Poezi nga Anton Gojçaj

 

anton

Poezi nga Anton  Gojçaj

 

                                        

 

ENERGJIA E POEZISË

 

 

botës i duhet

edhe një botë

 

rrezet  e yjve të largët

rrugë për në zemrën e zanafillës

fjalët notojnë oqeaneve

në kërkim të mundësisë së re

për koloninë e artit

 

është grishje sirenash

apo dritare me shikimin në pejzazhe të munguara

 

universit i duhet

edhe një vers

 

                                             

 

 

GJYSMA E BOTËS

 

më vjen keq që nuk di të këndoj si yjet

më vjen keq që nuk di të hesht si yjet

 

si yllin të të shoh ngado që të shkoj

se yll je

si yllin të më shohësh ngado që të shkoj

megjithëse nuk jam yll

 

 

 

PA

 

po ata sy

në po atë baltë

po ajo pike

e vogël në hartë

por

pa

pa

pa

 

 

 

ARKIVA   E ARKETIPAVE

 

Ja këmisha e përgjakur e Jozefit

shitur nga vëllezërit gjelozë…

gjymtyrët grima-grima

të Laokonit

dhe gjiri i lënë  jashtë

i Rozafës,

tani në Kavanoz.

 

Ja plan-projekti i Dalilës,

zbuluese e sekretit,

që Samsonit bashkë me flokët

t’i presë trashëgimitë.

Dhe peri të cilin kurrmë

s’arriti ta kalojë nëpër vesh të gjilpërës

nëna e Gjergjit,

qysh ditën që peng ia morën fëmijët.

 

Edhe ankimimi i radhës,

I njerkës në gjyq…

Se gjoja, kronikani

e paska shtrembëruar faktografinë,

në përrallën e Hirushes…

 

Një qengj n’ udhëkryq

blegërin!

Ka frikë nga mjegullat e fushës…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s