FLAKEN NË RRUGË 11 FAMILJE NGA BANESAT E PRIVATIZUARA SARANDË / Nga Agron Mema

11696802_818469624935982_304488813_n

 

FLAKEN NË RRUGË 11 FAMILJE NGA BANESAT E PRIVATIZUARA
SARANDË

 

 

agron mema

Nga Agron Mema

 

 

Mëngjezi i së Martës e ka zgjuar qytetin jugor të Sarandës nga ulërimat, klithmat, britmat dhe të qarat e pjestarve të 11 familjeve të një pallati në qendër të qytetit, tek ish axhensia e trasportit të udhëtarve.Policia e shtetit ka tentuar të nxjerrë me forcë banorët nga banesat e tyre në mbështetje të zyrës përmbarimore private dhe me kërkesën e këtyre të fundit për ekzekutimin e një vendimi gjykate në të gjitha shkallët që i jep të drejtën e pronësisë një ish pretenduesi si pasardhës i pronarit të pallatit.Banorët kanë kundërshtuar dhe forcat e rendit kanë ushtruar dhunë , madje edhe ndaj grave.Banrët kanë kërkuar se nuk meret masa e lirimit të objektit kur ata janë në gjykatën e apelit për masën e sigurisë, pasi një vit më parë kjo masë është marrë nga ana e gjqtares N.H dhe është pushuar .Kur është përsëritur po kjo gjyqtare nuk pranon ta marrë këtë masë sigurie dhe jemi në apel.Po ç’ka ndoshur në të vërtet me këto 11 familje të vjetra Sarandjote?Të 11 familjet sarandjote :1-Sovjet Mehmeti,2-Shpëtim Haxhi,3-Zylishane Veizi,4-Andrea Gjoni,5-Vasil Spiro, 6-Mira Rubati, 7-Areta Çipa, 8-Kosta Diamanti,9-Vasil Qirushi, 10-Gazmend Iljazi dhe 11 Milto Lula(i vdekur) por me çudinë më të madhe kjo familje është përjashtuar nga vendimi i gjykatës për lirim objekti, këto familje pretendojnë dhe vënë në dispozicion edhe dokumentin hipotekor dhe kontratat e shit-blerjes, se karshi të gjitha rregullave të shtetit për privatizim objektesh , e kanë hipotekuar dhe tani më janë pronar të ligjshëm të banesave të tyre.Para një viti një person që pretendon se është trashëgimtar i Thoma Papa-ish pronar objekti, i ka padituar të 11 familjet në gjykatën e faktit të Sarandës e cila nuk ka njohur çertifikatën hipotekore dhe ka vendosur lirim –dorzim sendi ndaj 11 familjeve, duke i tjetërsuar si qeraxhinj dhe jo pronar.Pas kësajë është bërë masa e sigurisë kur e njëjta gjyqtare jep dy vendime të ndryshme brenda një viti dhe tani më pritet vendimi i gjykatës së apelit.Hipotekimin , përveç çertifikatës hipotekore, e vërteton edhe një shkresë zyrtare që zyra e hipotekës së Sarandës i dërgon kryeministrisë.Në të thuhet:-Sarandë më 06-07-2015 Nr.Prot.4129-prot-2, lënda kthim përgjigje:Drejtuar kryeministrisë dhe për dijeni Sovjet Mehmetit.”Në përgjigje të shkresës suaj me NR.3371,prot, datë 29/05/2015 administruar pranë zvrpp Sarandë me numër 4129 prot,datë 03-06-2015, lidhur me ankesën që zoti Sovjet Mehmeti dhe të tjerë i janë drejtuar kryeministrit për pronën që e kanë përfituar me ligjin e privatizimit me kontrata shit-blerje ndërmjet ndërmarrjes komunale –banesa si palë shitëse dhe këtyre banorve si palë blerëse, ju bëjmë me dije se:”Këto kontrata janë të rregjistruara në zyrën e ZVRPP Sarandë dhe shtetasit kundrejt aplikimeve përkatse janë pajisur me çertifikatë pronësie.
Për sa i përket pretendimeve të 11 familjeve banuese në këtë objekt, ju informojmë se pranë ZVRPP nuk është paraqitur vendimi i gjykatës së Apelit dhe gjykatës së lartë siç është parashtruar në ankesën e shtetasit Sovjet Mehmetidhe 11 banorve të tjerë.Për sa më lart 11 familjet e përmendura në ankesën e Sovjet Mehmetit vazhdojnë të jenë pronarë të ligjshëm të pasurive të fituara me kontrata shitjesh për objektin e rregjistruar si njësi pasuri 7/43.Faleminderit për mirkuptimin.P/Rregjistruese Ardiana Shehu”Pra kjo përgjigje është dërguar në kryeministri më datën 6 korrik dhe drejt kryeministrit, por një ditë më pas në datën 7 korrik përmbarimi privat me ndihmën e forcave policore vrapon të nxjerrë familjet përjashta në qiell të hapur.Rrezistenca e banorve , por edhe qytarve kanë detyruar përmbarimin të tërhiqet dhe të lerë një afat deri në muajin shtaor për lirimin e objektit.Të 11 familjet fajësojnë gjyqtaren për qëndrimin e sajë të dyanshëm dhe kontradiktor në marrjen e vendimeve të sajë.Ata kanë kundërshtuar edhe për vet faktin se pse ky operacion për zbatim –vendimi është kryer pa praninë e pushtetit vendor?Por gjithsesi faji mbetet jetim në këto situata dhe familjet presin ndërhyrjen e shtetit si rregullator për marrjen fund të problemit të tyre.

 

 

11122318_818469621602649_1948692283_n   11655424_818469611602650_842492961_n

 

11655439_818469604935984_563695554_n   11696768_818469608269317_924344587_n (2)  11122318_818469621602649_1948692283_n   11696768_818469608269317_924344587_n (3)

 

11696768_818469608269317_924344587_n   11717179_818469628269315_1002985601_n

 

11733264_818469601602651_402961445_n

 

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s