Në tokën e poezisë së ecjeve (Përsiatje për librin “ Lule ajri” të poetes Hasije Selishta Kryeziu ) / Nga Fatmir Minguli

veper hasija

Në tokën e poezisë së ecjeve

Përsiatje për librin “ Lule ajri” të poetes Hasije Selishta Kryeziu

Fatmir-Minguli

Nga Fatmir Minguli

Se poezia është princeshë e artit, këtë e mbaj mend që kur mëtoja rrugëve të ecjeve për të prekur vellon e kësaj princeshe, por se velloja e kësaj princeshe ishte kupola e ndjenjave e mësova shumë vonë, ndoshta pak para se të shkelja tokën ku jetojnë hyjneshat e në veçanti aty ku thonë se Hyjnesha ilire Thana bën çudira.

Po, pjesmarrja ime në ato netë të zjarrta poetike diku lart në Knezhinë të Kërçovës, në “ House of art”, mes pemëve aq të larta e aq të dëndura, një sinonim i krenarisë, më shfaqi gjithçka që duhej shfaqur.

Thana, Hyjnesha ilire e cila me nurin e saj mes pyjeve i frymëzonte jo vetëm poetët, por edhe mua si kritik dhe dashamirës të artit, më bëri të dal nga vetja e të mishëroj shpirtin me poetët tek recitonin pa asnjë lloj protokolli, deri në orët e para të agimit.

Pas shumë poezive që i dëgjoja me kërshëri, më befasoi një poete e cila mu si një puhizë m’u afrua duke më thënë: “ E pashë ku u mbetën shikimet që dilnin nga sytë që dëshmojnë se kanë etje për fjalën e bukur, urdhëro e merre këtë liber në shenjë kujtese nga një penë e tokës së plagëve dhe krenarisë.” Libri më joshi dhe më detyroi të them fjalën time në shenjë falenderimi.

????????????????????????????????????

Hasije Selishta Kryeziu

Ndonëse i botuar në vitin 2009, librin “ Lule ajri” e konsideroj si një dhuratë pikërisht nga Hyjnesha ilire Thana. Hasija kur ma dha librin, nuk më bëri asnjë koment, thjesht më dhuroi ajroren e poezive të saj.

Libri i ndarë në pesë cikle tregon se është  struktuar me shpirtin poetic të një gruaje që e jeton poezinë në tërë esencën e saj. Vetë titujt janë ngacmues, joshës dhe të ftojnë për t’u futur më thellë në botën qiellore të poezisë. Udhëtim djallëzor, Grimca rëre, Çatia e gruas, Aromë shpirti, Syri ka mbetur larg janë titujt e këtyre cikleve .

Në poezinë e Hasije Selishtës një lexim i përcipshëm do ta klasifikonte në rangun e poezive hermetike apo  të absurdes, ndërkohë që ato rrezatojnë ide dhe forma të reja poetike ku përmbajtja dhe forma janë mirë bukur të harmonizuara.

Ajo, në këto poezi i largohet realitetit të jetës duke qenë në të njejtën kohë e pranishme gjithmonë aty, që e vuan, e ndjen, e dashuron, largohet e përsëri  kthehet . Eshtë krejt si  lëkundja e pemës ku lëkundja dhe moslëkundja nuk dallohen kollaj, por jo për syrin e  mprehtë të poetes. Pema shkundet pa u vërejtur nga askush e degët këputen nga lëkundja kurse trungu plak asnjëherë nuk lëviz nga vendi, janë këto filozofi mendimesh  marrë nga trualli ku thellohen rrënjët jetike të qëndresës. Eshtë ajo qëndresë që I dëshmojnë motet se dheu i poetes edhe pse kafshohet nga kohërat, gjithandej gjeografisë së tij, jeton në gjuhën e lindjes, së bekuar nga perëndia.

Hasije Selishta Kryeziu bën pjesë pa frikë në plejadën e re të poetëve kosovarë që i kanë hedhur tej format e përdorura  të disa dekadave më parë . Ajo rreh për nga universi, debaton me universin duke tejkaluar ide, teori dhe forma abstrakte të shprehjes së mendimeve. Ajo është mjeshtre që rregullon punët midis tokësores dhe qiellores duke  përsosur autonominë e saj në poezi.

Të bie në sy një formë e veçantë e poezisë trevargëshe, ku meditimi poetik merr forma të meditimi të rrallë, me përsosje ideshë të lidhura me poetikën duke i dhënë përmbajtjes vlera të mëdha. Herë here këto poezi ngjajnë me haikun japonez, në poezinë tradicionale japoneze që është përqafuar me sukses nga poetët europianë dhe amerikanë. Herë herë vjen e sillet si poezi  që ndeshet në  këngët tona elegante popullore.  Të tilla janë poezitë “ Pasioni”, “ Pas mesnate”, “ Gota e dëshpërimit “, “ Pabesia më pikturon”.

Poetja Hasije Selishta ka  bërë poezitë që sublimohen në ajrin qiellor por që ato rikthehen në tokën mëmë, andej nga lindën, tashmë  me statusin e pastrimit, të një ajrosje kozmike, duke hedhur tej si mbeturina, të këqiat  që njerëzit prodhojnë.

Të bën përshtypje poezia “ Grimca rëre” të cilën po e citoj:

Silueta ime shtrihet përmbys,

Ethet e revoltës

Zgjojnë zemërimin nga dehja

Që të luajnë kujtesën mbrapshtë

Thuase në duele humbasin

Për grimca rëre

Endrra lozin me teka faraonësh

Grimca rëre në buzën time

Nuk duroj dot.

Më tej, besoj se fjalët do të ishin të tepërta, ndaj sa për dashurinë ndaj vargjeve do të thoja:” ju kam zili poetë”.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s