

Sërish mbijetova…!

 

Në katër anët e botës,

dendur më mbulojnë

me mjegullina…

 

Ushtritë e sulmit,

formojnë,

radhët për luftë

jetavdekje…

 

Jetë e mallkuar,

vetëm më vë

mbi shpatullën e dërmuar,

trastën e vuajtjeve,

në udhëtimin

e vetmisë…

 

Mbijetova sërish …!

 

 

E di që e kisha të shkruar:

“Nëse lufton,

do jesh gjallë!”

Luftova…

Luftim i çuditshëm,

ku ëndrrat lundrojnë,

nga poli në pol…

Si ishuj të lëvizshëm.

 

Jam rrëzuar…

Jam lënduar …

Jam copëtuar…

Kur u ktheva

me fillin e shpresës për jetën,

u shërova …!

 

Mbijetova…!

 

 

 

 

E njëjta…!

 

U ktheva nga bota e përtejme …

S’erdha për askënd.

Erdha për jetën time.

 

Ç’të shoh?!

Asgjë s’ka ndryshuar!

Veç njerëzit shpirtligj,

qenkan shtuar.

 

Tymtaja fjalësh,

inatesh,

xhelozish ,

hapin themele të reja…

 

Masakra,

vjedhje,

vrasje për para,

gra që mbesin të veja …

 

U ktheva të jetoj,

me motivin e vetëm:

Si t’i ndërtoj

lumturisë folezën …

 

 

 

 

Panoramë e trishtë

 

Panoramë e llumtë mëngjesi,

rrugëve të qytetit ku jetojmë.

Mbi grumbuj mbeturinash ngeci hapi…

Realitet makabër,dot se ndryshojmë!

 

Makinat kalojnë semaforin e kuq!

Rregullat e jetës nuk i njeh shoferi…

Ligjin e njohin,por e zbatojnë për dreq.

Budallallëku është postobllok kufiri.

 

Piiip, piiiip, piiiip zhurmojnë me bori.

Një sharje me degë e rrënjë…

Sa më dhimbsesh e imja Shqipëri!

Ndaj mbyll gojën, bëhem memec…

 

Ç’trishtim  nis e mbaron dita!…

Qenia njerëzore shumë e pështirë!

I mbylla sytë për gjumë ika…

Panorama e ditës, as natën s’m’u fshi.

 

 

 

 

Jeta e poetit

 

– Ç’mendon për jetën e poetit? -më pyetën.

– Ç’të them…! -mblodha supet me habi.

– Poeti përkëdhel dhimbjet në vargje,

kristal e kthen edhe lotin në sy…

 

Poeti  shtrydh trurin orë e çast.

Mbi trishtime ndërton kalatë e jetës…

Dhunti nga perëndia, edhe gurin plas,

në qiejt e mjegullt gjen rrugët e shpresës!

 

Jeta e poetit  asnjë çast s’ka qetësi.

Vuan e rënkon për çdo gjallesë.

Rrënqethet për çdokënd me lot n’sy.

Jeta e poetit të mbush me shpresë!

 

 

 

Rudina

 

Askush nuk di kush ishte.

As unë s’e mësova kurrë.

Një vajzë, një femër është …

E pastrehë, jeton në udhë!

 

Rudinë quhet e brishta vajzë

që ndërgjegjen sot më rëndon.

I fola! Prita diçka të më thotë.

E kotë! Asgjë nuk tregon…

 

Dikush fillin e jetës humb,

tjetër kush e kap vetë,

Lumturia nuk duket askund,

për Rudinën në këtë jetë.

 

Dhimbja më pushtoi në kraharor,

kur e pashë në dyert e spitalit…

 

 

 

Amanet i Babës

 

Dikur, Babai më la amanet:

– Kujdes, bir, nga kjo botë që zhurmon!

Vështirë do ta kesh të gjesh njerëz të sinqertë!

Njeriu-njeriun, si gjarpër kafshon!

 

Rritu bir, me pishtarin e ndriçimit,

fal sa më shumë dashuri!

Jepi dritë prej vetes njerëzimit,

edhe pse ty s’do të japë asnjeri!

 

Ka vite që amanetin e Babës zbatoj.

Fjalët e tij të urta më dolën të gjitha.

Një fytyrë njerëzore s’po takoj!

Shoh veç fytyra të zymta, të hithta!

 

Misioni im njerëzor s’ka mbarim…

Jap e do t’jap dashuri nga e imja jetë.

Babës do t’i jem mirënjohës pambarim,

ndaj, shpesh dhimbja vargjet m’i vret…

 

Të drejtë i jap Babës (u preht në paqe)!

Mirë e kishte njohur njerëzimin-ujk…

Unë qëndrova gjithnjë i njëjtë,

dhe pse jeta me mua s’ka qënë e butë!

 

 

 

 

Mbi djepin e djalit..

 

Tek përkund tim bir në djepin e kuq,

përhumb në buzëqeshjen e tij të dlirë …

Ai s’do të flejë e shfaq ndonjë huq,

gajasem me të madhen dëshirë…

 

I këndoj: -Fli, bir! Gjumë të qetë!

Sytë e përgjumur ia sodis me kërshëri

Djepin vazhdoj ta lëkund lehtë-lehtë,

shpirti më mbushet me lumturi …

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s