Danielle Steel: DY JETË / Nga Xheladin A. Çitaku

Danielle_Steel

Danielle Steel:

DY JETË

 

 

 

Xheladin

Nga Xheladin A.  Çitaku

 

 

Dy jetë, dy ndjesi, dy rrugëtime, është kuptimi i tërësisë së ekzistencës, është polarizimi i domosdoshëm për ta përballur të mirën e të keqen, lumturinë e vuajtjen, dashurinë e urrejtjen, errësirën e dritën. Veç shpërfaqjes konkrete vijuese, kundërshtitë e tilla kaplojnë edhe një botë tjetër; brendësinë shpirtërore, botën e ndijimeve, në të cilën përplasen për ta sigururuar dominimin e njërës a tjetrës, varësisht nga kushtet e arenës, nga rrethanat e jashtme, nga shtrirja e përjetimit të kësaj ndeshjeje, nga forca e vullnetit.
Dy jetët e Danielle Steel i ofrohen lexuesit në një pasqyrë ku përthyhen kohët, ku ravijëzohen imazhet e distancuara në këto kohë, por që gërshetohen në ndërveprime dhe ndërsjelltësi të pandarë, brënda një ambienti konkret dhe një kompozimin letrar-artistik të mrekullueshëm, tërheqës, të veçantë dhe përvetësues, gjithsesi. Këtë e ilustron oferta qindramilionëshe e ekzemplarëve që shkrimtarja i ofron botës, duke shpalosur potencialin e jashtëzakonshëm krijues, gjithëpërfshirjen në skicimin e rrjedhës së jetës, mbërthimin e saj në tablonë letrare, duke ekspozuar nuancat përmes titujve të ndryshëm.
“ Dy Jetë “, janë dy kohëra përjetimi, dy linja përshkrimi, dy distanca që shkrihen në ngjyrimet ndjenjore dhe emocionale, dy gjendje nga shtysë e njëjtë, dy rrugë që takohen në një pikë dhe përshkojnë realitetin, veprimin, interferimin imagjinar, fantazinë e vegimin, të sotmen e të djeshmen, aktualen e legjendën. Dinamika e rrëfimit konformizohet me dramatikën e ngjarjeve, me përqëndrimin e personazheve në rolin e tyre, duke e pahëzuar dramaticitetin hap pas hapi, në secilën faze të zhvillimit, në secilën gjendje shpirtërore, në paralelizmat që përfaqësojnë grupimet e karaktereve defiluese: Çarli, Karol, Simon – Sara, Fransua, Eduard – Françeska, Monika, Pjer, si dhe relievimet ambientale Evropë ( Angli-Francë) – Amerikë; dashuritë a ndarjet si sfond ku lozin ndjenjat, ku shfaqen a shuhen ngazëllimet e pikëllimet, ku theksohen veçoritë a shkrihen dallimet, ku vrullësohen shkarjet a nis rikuperimi.
Peripecitë e një jete në kohë vlimesh historike dhe ekuivalenti ( a ekuivalentet ) i saj modern akomodohen në kompozicionimin e romanit me tërë kompleksitetin e tyre, nga e zakonshmja te e jashtzakonshmja, reflektohen përmes shtresëzimit normal apo veprimit ekstrem, dashurisë a tradhëtisë, mashtrimit e iluzionit, qëndrueshmërisë e ligshtimit, ambicies e suksesit.
Danielle Steel fokusohet në pozicionin e llojit të vetë, pa lënë anash komponentën tjetër; sikur përqëndrohet në jetën e femrës, kuptimin e saj për shoqërinë, rolin e saj për familjen, raportet e saj me faktorët tjerë, baticat dhe zbaticat e kësaj jete, baraspeshën ekzistenciale njerëzore. Kështu ndodhë edhe në romanet tjera të kësaj autoreje, spikatë roli, veçantitë a specifikat e një poli të njerëzimit gjithnjë në kordinancë ndërveprimi me polin tjetër, për ta dhënë plotninë e strukturimit të brumit letrar dhe për ta konkretizuar idenë në transponim të një realiteti artistik.

Romani “ Dy Jetë “ paralajmëron që në titull se do ndjekë dy linja, se do shtjellojë dy botë, të cilat zbërthehen, pastaj të diferencuara kohërisht, por të lidhura ndjenjërisht; që të dyja fillojnë në Angli dhe përfundojnë në Amerikë; fillojnë me ambicie, vazhdojnë me ndarje, përfundojnë me rigjenerim shpirtëror; njëra udhëton me avion, tjetra me traget, gjegjësisht secila me shpejtësinë e kohës që i përket. Itinerari i ngjarjes kap ekstremet e përjetimit, i rrëfen ato sipas kronologjisë së rrugëtimit, përcaktuar nga shkrimtarja dhe ndërton strukturën e tërësishme të këtij rrëfimi, bazuar në përvojën, derivimet imagjinare (vegimore), njohuritë dhe talentin. Dy jetë; ajo e Çarl Uoterton dhe ajo e Sara Ferguson, janë dy realitete, njëra historike tjetra aktuale që interferojnë (ndërhyjnë) njëra në tjetrën dhe ndërthurin kohët, të kaluarën me përditshmërinë: “ – Dy Jetë – ngre lart shpirtin e njeriut, i cili jeton dhe gjen dritësim në botën reale. Një njeri i fortë e me zemër të madhe përjeton thellë edhe një realitet të tejshkuar, thurur me mjaft elegancë e përsosmëri me jetën e përditshme…” ( NEW YORK TIMES ). Po me kaq elegancë vjen edhe përkthimi që i ka bërë romanit Çlirim Xhunga, duke shqipëruar kualitativisht dhe profesionalisht.
“Dy Jetë” të mbërthen në vend me rrjedhën e rrufeshme të ngjarjes nga e cila nuk shqitesh dot, sepse jehonë artistikisht si një melodi që rrëmben mrekullueshëm. Magjia e rrëfimit të emotivitetit universal të njerëzores, bënë që jeta të shfaqet si kuptim i lartësuar për aqë sa ajo ndijohet e kultivohet, sepse jeta është vërtetë e bukur, por mund të jet edhe e tmerrshme, mund të jet kristal aqë sa moçal. Prandaj galeria e personazheve të këtij romani ngarkonë karakteret e caktuara që të bartin rëndesën e përfaqësimit të këtyre etapave dhe shkallëzimeve të jetës, të piketojnë hapat e domosdoshëm, të cilët e bëjnë romanin një derivate të mrekullueshëm të autores së tij…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s