Cikël poetik nga Edmond Shallvari

10320390_619969668117040_4565187098785109477_n

 

Cikël poetik nga Edmond Shallvari

 

 

 

Puthja e Judës

 

Një herë, o Krisht, të puthi Juda

Thonë, Ti e dije ç’të priste pas saj

Qysh atëhere, besoj që puthja

Në besnike dhe tradhtare u nda!

 

Qysh atëhere të gjithë jemi pak Judë

Pak Krisht a jemi, s’e them me siguri

Puthjen mijra herë, gati mbajm’ mbi buzë

Më shumë se mijra herë, të puthim, o Krisht!

 

Nëse atëhere e dije se ç’të priste

Sot, vetëm më thuaj, e di se çfar’ na pret?

Ti në fund të fundit, një Krisht i vetëm ishe

Dhe Juda ishte një, në fatin e vet!

 

Më beson që mua po më lodhin puthjet

Më beson që ndihem Judë më shumë se Krisht?

Se sa herë nga shpirti im dalin lutjet

E pësoj më keq se Ty në kryqëzim?

 

Nuk kërkoj, o Krisht, si Ty, ringjallje

Ehuu, unë vdes e ringjallem çdo dit’!

Kërkoj të ndalosh puthjen tradhëtare

Që tallet me mua, po dhe me Ty, o Krisht!

 

 

 

 

LITARI I HALLEVE

 

Sot hallet e halleve, i thurra litar

Në lak për t’u varur, litarin e lidha

E lehtë ishte futja e kokës pastaj

Dhe kështu i varur, nuk di se ku ika.

 

E pashë veten jashtë, mes borës gënjeshtare

Dhëndër m’u duk vetja, mes orizit të hedhur

Në shtylla lajmërimi, për ikjen fatale

Unë vazhdoja ecjen, çuditërisht duke qeshur.

 

Dikush më pa vëngër, dikush me urrejtje

Dikush si unë qeshi, me çmendurinë time

Unë indiferent, vazhdoja më keq qeshjen

Për lajmin e kobshëm, që për mua fliste.

 

Pastaj vazhdova rrugën, nuk di se për ku

Ashtu, mes të gjallëve, i pangjashëm me ta

Asnjë pikë halli, s’më pikonte mbi trup

E si të më pikonte, kur e thurra litar?

 

Në veshë më vinin zëra njerëzish me lutje

“Na ndihmo edhe ne, me një copë litar!”

Përgjigja ime: Më vjen keq, por me duhet

Nëse prapë bashk’ me hallet, Zoti më ringjall.

 

 

 

 

Mjafton dhe kaq

 

Të ndjesh shikimin e shikimit

Mjafton dhe kaq të dashurosh.

Të kesh dyshimin e dyshimit

Mjafton dhe kaq mos xhelozosh.

 

Të prekësh ëndërrën e ëndërrës

Mjafton dhe kaq për lumturi

Mos kesh dy zemra brenda zemrës

Mjafton dhe kaq, besnikëri.

 

Të besosh pafundësin’ e fundit

Mjafton dhe kaq pavdekësi

Të kesh vetveten jashtbrenda Un-it

Mjafton dhe kaq, të jesh NJERI!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s