Poezi nga Vollca Koni

216741_179901792075131_5483613_n

 

Poezi nga Vjollca Koni

 

 

 

BARSHËRUES I SHPIRTIT TIM

 

Gëzohem shumë sa herë të shoh,

Si erë mali vjen tek unë,

Unë jam vetë një lule prilli,

Po ti ke aromë më shumë.

 

Ti më vjen bashkë me pranverën,

Diamant do të mbaj në gji,

Ti je lule për mbi lule,

Borzilok e trëndafil.

 

Buzëqeshja jote e ëmbël,

Më qetëson, kur të shikoj,

Më dukesh si bredh në dimër,

Kur nga larg rri të vështroj.

 

Luleshpatë që çel në maj,

Ti shtatlartë, buzëtrëndafil,

Për atë Zot në Qiell, mbi Dhé,

Do të dua shumë e kur mos t’jem.

 

Sa herë në mendje të shkoj,

Mendimi vjen me trok tek ti,

Ke bardhësinë e bredh dimroçit,

O barshërues i shpirtit tim!

 

 

 

 

ZGAVËR  / BESËTYTE

 

Kam dalë, shoh grumbuj me njerëz,

Në aeroport të gjithë me vrap,

Përqafime – puthje – ndarje,

Si atëherë ne në maj.

 

Zgavër n’zemër më ke lënë,

Që kur u ndamë, asnjë lajm,

Ja, tek shoh një pëllumb të bardhë

Shenjë e mbarë që do t’vish prapë.

 

 

 

 

TI, A E DI?

 

Sa doja të isha ndryshe, jo kjo që jam!

Si dallëndyshe të shtegtoja anembanë,

Si flutur të bëhesha, të flatroja kudo.

Shqiponjë që fusha e male të kaptoj.

 

Vesë të behesha, të vesoja çdo agim,

Lulet e bukura t’i prekja me mallëngjim.

Murrlan të bëhesha, furishem të fryja,

Ligësitë e botës në humnerë t’i shtyja.

 

Shi të behesha, të bija në shkretëtirë,

Që bari të mbinte e të kishte prodhim,

Sa doja…

Sa doja…

 

Do doja të isha mirësia e botës mbarë,

Çdo dhimbje që vinte ta dëboja me vrap.

Do doja të isha ujë burimi, lajthie mali.

Buzëqeshje të isha e çdo fëmije të varfëri.

 

Doja të isha gjithçka që sjell lumturi,

Por, ja që jam thjesht një  femër – njeri,

Po edhe kështu, jam e lumtur, ti, a e di?

Kam dhënë tri jetë, engjëll e shumë dashuri!

 

 

 

 

***

 

Ti një ditë do të ikësh, patjetër,

Dhe unë do të ndjej shumë mall.

Që të kuptosh sa të kam dashur,

Një bisk dafine po të jap.

 

 

 

 

***

 

Unë në Sahara ti në Antraktidë,

Si ndërroi moti, veç një Zot e di,

Kur piqen dy zemra, ja, një mrekulli,

Aty po shkrin akulli, këtu po bie shi…

 

 

 

 

DO BËSH SI I DYTË

 

Mos më mbaj inat, se të dua shumë,

Je në mendjen time dhe kur jam në gjumë,

Jo se nuk kam dashur që të përshëndes,

Po jam çupë e turpshme edhe skuqem shpesh.

 

Do të vij sot n’ ëndërr e do të shikosh,

Kur shkarazi natën, do të buj në dhomë,

Dalëngadalë do futem mu në shtratit tënd,

E do të zë vend përmbi gjirin tënd.

 

Ti s’do ta besosh dhe “fap!’ do hapësh sytë,

Do shash që qe ëndërr, do bësh si i dytë.

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s