Cikël poetik nga Aleksandër Shallvari

Aleksander shallvari

 

Cikël poetik nga Aleksandër Shallvari

 

 

 

KUR KTHEHESH TI

 

Sa herë ti kthehesh,

një tufë pëllumbash çukitin lehtë ne dritaren time,

unë i hedh ca thërrime vargjesh,

dhe u perkedhel krahet..

 

Sa herë kthehesh ti,

stacionet marrin ngjyrën e festës,

trenat fishkëllejnë valsin e dashurisë,

taksia e kuqe e puthjeve,

pret tek shkallët e dëshirës,

e një bilbil të lë në dorë një tufë mimozash.

 

Sa herë kthehesh ti…

Unë çmendem nga çasti i pritjes,

vargu bllokohet në prag hyrjes,

ndërsa përmasat e dhomës zgjerohen,

vetvetja kthehet kundër vetvetes

e pastaj,

duke skërmitur dhëmbët,

mallkimi  i mbet mes buzëve,

e s’di si të justifikojë asnjanësen

në çastin kur ti ikje.

 

Sa herë kthehesh ti,

gjithnjë gjendet një shishe verë në tavolinë.

 

 

 

 

KUR DO VISH?

 

Kur do vish?
Nuk e shikon se dhe koha u plak nga pritja,
Gjethet nga trishtimi bien në maj
Rruga nga të pret është plasur
Dhe nga toka rrjedh ujë i zi dëshpërimi.
Kur do vish?
Ka një jetë që pasqyra është qorruar
Nga mungesa e portretit tënd
Dimrat kanë ngatërruar stinët
E këtu ka ndodhe fenomeni epokalis.
Diejt janë c’ngjyrosur në blu
He, tani me thuaj kur do vish
Një jetë që kjo portë nuk ndjen trokitjen
Dhe çarçafët e kanë humbur aromën e trupit tënd,
Ndërsa zjarri i cigares se ndezur
Ka kohë që nuk shuhet më.

 

 

 

 

NË KOHËN KUR KALON TI…

 
Jam ulur në të njëjtën kafe
Në të njëjtën tavolinë në krah të dritares
Marr të njëjtën kafe me pak sheqer
Nga i njëjti kamerier,
Të njëjtën cigare ndez.
Në të njëjtën orë pres të kalosh ti
Në të gjitha stinët e bukur si askush
Gjithnjë me shuhet cigarja në gisht
Gjithnjë e pi kafene e ftohtë
Sepse atëherë kalon ti.
I njëjti kamerier i thinjur tashmë
Më rindez cigaren me çakmakun e vjetër
Pastaj me risjell të ngrohtën kafe
Pije se të ftohet me thotë me të qeshur
Duke parë edhe ai se si kalon ti
Ka kaluar një shekull që atëherë
Por ti e bukur kalon në të njëjtën orë
Çdo ditë në këtë shekull kamarieri sjell kafene
Dhe me rindez cigaren e shuar
Në kohën precize kur kalon ti.

 

 

 

Natura morta

 

Ëndërr e prishur
Sy gërvishtur
Emër që lakohet
Mbi buzën që copetohet
Thengjill i shuar
Gushe e përvëluar
Fjalë e harruar
Si mall i shaluar.
Brinjë e thyer
Pas aktit të kryer
Melodi e çjerrë
Mbi një gotë verë.
Verë e helmuar
Në shishe të thartuar.
Cigare e shuar
Mes gishtash pa mbaruar.
Ëndërr e vrarë
Akoma pa u parë.
Hapa të nxituar
Në ikje të kamufluar.
Vatër e shuar
Me dreq mbuluar.
Hap sytë e kollitem
Mbrapsht të filloj ditën…

 

 

 

 

MË JEP…

 

Me jep nje fjalë
të shkruaj poemën e syve të bukur,
më jep një notë
preludin e lumturisë të hedh pentagrameve,
më shkel nëe sy
e shiko si do shumohen diellat në rrugicën tënde,
më jep një lot,
të krijoj oqeanin e mallit,
më jep një stinë
të të jap lulen e pjeshkës,
më jep një puthje,
ti ndërroj drejtimin të gjitha kometave,
më jep një shans
të tregoj se si sillet një burre i çmendur për ty.
më jep një kalë
të bëhem dhëndër.

 

 

 

 

Një mesazh…

 
Është vetëm një mesazh
Një mesazh e asgjë tjetër më shumë
Zbriti shkallët dhe hap kutinë
ku korrespondencën mban,
Aty do gjesh një zarf të bardhë
Me të dërguesit emër e mbiemër
Me pak fjalë,
Hape pa frikë,
Është thjeshtë një mesazh,
asgjë më shumë
E asgjë më pak
Letër e bardhë
Nisur nga larg,
Lëshuar në prag
Bashkë me këtë mesazh
Pak të shkurtër
Pak të gjatë…
Mbetsh me shëndet
Vajzë e mbarë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s