NJË RRUGË E LODHSHME / Nga Donikë Rrethaj

NJË RRUGË E LODHSHME.

 

 

 

donike

Nga Donikë Rrethaj

 

 

Kthimi në shtëpi është i lodhshëm nganjëherë po gjithmonë i bukur,,sidomos pasi ke kaluar ditë jo të bukura,,mezi prisja të shihja Foligno,,shtëpinë time,,te kem gjërat e mija ,kohën time,spacjet e mija po më shumë lirinë të dalësh e hysh kur të duash.
Mos të jesh e shtrënguar në një dhomë e mbyllur e e mbushur kura vdekjeprurëse,,në fakt tani kuptoj shumë njerëz që vuajnë nga sëmundje nga vite,,dhe ne bëhemi merak pse nuk kemi internet 2 orë,,pse nuk kemi rroba luksi,makinë luksi ,viletë luksi dhe një konto në bankë me shumë 0 prapa.
Dreqi i mori të gjitha ah më të shtrenjta janë : shëndeti dhe lirija në fund të tjerat fund fare.
Edhe se nuk kam qenë kurrë kaq eksigjente për çfarë thashë më lart shpesh jam e padurushme në shumë gjëra,mendoj se do jem prap sepse karakteri nuk ndërrohet kaq kollaj po këto ditë kisha kohë të mendoja ,,vërtet e vetme e shumë gjëra që përpara nuk ju jepja vendin e duhur që meritojnë ..!
Në fakt..!
Deri sa vjen një ditë kur ti shikon që po të rrëshqet çdo gjë nga duart atëherë ndalësh ,thua: ndal,mendo para se të flasësh,,shash,,mallkosh,,të urresh ,të vjedhësh,bësh keq.
Edhe se në fakt shumë nga këto si njoh nuk jam përfekte shpesh stresoj njerëz që dua,,shpesh mallkoj,zemërohem për gjëra të kota..kur duhet të ndalësh vetëm e të thuash: tani jam po ndoshta pas 5 minutash nuk jam fare atëherë pse?
Pse nuk duhet të ndalem e mendoj pas çdo veprimi ,,eh jemi bërë të tillë : mëkatarë..
Po vetëm ti jepnim çdo gjëje vendin e duhur ndoshta bota do ishte pak më ndryshe,ne do ishim pak më ndryshe ,fëmijët tanë,më ndryshe edhe se imi tanimë ëngjëll.
Po sot qaja tërë rrugës e në fakt kisha bërë vetëm pak ditë larg, po sikur të jesh shtrënguar për vite e pastaj të të thojnë: po vdes…
shikoja aq zbehtë sot sepse kisha kisha gati 4 ditë pa parë diellin,,më vriste po ishte një ndjesi aq e bukur sa thjesht thoja : se ,merr jetën time zot bëj që të jetë jashtë në diell ku jeta vlon.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s